Lajmet

Bima me aftësinë e ‘rrallë’ për të transformuar gjumin tuaj!

Ajo mund të përmirësojë jetën tuaj duke pompuar oksigjen në banesën tuaj.

Published

on

Një bimë e veçantë ka një aftësi “të rrallë” që mund të transformojë gjumin tuaj nëse e mbani në dhomën tuaj të gjumit.

Bima e gjarprit jo vetëm që duket e mrekullueshme, por mund të përmirësojë jetën tuaj duke pompuar oksigjen në banesën tuaj. Ndryshe nga bimët e tjera, ajo lëshon të gjithë oksigjenin e saj gjatë natës, kështu që ju merrni një nxitje shtesë të oksigjenit.

Të kesh furnizim të bollshëm me oksigjen gjatë gjumit të ndihmon të dremitesh më mirë dhe përmirëson disponimin dhe vigjilencën mendore të nesërmen.

Nivelet më të ulëta të oksigjenit mund të rezultojnë në dhimbje koke kur zgjoheni, dhe nivelet më të larta inkurajojnë trurin të qëndrojë në gjumë më të thellë dhe më restaurues, kanë sugjeruar studimet.

Patch Plants thotë, “Bima e gjarprit rritet kryesisht në të gjithë Afrikën, në kushte shumë të thata. Është mësuar në vende kaq të nxehta saqë gjatë ditës i mban të gjitha poret e tij plotësisht të mbyllura, në mënyrë që të mos humbasë ujë nga avullimi. Kur temperatura ftohet gjatë natës, poret e saj hapen, duke liruar të gjithë oksigjenin që mban brenda”.

Për çdo 150 gram bimë, çlirohen 32 gram oksigjen – çdo ditë një i rritur konsumon rreth 550 litra oksigjen.

Jo vetëm që kjo bimë mund të sigurojë një mjedis të pasur me oksigjen gjatë natës, por gjithashtu largon kimikatet e dëmshme nga ajri./Prive.al

Lajmet

Raporti 24-orësh i Policisë: 50 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme operative për 24 orët e fundit, ku vërehet një numër i lartë i aksidenteve në komunikacion dhe i gjobave të shqiptuara për shkelësit e rregullave të trafikut.

Sipas raportit zyrtar, fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet. Megjithatë, janë shënuar gjithsej 50 aksidente rrugore, prej të cilave 28 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 22 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në kuadër të rritjes së sigurisë në rrugë, policia ka qenë mjaft aktive duke shqiptuar 2,064 tiketa trafiku.

Sa i përket veprimtarive kriminale dhe rendit publik, gjatë këtij 24-orëshi janë arrestuar 17 persona. Pas intervistimit dhe procedurave fillestare, me vendim të prokurorëve, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, asnjë nuk është dërguar në ndalim policor, ndërsa 4 persona janë përcjellë direkt në vuajtje të dënimit.

/E.A/

Continue Reading

Lajmet

Revolucioni i gjelbër sjell 30 milionë vende pune: Studio Inxhinieri të Mjedisit në UBT

Published

on

By

Tranzicioni global drejt energjisë së pastër dhe infrastrukturës inteligjente pritet të hapë mbi 30 milionë vende të reja pune deri në fund të dekadës, sipas Forumit Ekonomik Botëror (WEF).

Në këtë treg, inxhinierët e mjedisit dhe specialistët e energjisë efiçiente vlerësohen lart, me paga mesatare që arrijnë nga 110 mijë dollarë deri në 125 mijë sosh në vit. Për t’iu përgjigjur kësaj kërkese, UBT ofron programin Bachelor në Inxhinieri të Mjedisit dhe Infrastrukturë të Qëndrueshme (180 ECTS), i cili u mundëson të rinjve të studiojnë sipas standardeve evropiane në Kosovë dhe të punësohen në distancë (remote) apo si konsulentë për tregun ndërkombëtar direkt nga vendi i tyre.

Programi Bachelor në Inxhinieri të Mjedisit dhe Infrastrukturë të Qëndrueshme në UBT gërsheton shkencat natyrore me inxhinierinë e aplikuar, duke përgatitur profesionistë të aftë për menaxhimin e ujërave, mbetjeve dhe transportit ekologjik.

Ky rrugëtim akademik i ndarë në tri faza nis në vitin e parë me ndërtimin e fondamentit akademik, ku studentët fokusohen në lëndët bazë si kimia, matematika, hidrologjia dhe fizika mjedisore, duke u pajisur njëkohësisht me aftësi të dizajnit digjital përmes platformës CAD.

Në vitin e dytë, programi kalon në fazën e inxhinierisë aplikative, ku studentët thellohen në studimin e ekologjisë, analizës së të dhënave dhe sistemeve të energjisë. Gjatë kësaj periudhe, një rëndësi e veçantë i kushtohet teknologjisë më të avancuar mjedisore, përfshirë inxhinierinë e ujërave të zeza dhe përdorimin e sistemeve gjeohapësinore përmes GIS dhe Remote Sensing.

Viti i tretë dhe i fundit është i orientuar drejt menaxhimit, legjislacionit mjedisor dhe udhëheqjes së projekteve. Ky cikël studimesh përmbylet me një praktikë profesionale të detyrueshme prej 10 ECTS dhe punimin e temës së diplomës prej 20 ECTS, hapa këta që sigurojnë kalimin e suksesshëm të studentëve nga auditorët e universitetit direkt në tregun global të punës.

Për shkak të procesit të tranzicionit të gjelbër në Kosovë dhe rajon, të diplomuarit kanë një fushë të gjerë punësimi në: Kompanitë e shërbimeve publike (Ujësjellës, mbeturina, energji);  Agjencitë qeveritare dhe rregullatore mjedisore (MMPHI, AMMK); Kompanitë e ndërtimit, dizajnit të strukturave efiçiente dhe firmat konsulente për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe Organizata Ndërkombëtare dhe OJQ me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm global.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Lajmet

Mbrëmje përkujtimore në Bernë për 95-vjetorin e Dritëro Agollit

Published

on

Ambasada e Shqipërisë në Bernë organizoi në bibliotekën Kornhausbibliothek një mbrëmje të veçantë kushtuar 95-vjetorit të lindjes së poetit dhe shkrimtarit shqiptar Dritëro Agolli.

Në aktivitet morën pjesë nxënës shqiptarë, mësues dhe dashamirës të kulturës shqiptare në Zvicër, të cilët u njohën me jetën dhe veprën e një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe.

Ambasadori Ermal Dredha e vlerësoi Agollin si një krijues që e shndërroi përvojën e njeriut të zakonshëm në art, duke theksuar se veprat e tij mbeten aktuale për shkak të trajtimit të vlerave universale si dinjiteti njerëzor, dashuria dhe raporti i njeriut me kohën.

Mbrëmja u pasurua me recitime nga nxënësit e shkollave shqipe në Zvicër, interpretime muzikore nga Mimoza Nazarko dhe nxënësit, si dhe me materiale filmike dhe incizime nga zëri i vetë Agollit.

Ambasada falënderoi Brikela Andera, bibliotekën Kornhausbibliothek dhe Muzeu Kadare–Agolli për kontributin në realizimin e aktivitetit, i cili mundësoi ekspozimin e dorëshkrimeve dhe materialeve krijuese të autorit.

Pas Bernës, aktivitetet e Vitit të Agollit dhe Kadaresë do të vazhdojnë në Gjenevë, ku gjatë vjeshtës pritet të organizohet një veprimtari kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përfundojnë xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”

Published

on

Kanë përfunduar xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”, me skenar dhe regji nga Mjellma Istrefi, ndërsa producent është Shkumbin Istrefi.

Në këtë film luajnë aktorët Tristan Halilaj, Ilire Vinca, Gentrit Shala, Selman Jusufi, Blerta Ismaili, Orgeta Brahimi dhe Liza Curri.

Drejtor i fotografisë është Naum Doksevski.

Filmi është prodhim i Mayfly Productions.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara