Shëndet
Bimët mjekësore dhe ushqimet më të mira kundër infeksioneve të organizmit
Xhenxhefili është njëri prej tyre.
Published
3 years agoon
By
UBT newsPërveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë mjekësore që funksionojnë më së miri.
Xhenxhefili
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, xhenxhefili përmirëson metabolizmin dhe lufton dëmin oksidues në trup.
Përbërësit e tij janë shumë efikas për të luftuar inflamacionin e dëmshëm si në rastin e kolitit, veshkave, diabetit.
Shkencëtarët thonë se konsumi i 2 deri në 3 gramëve xhenxhefil pluhur në ditë në çaj apo gatime është shumë efikase për të përmirësuar reagimet anti-inflamatore të trupit.
Speci i kuq djegës
Ky spec përmban kapsaicinë, një substancë me aftësi të mëdha kundër inflamacionit.
Speci i kuq djegës përmban shumë flavonoidë dhe ushqyes të tjerë që shënjestrojnë sëmundjet në nivel qelizor dhe shkatërrojnë radikalet e lira që shkaktojnë organizmin.
Ekspertët thonë se konsumi i 30-120 mg spec djegës në ditë shërben për të korrur këto përfitime.
Kanella
Një nga përbërësit e kanellës pengon proteinat që shkaktojnë inflamacion në trup.
Ky përbërës njihet si cinnamaldehyde dhe është efikas kundër sëmundjeve që shkaktohen nga inflamacioni. Këto vlera janë të pranishme nëse njeriu konsumon 1-1.5 gramë kanellë në ditë.
Një sasi më e madhe se kjo shkakton probleme me tretjen dhe jo vetëm.
Farat e Karafilit
Farat e karafilit përmbajnë eugenol që pengon enzimat që shkaktojnë reagime inflamatore në trup.
Vaji i këtyre farave është ideal kundër inflamacionit dhe mjafton një pikë e tij për të lyer zonën e inflamuar në trup.
Sherebela
Sherebela përmban acid carnosik dhe cornosol, dy substanca që përmirësojnë metabolizmin dhe largojnë radikalet e lira që shkaktojnë inflamacion në trup.
Në variantin e thatë, ekspertët e AgroWeb.org thonë se njeriu mund të konsumojë 300-600 mg sherebelë në ditë.
Nëse keni sherebelë të freskët mund të përdorni 4 deri në 6 gramë në ditë.
Rozmarina
Rozmarina përmban përbërës të ngjashëm me sherebelën, por dallon prej saj falë acidit rosmarinik që luan efekt stabilizues në shumë suplemente farmaceutikë.
Përbërësit e rozmarinës pengojnë trupin që të lëshojë reagime vetë-dëmtuese kundër inflamacionit.
Njeriu mund të konsumojë 4-6 gramë rozmarinë të freskët në ditë kundër simptomave të artritit reumatoid.
Dozat e duhura të vajit esencial të rozmarinës variojnë nga 0.1 deri në 1 ml në ditë.
Piperi i zi
Piperina që gjendet tek piperi i zi lehtëson shumë prej simptomave të artritit, një prej sëmundjeve të shumta auto-inflamatore.
Doza e rekomanduar ditore besohet të 20 mg piperinë ose një majë luge çaji me piper të zi.
Çaji jeshil
Disa filxhanë caji jeshil në ditë ofrojnë shumë lehtësim për pacientët që vuajnë nga artriti dhe zbusin simptomat e inflamacionit.
Ushqime të tjera
Ushqime të tjera të rekomanduara kundër inflamacionit janë frutat e pyllit, lakra e kuqe, fasulet, arrat, legumet dhe vaji i ullirit./AgroWeb.org
Shëndet
Testi TNT – Ekzaminimi që zbulon çrregullimet në lidhjen nerv–muskuj
Published
1 hour agoon
November 12, 2025By
UBT News
Nëse ndieni lodhje të shpejtë ose dobësi muskulare që përkeqësohet gjatë ditës, kjo mund të jetë shenjë e një çrregullimi neuromuskular.
Për diagnostikimin e tij përdoret testi TNT (testi i transmetimit neuromuskular), i njohur edhe si test i stimulimit të përsëritur (TRS).
Ky test neurologjik mat mënyrën se si sinjalet nervore kalojnë nga nervi te muskuli, duke ndihmuar në zbulimin e sëmundjeve si miastenia gravis, sindroma Eaton-Lambert apo botulizmi.
Kur rekomandohet?
Testi kryhet në raste me:
rënie të qepallave,
pamje të dyfishtë,
vështirësi në të folur apo gëlltitje,
dobësi që shtohet me lëvizje të përsëritura.
Si kryhet?
Në disa zona të trupit vendosen elektroda që dërgojnë impulse elektrike të lehta, për të matur reagimin e muskujve para dhe pas aktivizimit.
Procedura është e sigurt, zgjat rreth 20–30 minuta, dhe rezultatet merren menjëherë.
Përgatitja:
Mos aplikoni kremra në lëkurë para testit.
Mos merrni Mestinon (pyridostigmine) në ditën e testit.
Ushqimi dhe pijet lejohen normalisht.
Rezultatet ndihmojnë mjekun të përcaktojë nëse ka bllokim në transmetimin nervor, dhe të zgjedhë trajtimin më të përshtatshëm. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Sekreti për një trup pa inflamacion? Gjendet në frigoriferin tënd!
Published
2 hours agoon
November 12, 2025By
UBT News
Inflamacionet janë probleme të shpeshta të trupit. Hulumtimet mbështesin teorinë se inflamacioni në fakt në disa raste mund të jetë diçka e mirë.
Pse? Sepse ndihmon trupin të zbulojë dëmtimet ose sëmundjet nga të cilat preket organizmi.
Ushqimet anti-inflamatore janë luftëtarë të përsosur kundër inflamacionit dhe janë në dispozicionin tua, madje më afër nga sa mund të mendoni. Ato zvogëlojnë inflamacionin kronik dhe ju sigurojnë peshë të shëndetshme dhe energji.
Shtoni një ose më shumë prej këtyre ushqimeve në vijim në dietën tuaj për të shmangur inflamacionin që mund t’ju shkaktohet në trup.
Speca djegës – Janë alternativë natyrale për evitimin e inflamacionit në trup. “Capsaicin” i gjendur në specin djegës, pengon enzimën COX- 2, e njohur si shkaku i inflamacionit të zhvillohet.
Molla dhe qepët – Përmbajnë kuercetin që është frenues natyror i shumë alergjive të cilat konsiderohen si shkak i inflamacionit. Mos harroni se kuercetin është i pranishëm në lëvozhgën e mollëve, prandaj rekomandohen të konsumohen sa më shumë.
Ananasi – Fruti tropikal që përmban shumë përbërës anti-inflamator duke minimizuar ënjtjet apo dhimbjet e ndryshme të trupit. Rekomandohet të konsumohet i freskët.
Perimet jeshile – Ju duhet t’i konsumoni ato për shkak të përbërësve alfa acid linoleik dhe omega 3 të cilat i bëjën të ngjashme me vlerat që mund të përmbajë peshku.
Fara dhe arra – Ashtu si perimet me gjethe të errëta dhe këto fara dhe arra përmbajnë omega 3. Evitoni arrat e pjekura, temperatura e tyre shkatërron omega 3. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Shikim më i mirë me fuqinë e specave të kuq
Published
19 hours agoon
November 11, 2025By
UBT News
Specat e kuq janë një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të përfshini në dietën tuaj.
Ata përmbajnë një sasi të madhe të vitaminës C, një antioksidant që ndihmon trupin të luftojë radikalet e lira e të forcojë sistemin imunitar.
Përveç kësaj, vitamina C luan rol të rëndësishëm në absorbimin e duhur të hekurit nga ushqimet, duke ndihmuar në parandalimin e lodhjes dhe anemisë. Por përfitimet e specave të kuq nuk ndalen këtu.
Ata janë gjithashtu të pasur me vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve. Konsumimi i rregullt i specave të kuq ndihmon në përmirësimin e shikimit, veçanërisht aftësinë për të parë në dritë të ulët ose natën.
Vitamina A ndihmon në mbrojtjen e retinës dhe parandalon problemet e shikimit që lidhen me moshën.
Specat e kuq janë gjithashtu të pasur me fibra, që ndihmojnë në tretje dhe mbajnë nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm.
Ato përmbajnë luteinë edhe zeaksantinë, dy karotenoide të cilët kontribuojnë në shëndetin e syve dhe të reduktojnë rrezikun e sëmundjeve degjenerative të syrit.
Pra, duke shtuar specat e kuq në dietën tuaj, jo vetëm që do të përmirësoni sistemin imunitar dhe tretjen, por do të mbani shikimin tuaj të mprehtë dhe të shëndetshëm. Një zgjedhje e thjeshtë dhe e shijshme për shëndetin tuaj afatgjatë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Kafeja “mbron” zemrën? Studimi që përmbys bindjet e vjetra të mjekëve
Published
20 hours agoon
November 11, 2025By
UBT News
Një studim i ri i publikuar në revistën JAMA dhe prezantuar në konferencën e American Heart Association ka zbuluar se konsumimi i kafesë me kafeinë është i sigurt për personat që vuajnë nga fibrilacioni atrial (A-fib).
Madje mund të ndihmojë në parandalimin e përsëritjes së këtij çrregullimi të zemrës.
Sipas autorit të studimit, kardiologut Gregory Marcus nga Universiteti i Kalifornisë, për vite me radhë pacientëve me A-fib u ishte rekomanduar të shmangnin kafen, por të dhënat e reja tregojnë të kundërtën.
Në studim morën pjesë 200 persona nga SHBA, Kanadaja dhe Australia, të ndarë në dy grupe: njëri ndaloi kafeinën, tjetri pinte të paktën një filxhan në ditë. Pas gjashtë muajsh, vetëm 47% e atyre që pinin kafe patën rikthim të çrregullimit, krahasuar me 64% të grupit pa kafe.
Ekspertët theksojnë se një filxhan në ditë është plotësisht i sigurt, ndërsa sasi më të mëdha apo pijet energjike mund të jenë të rrezikshme.
Shkencëtarët dyshojnë se përbërësit anti-inflamatorë të kafesë, dhe jo vetë kafeina, mund të ndihmojnë zemrën. Megjithatë, gjatë një episodi aktiv të A-fib, këshillohet të shmanget kafeja pasi mund të përshpejtojë rrahjet e zemrës.
“Ky studim tregon se mund të shijoni filxhanin e kafesë në mëngjes pa shqetësim, edhe nëse keni A-fib,” – ka theksuar kardiologia Johanna Contreras nga spitali Mount Sinai në New York. /A.Z/UBT News/
Verifikohen rezultatet e 75 vendvotimeve në Mitrovicë të Jugut
Gjendet edhe një tjetër fletëvotim që nuk i përshtatet numri serik
Robert De Niro vjen në ekran si babai i Fitim Krasniqit në film historik për Kosovën
Hill në Hagë: Adem Demaçi ishte i rreptë, kishte opinione të egra ndaj Serbisë
Hailey Bieber flet për martesën, mëmësinë dhe jetën në qendër të vëmendjes
Turqia konfirmon vdekjen e 20 ushtarëve pas rrëzimit të avionit në Gjeorgji
Testi TNT – Ekzaminimi që zbulon çrregullimet në lidhjen nerv–muskuj
Hill: Pavarësia ishte slogan, vështirë të gjendej ndonjë shqiptar që thoshte dua autonomi
Lituania emëron Bashkim Zeqirin konsull në Kosovë
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet3 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
