Përgjatë 24 orëve të fundit, në disa qytete të Kosovës janë regjistruar një sërë incidentesh kriminale, që sipas raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës, përfshijnë raste të shumta të dhunës në familje, sulme fizike si dhe vjedhje të rënda të pronës private. Incidentet janë shënuar kryesisht në qytetet si Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Peja, Prizreni dhe Shtimja, ndërkohë që autoritetet kanë ndërmarrë masa konkrete për secilin rast.

Një përleshje fizike është raportuar në Rrethin e Flamurit në Prishtinë, ku tre burra, një shtetas kosovar dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, janë përleshur fizikisht. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Policia ka arrestuar të dyshuarin kosovar, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj, një kosovar dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, njeri prej tyre pëson lëndime trupore dhe dërgohet për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.
Në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, dy burra janë arrestuar për sulm ndaj një qytetari.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor , ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.” thuhet në njoftim.
Ndërsa në rrugën “Arbër Xhaferi” në Prishtinë një burrë është ndaluar pasi ka sulmuar vëllain e tij. Të gjithë të përfshirët kanë pranuar trajtim mjekësor dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.
Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku një grua është sulmuar nga bashkëshorti dhe vajza e saj. Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt. Viktima dhe vajza janë strehuar në një institucion mbrojtës.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vajza dhe bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me vajzën e saj është dërguar në strehimore.” thuhet në njoftim.
Në rrugën “Isa Kastrati”, është raportuar një vjedhje e rëndë ku persona të panjohur kanë hyrë në një banesë dhe kanë marr bizhuteri dhe një armë zjarri. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe nga aty kanë vjedh bizhuteri dhe një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftim.
Ndërsa në fshatin Arllat, një burrë ka raportuar se nipi i tij, i mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij që nga data 18 korrik. Policia po zhvillon hetime për rastin.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nipi i tij (djali i djalit), i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime.” ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në komunën e Shtimes, një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht nënën e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje. ” thuhe në njoftim.
Në lagjen “Dardania” në Prizren, policia ka ndaluar një automjet ku ka gjetur 3 gram marihuanë dhe 9.4 gram hashash. I dyshuari është arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 9.4 gram hashash. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.” njoftoi Policia.
Në Istog, një grua ka raportuar dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe më pas liruar.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.
Ndërkohë në Pejë, gjatë një kontrolli, është gjetur një pistoletë me fishekë në veturën e një të dyshuari.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistolete me një karikator me katër fishekë të kalibrit 7.65mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.
Në Klinë, policia ka identifikuar një person që kishte postuar në rrjete sociale foto me armë zjarri. Arma, e cila kishte leje, u konfiskua te një i afërm i tij. Të dy rastet janë proceduar në mënyrë të rregullt.
“Me datë 23.07.2025 njësit e hetuesisë kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili kishte postuar në rrjete sociale foto me armë zjarrit. Pas intervistimit me vendim të prokurorit arma me leje është gjet dhe konfiskuar, tek djali i dajës së të dyshuarit. Rasti shkon në procedurë të rregullt.” njoftoi Policia e Kosovës.
Në Vushtrri, një burrë është shoqëruar nga policia pasi ka kanosur një gjyqtar pas një seance gjyqësore. Rasti është dërguar në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në Gjykatën Themelore pas përfundimit të seancës gjyqësorë, kishte kanosur viktimën mashkull kosovar, gjyqtar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.
Në Mitrovicë të Jugut dhe Vushtrri janë raportuar dy raste dhune në familje, në një rast kunata ka sulmuar fizikisht viktimën, ndërsa në rastin tjetër, bashkëshorti shtetas i Shqipërisë ka ushtruar dhunë dhe më pas është larguar. Të dy rastet janë në hetim.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare, kunata e saj. E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime.” thuhet në njoftim.
Policia ka realizuar urdhër kontrolli për një rast të vjedhjes së ndodhur në mars në Vushtrri. Dy persona janë arrestuar dhe janë konfiskuar dy telefona. Me vendim të prokurorit, të dy janë dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin është realizuar urdhër kontrolli në dy lokacione të ndryshme ku janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, dhe nga të njëjtit janë konfiskuar dy telefona. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.
Në fshatin Kajkovë, një qytetar ka raportuar se është kanosur me mesazhe nga një person tjetër. Në një rast tjetër, në rrugën “Kolashini” në Mitrovicë Veriore, janë vjedhur dërrasa ndërtimore në vlerë prej 750 euro. Të dy rastet janë në hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, i kishte dërguar mesazhe kërcënuese. Rasti nën hetime.” njoftoi Policia e Kosovës.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur disa materiale punuese(dërrasa) në vlerë rreth 750 euro. Rasti nën hetime.” thuhet në njoftim./UBTNews/