Lajmet
Biden pas atentatit të Trump, tregon disa të vërteta: E telefonova sepse isha i shqetësuar
Published
2 years agoon
By
Betim GashiPresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka dhënë një intervistë me NBC të hënën, intervista e tij e parë që nga tentativa për vrasjen e rivalit të tij politik, ish-presidentit Donald Trump.
Duke folur me Lester Holt, Biden përsëriti se ai ishte i lumtur që Trump i mbijetoi të shtënave, por gjithashtu vuri në dukje rolin e kundërshtarit të tij në ngritjen e temperaturës së retorikës politike bashkëkohore amerikane.
Ai gjithashtu ofroi mendimet e tij për zgjedhjen e senatorit të Ohajos, JD Vance nga Trump si kandidat dhe vazhdoi të minimizonte shqetësimet për performancën e tij në debatin e CNN muajin e kaluar, duke theksuar se ai nuk do të dilte nga gara.
Ndërsa kujdesej të shprehte se sa mirënjohës është që Trump nuk u plagos rëndë në të shtënat, Biden gjithashtu e fajësoi atë për intensifikimin e retorikës politike në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Ai në veçanti vuri në dukje, siç bën shpesh, komentet e tij pas tubimit të supremacistëve të Bardhë në Charlottesville, Virxhinia, në vitin 2017, dhe mohimin e tij të rezultateve të zgjedhjeve të 2020 që çuan në kryengritjen e 2021 në Kapitol.
“Shiko. Ka kaq shumë dhunë tani. Nuk ka fare vend për dhunë në politikë në Amerikë. Asnjë. Zero. Dhe ne kemi arritur në pikën ku është bërë shumë e zakonshme”, tha Biden. “Jo atentate, por për të folur, për shembull, për 6 janarin, sulmin në Kapitol”.
Ai përmendi se kandidoi në vitin 2020 për shkak të komenteve të Trump pas Charlottesville.
“Presidenti i atëhershëm u pyet se çfarë mendonte, dhe ai tha, “njerëz shumë të mirë nga të dyja palët.’ Jo njerëz të mirë nga të dyja palët”, shtoi Biden. “Nuk ka justifikim. Zero”.
Më vonë ai tha: Unë nuk jam i angazhuar në atë retorikë. Tani kundërshtari im është i përfshirë në atë retorikë: Ai flet se do të jetë gjakderdhje nëse humbet, duke folur se si do t’i falë të gjitha veprimet, mendoj të pezullojë dënimet e të gjithë atyre që u arrestuan dhe u dënuan me burg, për shkak të asaj që ndodhi në Kapitol. Nuk jam atje jashtë duke u tallur. E Mbani mend foton e Donald Trump kur burri i Nancy Pelosit u godit me një çekiç dhe ai bënte shaka për këtë?
Biden tregoi më shumë detaje mbi bisedën që pati me Trump pas të shtënave që lanë të plagosur ish-presidentin. Presidenti e cilësoi bisedën si “shumë të përzemërt”.
“I thashë se sa i shqetësuar isha dhe doja të sigurohesha se ai ishte mirë”, i tha Biden-Holt.
Trump “dukej mirë” në telefonatë, shtoi Biden. “Ai tha se ishte mirë. Dhe ai më falënderoi që e thirra. I thashë se unë dhe e gjithë familja e tij po përjetonim këtë gjë.”
Presidenti nuk pranoi të thoshte se si mendonte se të shtënat do të ndikojnë në trajektoren e garës presidenciale të vitit 2024.
“Unë nuk e di, dhe ju nuk e dini gjithashtu”, i tha ai Holt.
Por presidenti shtoi se ai ishte i fokusuar në shëndetin dhe sigurinë e Trump.
“Kam menduar më pak për trajektoren e çështjes sesa dy gjëra: Një, shëndeti i tij dhe dy, çfarë ndodh nga këtu e tutje për sa i përket llojit të mbulimit që marrin presidenti dhe nënkryetari dhe ish-presidenti dhe zëvendëspresidenti i ri”.
Biden tha se ai ende ndihet i sigurt nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret pas të shtënave që plagosi Trump dhe se agjencia vazhdoi të kishte “besimin e tij të plotë”.
Ai tha se ishte një “pyetje e hapur” nëse agjencia duhet të kishte parashikuar të shtënat.
“Ndihem i sigurt me Shërbimin Sekret”, tha Biden.
“Ajo që ne pamë ishte Shërbimi Sekret që u përgjigj, rrezikoi jetën e tyre, i cili u përgjigj. Ata ishin gati t’i jepnin jetën ish-presidentit. Pyetja është a duhet ta kishin parashikuar atë që ndodhi? A duhet të kishin bërë atë që duhej të bënin për të parandaluar që kjo të ndodhte? Kjo është një pyetje – kjo është një pyetje e hapur”.
Presidenti vuri në dukje gjithashtu rolin e zbatimit të ligjit vendas në ndihmën për mbrojtjen e ish-presidentit të shtunën. Përpjekjet e agjencive lokale janë vënë nën vëzhgim pasi u zbulua se një oficer i policisë lokale e pa të dyshuarin përpara se të fillonin të shtënat.
Intervista e Biden u zhvillua menjëherë pasi Trump shpalli Vance si kandidatin e tij në Konventën Kombëtare Republikane. Biden sugjeroi se ai nuk ishte i befasuar nga zgjedhja e Trump.
“Nuk është e pazakontë, ai do të rrethohet me njerëz që pajtohen plotësisht me të”, tha Biden.
Por ai gjithashtu shfrytëzoi rastin për të vënë në dukje pikëpamjet e vendosura anti-Trump që Vance kishte përpara se të bëhej senator: “Edhe pse, nëse ktheheni dhe dëgjoni disa nga gjërat që JD Vance tha për Trump….”, tha Biden, duke qeshur ndërsa ikte. (Vance dikur e quajti Trumpin “një fatkeqësi morale” dhe sugjeroi se ai mund të ishte “Hitleri i Amerikës”.
Vendi
UBT nis bashkëpunim ndërkombëtar me Liberty University për “Virtual NATO Simulation”
Published
5 hours agoon
February 21, 2026By
ubtnews
Është mbajtur takimi i parë online i punës që shënon nisjen e një bashkëpunimi të rëndësishëm akademik ndërkombëtar në kuadër të aktivitetit “Virtual NATO Simulation”, i cili për herë të parë po zhvillohet në Kosovë me përfshirjen e studentëve të University for Business and Technology.
Ky projekt inovativ synon të sjellë një përvojë të drejtpërdrejtë të proceseve vendimmarrëse dhe diplomatike në kuadër të NATO, përmes një simulimi virtual që përfshin role të nivelit të lartë politik, diplomatik dhe të sigurisë.
Në kuadër të këtij simulimi, me iniciativë të Dekanes së Fakultetit Shkenca Politike në UBT, dy grupe studentësh, do të përfaqësojnë shtete anëtare të NATO-s përmes formatit role play. Njëri grup do të simulojë rolin e Turqia, ndërsa grupi tjetër atë të Italia, duke u angazhuar në diskutime dhe vendimmarrje që pasqyrojnë realitetin e sfidave të sigurisë ndërkombëtare.
Përmes këtij angazhimi, studentët do të përjetojnë nga afër dinamikën e negociatave, koordinimit institucional dhe diplomacisë shumëpalëshe.
Ky bashkëpunim po realizohet në partneritet me Liberty University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me universitete të tjera të rajonit, duke krijuar një hapësirë të përbashkët akademike për shkëmbim përvojash, njohurish dhe praktikash ndërkombëtare.
Virtual NATO Simulation u ofron studentëve një qasje praktike dhe ndërvepruese ndaj çështjeve të sigurisë globale, duke zhvilluar aftësi konkrete në analizë strategjike, komunikim institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Takimi i parë online përbën hapin fillestar të një rrugëtimi të ri për UBT-në dhe studentët e saj, duke e pozicionuar Kosovën në një platformë aktive të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe duke dëshmuar rolin në rritje të institucioneve vendore në nisma që ndërlidhin arsimin e lartë me realitetet globale.

Vendi
Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku pjesë e konferencës shkencore në Universitetin e Bolonjës
Published
5 hours agoon
February 21, 2026By
ubtnews
Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku mori pjesë në një konferencë shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Bolonjës, në bashkëpunim me disa universitete shqiptare.
I themeluar në vitin 1088, Universiteti i Bolonjës konsiderohet universiteti më i vjetër në botë dhe një ndër institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në Evropë, me një traditë të gjatë akademike dhe kërkimore.
Konferenca, e mbajtur më 19 dhe 20 shkurt 2026, kishte për temë kryesore: “Arbëreshët e Italisë, një qytetërim midis dy brigjeve të Adriatikut” (The Arbëreshë of Italy, a civilization between the two shores of the Adriatic Sea).
Gjatë dy ditëve të zhvillimit të saj, studiues nga fusha të ndryshme trajtuan aspekte historike, kulturore, gjuhësore dhe identitare të komunitetit arbëresh, duke theksuar rolin e tyre në ndërlidhjen mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në kuadër të kësaj konference, Prof. ass. dr. Xhevahire Millaku prezantoi kumtesën me temë: “Gjuha dhe arti diplomatik e letrar i Ismail Kadaresë në studimet italiane”.
Në paraqitjen e saj, ajo trajtoi dimensionin gjuhësor dhe estetik të veprës së shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare, duke u ndalur në mënyrën se si krijimtaria e tij është studiuar dhe interpretuar në qarqet akademike italiane, si dhe në rolin që ajo ka luajtur në ndërtimin e urave kulturore ndërmjet dy vendeve.


Vendi
Pjesëmarrje rekord në Testin Provues të Arritshmërisë të organizuar nga UBT International Smart Schools: Mbi 1,500 nxënës nga e gjithë Kosova
Published
8 hours agoon
February 21, 2026By
ubtnews
UBT International Smart Schools organizoi me sukses edicionin e dytë të Testit Provues të Arritshmërisë, me mbi 1,500 nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Kosova që morën pjesë. Ky test, i vetmi i këtij lloji në vend, ka për qëllim vlerësimin gjithëpërfshirës të njohurive të nxënësve dhe do t’u ofrojë atyre që kanë sukses mundësinë për të fituar bursa shkollimi nga 25% deri në 100% në UBT International Smart Schools.
Testi u zhvillua online dhe pa pagesë, duke mundësuar pjesëmarrje të lehtë nga çdo vend. Ai u nda në katër pjesë kryesore:
- Gjuhët dhe Komunikimi – Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Angleze
- Shkencat e Natyrës – Biologji, Kimi dhe Fizikë
- Shkencat Shoqërore – Histori dhe Gjeografi
- Matematika dhe Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)
Ky test provues ishte një mundësi unike për nxënësit që të testojnë njohuritë e tyre dhe të hapin rrugën drejt një arsimi cilësor, inovativ dhe ndërkombëtar. Pjesëmarrja rekord e mbi 1,500 nxënësve tregon interesin e madh të të rinjve për të zhvilluar potencialin e tyre akademik dhe për të përfituar nga mundësitë e bursave të ofruara.
UBT International Smart Schools falënderon të gjithë nxënësit dhe prindërit për besimin dhe pjesëmarrjen, duke theksuar se përkushtimi ndaj arsimit dhe inovacionit mbetet prioritet kryesor i institucionit.
Për më shumë informacione mbi programet dhe mundësitë e tjera të UBT International Smart Schools, mund të kontaktoni në 046 332 233.
Lajmet
Fatlume Bunjaku nderohet me çmimin “European Shooting Star” në Berlinale
Published
23 hours agoon
February 21, 2026By
ubtnews
Aktorja shqiptare nga Kosova, Fatlume Bunjaku, është shpallur fituese e çmimit prestigjioz European Shooting Stars në kuadër të Berlinale, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për kinematografinë shqiptare dhe atë ballkanike në skenën ndërkombëtare. Ky program, i organizuar çdo vit nga European Film Promotion në bashkëpunim me Berlinalen, konsiderohet një nga platformat më prestigjioze për promovimin e aktorëve evropianë me potencial për një karrierë ndërkombëtare të suksesshme.
Juria e këtij edicioni përbëhej nga emra të njohur të botës së filmit, përfshirë regjisorin fitues të Oscar-it, Danis Tanović, aktoren Danica Ćurčić, kritiken e filmit Leila Latif, regjisoren Jo Monteiro dhe producentin Jacques-Henri Bronckart. Sipas vlerësimit të tyre, Bunjaku lë një gjurmë të pashlyeshme te shikuesi, duke shfaqur një prezencë të fuqishme në ekran dhe një thellësi emocionale mbresëlënëse. Juria theksoi se talenti dhe angazhimi i saj e bëjnë atë një aktore me potencial të jashtëzakonshëm.
Përveç suksesit në film, Fatlume Bunjaku njihet edhe si profesoreshë në Fakultetin e Arteve Dramatike në UBT, ku ndan eksperiencën dhe pasionin e saj me studentët, duke i frymëzuar ata drejt karrierave në art dhe aktrim. Prania e saj si “Shooting Star” në Berlinale u cilësua si një moment historik jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.
Gjatë ceremonisë, Bunjaku tërhoqi vëmendjen e agjentëve dhe regjisorëve ndërkombëtarë, jo vetëm për interpretimin e saj bindës, por edhe për qasjen modeste dhe të ngrohtë. Në fjalimin e saj, ajo bëri thirrje që industria globale e filmit të vlerësojë kineastët e Ballkanit, duke theksuar potencialin e madh të rajonit dhe nevojën për më shumë mundësi dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
Aktorja u nominua në këtë program për filmin Hana, me regji nga Ujkan Hysaj, ku interpreton rolin suportues të Mrikës. Ky vlerësim i hap rrugë prezantimit të saj në një nga skenat më të rëndësishme të kinematografisë botërore dhe shënon një kapitull të ri krenarie për artin shqiptar në nivel evropian dhe global.


UBT nis bashkëpunim ndërkombëtar me Liberty University për “Virtual NATO Simulation”
Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku pjesë e konferencës shkencore në Universitetin e Bolonjës
Pjesëmarrje rekord në Testin Provues të Arritshmërisë të organizuar nga UBT International Smart Schools: Mbi 1,500 nxënës nga e gjithë Kosova
Fatlume Bunjaku nderohet me çmimin “European Shooting Star” në Berlinale
Studentja dhe kampionia olimpike Nora Gjakova publikon studimin shkencor mbi rikuperimin e shpejtë pas lëndimit të hamstringut
Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Gjermane dhe OEGJK vizitojnë Qytetin e Mençur të UBT-së
Siemens Healthineers viziton UBT-në, theksohet potenciali për bashkëpunim në mjekësinë digjitale
Presidentja Osmani u prit në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio
Gjykata Supreme rrëzon tarifat e Trump
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
