Botë

Bisedimet SHBA-Rusi, çfarë qëndrimi mban i dërguari i Trump në Ukrainë pas takimit

Published

on

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë tha këtë të mërkurë se Shtetet e Bashkuara e kuptojnë nevojën për garanci të sigurisë për Ukrainën, ndërsa ai vizitoi vendin për bisedime me zyrtarët ukrainas.

Gjenerali Keith Kellogg u tha gazetarëve në Kiev se ai ishte në Ukrainë “për të dëgjuar”, shqetësimet e udhëheqësve ukrainas dhe për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara për t’u konsultuar me Presidentin Trump.

Kellogg tha se Shtetet e Bashkuara duan që lufta në Ukrainë të përfundojë, duke thënë se kjo do të ishte mirë për rajonin dhe botën.

Bisedimet vijnë në mes të një shtim përpjekjesh diplomatike të përqendruara në luftën e Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron që pret udhëheqësit evropianë të mërkurën për një raund të dytë bisedimesh rreth konfliktit dhe mbështetjes evropiane për Ukrainën.

Kellogg u takua gjithashtu në fillim të kësaj jave me udhëheqësit evropianë dhe të martën Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio zhvilloi bisedime me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov në Arabinë Saudite.

Sekretari Rubio tha se si Ukraina ashtu edhe Rusia do të duhet të bëjnë lëshime për të arritur paqen.

Lajmet

Bomba ajrore ruse godasin dy autobusë në Donetsk, 33 të vrarë dhe 18 të plagosur

Published

on

Të paktën 33 persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur të enjten, pasi një sulm rus goditi dy autobusë publikë në qytetin e Kramatorskut, në rajonin e Donetskut në Ukrainë raportojn autoritetet ukrainase.

Sipas autoriteteve lokale, sulmi shkaktoi zjarr në të dy autobusët dhe në zonën përreth. Ekipet e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës kanë dalë në vendngjarje për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të shuar zjarrin.

Guvernatori i Donetskut, Vadym Filashkin, tha se sulmi ishte i qëllimshëm ndaj civilëve dhe se autobusët po transportonin pasagjerë në momentin e goditjes.

Pas sulmit, Filashkin urdhëroi pezullimin e transportit publik në Kramatorsk dhe Sloviansk, ndërsa u bëri thirrje banorëve që ndodhen ende në rajonin e Donetskut të evakuohen drejt zonave më të sigurta të Ukrainës.

Sulmi është cilësuar si më vdekjeprurësi nga një goditje e vetme në Ukrainë gjatë këtij viti. Një sulm masiv rus me raketa në Kiev, në korrik, kishte shkaktuar 33 viktima në të gjithë qytetin, por në disa goditje të koordinuara.

Kramatorsk dhe Sloviansk janë qytete të rëndësishme industriale pranë vijës së frontit dhe pjesë e të ashtuquajturit “brez i fortesës” të Ukrainës në rajonin e Donetskut, së bashku me Kostiantynivkën dhe Druzhkivkën.

Kramatorsku ka shërbyer për një kohë të gjatë si pikë strategjike prapa vijës së frontit për njësitë ukrainase. Megjithatë, për shkak të bombardimeve të shpeshta, qyteti nuk po përdoret më në të njëjtën mënyrë për pushimin dhe tërheqjen e përkohshme të trupave.

“Rusia po sjell vdekje në tokën ukrainase. Po godet qytetet tona, po vret njerëzit tanë dhe po i shton krimet e saj çdo ditë”, tha Filashkin, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shembet pjesërisht një ndërtesë shtatëkatëshe në Stamboll, disa persona mbeten nën rrënoja

Published

on

By

Një ndërtesë shtatëkatëshe është shembur pjesërisht në Stamboll, duke shkaktuar një operacion të madh kërkim-shpëtimi për nxjerrjen e personave që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:40 sipas kohës lokale, në lagjen Cevizli të distriktit Maltepe. Tre katet e para të ndërtesës u shembën, ndërsa banorët e kateve të sipërme u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Sipas autoriteteve, ndërtesa ka gjithsej 12 apartamente dhe rreth 33 banorë, ndërsa në katin përdhes ndodheshin edhe disa biznese, përfshirë një punishte tekstilesh.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, të ndihmuara edhe nga qentë nuhatës, kanë nxjerrë deri tani gjashtë persona, mes tyre edhe tre fëmijë. Të shpëtuarit janë dërguar në spitalet e afërta për trajtim mjekësor.

Megjithatë, operacioni vijon, pasi besohet se persona të tjerë mund të jenë ende nën rrënoja, transmeton Telegrafi.

Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, tha se autoritetet kanë arritur të vendosin kontakt me gjashtë nga personat që dyshohet se ndodheshin në pjesën e shembur.

“Është një ndërtesë me kat përdhes dhe gjashtë kate. Sipas të dhënave zyrtare, aty jetojnë 33 persona. Katër apartamente janë dëmtuar”, tha Gül.

Ai shtoi se, sipas të dhënave të autoriteteve, dy persona nuk ndodheshin në shtëpi, ndërsa gjashtë të tjerë tashmë janë shpëtuar.

Në vendngjarje janë angazhuar ekipet e zjarrfikësve, shërbimet shëndetësore, forcat e sigurisë dhe AFAD, agjencia shtetërore turke për menaxhimin e emergjencave të mëdha.

Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, tha se të gjitha institucionet shtetërore janë mobilizuar.

“Puna po vazhdon pa ndërprerje, me shumë kujdes dhe vendosmëri, duke mos lënë asnjë mundësi pa shqyrtuar, në mënyrë që të arrijmë sa më shpejt te qytetarët tanë nën rrënoja”, deklaroi Kurum. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e shembjes së ndërtesës.  /TRT/

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Dhjetë të lënduar nga sulmi me thikë në një shkollë në Poloni

Published

on

By

Dhjetë persona u lënduan nga një sulm me thikë në një shkollë në Ostroleka, në verilindje të Polonisë, të mërkurën, tha guvernatori rajonal.

Policia ndaloi një të dyshuar 19-vjeçar pak pas incidentit. Ai është në mesin e të lënduarve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Guvernatori rajonal, Mariusz Frankowski, u tha gazetarëve se nëntë persona ishin dërguar në spital, por asnjëri nga ta nuk ishte në gjendje të rrezikut për jetën.

“Në mesin e të lënduarve janë pesë nxënës, dy mësues dhe dy kalimtarë, si dhe autori, i cili shkaktoi vetëlëndim” – tha ai.Reklamë

Policia tha se i dyshuari është nxënës i shkollës dhe se ai i sulmoi njerëzit me hanxhar.

Ekspertë për deaktivizimin e bombave u thirrën në vendin e ngjarjes. Prokurori shtetëror, Dariusz Korneluk, i tha televizionit TVN24 se një pajisje shpërthyese e përgatitur në kushte shtëpiake, që për pak nuk shpërtheu, u gjet në çantën e sulmuesit.

Zëdhënësi i zjarrfikësve, Adrian Stupski, i tha televizionit shtetëror TVP Info se nxënësit e kishin barrikaduar veten në klasë si vetëmbrojtje para se të evakuoheshin.

Autoritetet thanë se sulmi ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit. Policia tha se e ndaloi të dyshuarin rreth 20 minuta pas sulmit dhe publikoi një fotografi në rrjetin X, ku shihej një burrë i shtrirë në një zonë pyjore. /Reuters/

 

Continue Reading

Lajmet

Policia sekuestron rreth 11 kilogramë kokainë në Austri: Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve

Published

on

Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve gjatë një operacioni pranë Schwechat, në Austrinë e Poshtme.

Në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë, të moshave 46, 42 dhe 38 vjeç, si dhe tre shtetas italianë, të moshave 72, 53 dhe 23 vjeç.

Hetimet ndaj grupit të dyshuar kishin nisur në fillim të qershorit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Vjenës. Më 1 tetor, pas veprimeve hetimore, policia identifikoi një lokacion dhe e vendosi nën vëzhgim me mbështetjen e njësisë speciale WEGA.

Gjatë operacionit, gjashtë personat u arrestuan. Hetuesit kishin siguruar edhe një kartë çelësi për një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme, ku gjatë kontrollit u gjetën rreth 11 kilogramë kokainë, para të gatshme dhe disa telefona celularë.

Tre shtetasit shqiptarë dhe tre shtetasit italianë janë dërguar në paraburgim.

Autoritetet austriake nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo rolin e tyre të dyshuar në trafikimin e drogës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara