Lajmet

Bislim Zyrapi vazhdon dëshminë në Hagë

Publikuar

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe këtë të martë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të hënën, më 1 korrik, ka filluar dëshminë Bislim Zyrapi, i cili gjatë dëshmisë së tij në Speciale ka thënë se gjatë periudhës nga nëntori i vitit 1998 deri në mars të vitit 1999 pjesën më të madhe të kohës Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka qenë i vendosur në fshatin Divjakë në Malet e Berishës.

Dëshmia e këtij dëshmitari pritet të vazhdojë gjatë sesionit të paradites në seancën e sotme.

Zyrapi është planifikuar të dëshmojë për katër ditë, pasi Prokuroria ka kërkuar 8 orë për ta marrë në pyetje ndërkaq ekipet e mbrojtjes 25 orë.

“Sipas informacioneve të Panelit, ky dëshmitar nuk është në dispozicion për të dëshmuar të martën dhe të enjten pasdite. Prandaj, dëshmia e tij për këtë javë do të ndodhë për ditë të plota sot dhe të mërkurën, dhe për gjysmë ditë të martën dhe të enjten”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 2 korrik pritet të mbahet nga ora 09:00 deri në orën 13:00.

Lajmet

Agjencia e OKB-së për fëmijë thotë se lufta po ua merr fëmijërinë të rinjve në Gaza

Publikuar

nga

Çdo ditë, Hasani 12-vjeçar zhytet në brigjet e Gazës për të kapur peshk për të ushqyer familjen e tij, e cila është zhvendosur qe nëntë herë deri më tani si pasojë e luftës së Izraelit në territorin palestinez.

Ai humbi një vëlla dhe një mik të ngushtë në luftë, i thotë ai Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF), pasi shtëpitë e tyre u bombarduan nga ushtria izraelite.

“Ata janë ende nën rrënoja edhe sot e kësaj dite”, thotë Hasan.

Fëmijët në Gaza, si Hasani, po “humbin fëmijërinë e tyre” për shkak të dhunës dhe pasojave të luftës, dhe ata kanë nevojë për “armëpushim tani”, njoftoi UNICEF./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Zogaj rizgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor

Publikuar

nga

Me dhjetë vota për dhe një abstenim, anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) e kane rizgjedhur Albert Zogajn për kryesues të këtij institucioni.

Si abstenim u konsiderua vota e anëtares Andrija Miletiq, që nuk mundi të votonte për shkak se mbledhjen e ndoqi online, derisa procesi ishte i mbyllur.

Mandati i Zogajt është trevjeçar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, shqiptohen 2 mijë e 280 gjoba për një ditë

Publikuar

nga

Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 280 tiketa të trafikut.

Në statistikat e policisë po ashtu thuhet se janë bërë 24 aksidente trafiku me të lënduar, 32 aksidente me dëme materiale.

Sipas policisë 22 persona janë arrestuar, 13 persona në mbajtje si dhe një person në vuajtje të dënimit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Protestuesit kundër Netanyahut bllokojnë autostradën e Tel Avivit

Publikuar

nga

Protestuesit kanë bllokuar autostradën kryesore Ayalon në qendër të Tel Avivit, raporton Channel 12.

Ata po kërkojnë që të arrihet një marrëveshje me Hamasin për t’i kthyer robërit izraelitë në shtëpi dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Izraeli ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme dhe të arsyeshme që do të garantojë një të ardhme më të mirë për shtetin e Izraelit”, citoi The Times of Israel të thoshte një protestues./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara