Lajmet

Bie numri i përdoruesve aktivë në Facebook

Kjo kompani ka paralajmëruar për rënie të fitimeve.

Published

on

Gjiganti teknologjik, Facebook, është përballur për herë të parë në 18 vjet me rënie të përdoruesve aktivë.

Meta, kompania amë e Facebook-ut, ka thënë se përdoruesit aktivë ditorë kanë rënë në 1.929 miliard në çerekun e fundit të vitit 2021, në krahasim me 1.930 miliard në çerekun paraprak.

Kjo kompani ka paralajmëruar për rënie të fitimeve teksa përballet me garë nga rivalët si TikTok dhe YouTube, meqë edhe reklamuesit janë duke zvogëluar shpenzimet.

Pas njoftimit, vlera e aksioneve të kompanisë Meta ka rënë për 20 për qind, shifër që në të holla përkthehet me 200 miliardë dollarë.

Vlera e aksioneve ka rënë edhe te platformat tjera të mediave sociale, duke përfshirë Twitter, Snap dhe Pinterest.

Shef ekzekutiv i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg ka thënë se rritja e kompanisë është dëmtuar, pasi audiencat, – kryesisht të rinjtë – kanë kaluar te rivalët.

Meta, e cila përbën platformën e dytë më të madhe në botë për reklamim, pas Google, ka thënë se është dëmtuar edhe nga ndryshimet për privatësi në sistemin operativ të pajisjeve të kompanisë, Apple.

Ndryshimet ua kanë vështirësuar kompanive procesin e shënjestrimit dhe matjes së efektit të reklamave të tyre në Facebook dhe Instagram.

Zuckerberg ka thënë se është i bindur se investimet në realitetin virtual do të kenë rezultatin e vet./REL

Lajmet

​Gjiganti evropian po e shqyrton mundësinë e shkarkimit të trajnerit

Published

on

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, po përballet me presion të madh pas humbjes së rëndë 3:0 në derbin kundër Manchester City. Portugezi, i cili e mori drejtimin e klubit në nëntor të vitit 2024 duke zëvendësuar Erik ten Hag, kishte vendosur një ultimatum dyvjeçar për të dëshmuar se është njeriu i duhur për “Djajtë e Kuq”, por tashmë pozita e tij është në pikëpyetje më pak se një vit pas emërimit.

Që prej marrjes së drejtimit, Amorim ka grumbulluar vetëm 31 pikë në 31 ndeshje, ndërsa këtë sezon ekipi ka arritur vetëm katër pikë nga katër takime.

Edhe pse klubi investoi rreth 200 milionë paund në merkato për të afruar lojtarë si Matheus Cunha, Bryan Mbeumo dhe Benjamin Sesko, United vazhdon të zhgënjejë në fushë.

Portugezi theksoi se nuk do të heqë dorë nga filozofia e tij e lojës, duke u shprehur se nëse klubi kërkon të ndryshojë stilin, atëherë duhet të emërojë një trajner tjetër.

“Kur të dua të ndryshoj filozofinë time, do ta bëj vetë. Nëse jo, atëherë duhet të ndryshoni trajnerin. Unë besoj në mënyrën time të lojës dhe do të vazhdoj kështu derisa të vendos ndryshe,” tha Amorim pas ndeshjes në “Etihad”.

Trajneri portugez kujtoi gjithashtu se kur mori drejtimin e United kishte kërkuar kohë për të ndryshuar aspektin fizik dhe organizimin e ekipit, duke theksuar se Premier League është një kampionat shumë i vështirë. Në sezonin e kaluar, suksesi më i madh i tij ishte arritja deri në finalen e Ligës së Evropës, ku United u mposht në Bilbao, duke mbetur kështu pa garat evropiane këtë vit.

“Unë po vuaj më shumë se tifozët. Do të jap gjithçka për klubin derisa të jem këtu, por vendimi për të ardhmen nuk është i imi,” shtoi Amorim.

Humbja ndaj Manchester City ka shtuar dyshimet mbi të ardhmen e tij në “Old Trafford”, ndërsa bordi i klubit pritet të marrë së shpejti një vendim për fatin e stolit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Renditje interesante në Superligë pas katër xhirove

Published

on

Pas katër xhirove të para në Superligën e Kosovës në futboll, Dukagjini ka marrë kreun e renditjes me 9 pikë, duke shënuar tri fitore dhe duke pësuar vetëm një humbje, me golavarazh 7:3.

Në vendin e dytë qëndron Ballkani me 8 pikë, pas dy fitoreve dhe dy barazimeve, ndërsa Prishtina ndodhet e treta me 7 pikë, duke qenë ekipi më produktiv në sulm me 9 gola të shënuar.

Prishtina e Re dhe Ferizaj kanë nga 6 pikë, duke konfirmuar një start solid të sezonit. Gjilani dhe Drenica renditen me nga 4 pikë, ndërsa Malisheva ka mbetur në kuotën e 3 pikëve.

Në fundin e tabelës gjenden Drita me 2 pikë, që ka zhvilluar vetëm tre ndeshje, dhe Llapi, po ashtu me 2 pikë, që ende nuk ka shënuar fitore.

Pas katër xhirove të para, gara për kreun mbetet e hapur, ndërsa në pjesën e poshtme disa skuadra tashmë ndodhen nën presion për t’u ngritur në renditje./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Published

on

By

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të hënën kanë arrestuar personin me inicialet D.N., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit, i dyshuari D.N., është arrestuar në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në kufi me Serbinë.

“D.N., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Kryesuesja e OSBE-së nesër në Prishtinë

Published

on

By

Në Kosovë nesër do të jetë kryesuesja e radhës e OSBE-së, Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen. Bëhet e ditur se do të ketë takime me Presidenten Osmani, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të Akademisë së Dialogut të OSBE-së, KFOR-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Ndërsa në ora 11:45 Valtonen do t’i adresohet mediave./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara