Lajmet

Biden mirëpret Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Published

on

Në një moment të veçantë për historinë politike të SHBA-së, Presidenti aktual Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden kanë pritur në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, Melania Trump. Ky takim, i cili ka ndodhur pak orë para ceremonisë zyrtare të inaugurimit të Trumpit, është shoqëruar me një mikpritje formale, ku dy çiftet kanë ndarë një çaj së bashku.

Ky është takimi i parë mes Presidentit Biden dhe Trumpit gjatë ditës, pasi dy liderët nuk kishin pasur mundësinë të takohej më parë. Takimi ka pasur një karakter simbolik, duke shënuar një hap të rëndësishëm në kalimin e pushtetit në SHBA, i cili shpesh është i mbushur me tensione, por gjithashtu është një mundësi për të përcjellë mesazhe të unitetit dhe bashkëpunimit mes dy administratave, ndonëse ato ndajnë pozita të kundërta politike.

Përpara këtij takimi, disa minuta më parë, anëtarë të familjes Trump ishin parë duke hyrë në ndërtesën e Capitolit, ku Presidenti i zgjedhur do të drejtohet për të vazhduar përgatitjet për ceremoninë e tij të inaugurimit. Ky moment shënon një kalim të rendësishëm në traditën amerikane të inaugurimeve dhe pasueshmërisë në pushtet, duke i dhënë mundësinë Trumpit të marrë detyrën dhe të fillojë mandatin e tij si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës./UBTNews/

lajme

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një grua në Skenderaj, policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të kanosjes të raportuar në komunën e Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, një grua ka raportuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë kompetente policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dhunimin e një të miture

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima e mitur është dërguar menjëherë në strehimore për t’i ofruar mbrojtjen dhe trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga organet e rendit dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Gjashte raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, kërcënimeve dhe ngacmimeve të regjistruara në disa komuna të vendit, ku me vendim të prokurorëve përkatës shumica e të dyshuarve janë dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë janë raportuar tri raste të ndara. Në rastin e parë, një person është arrestuar mbasi ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij. Në rastin e dytë, një tjetër i dyshuar është dërguar në mbajtje për dhunë psikike ndaj bashkëshortes. Po ashtu në kryeqytet, është iniciuar një rast në procedurë të rregullt pasi një e mitur ka pësuar dhunë psikike nga prindërit e saj.

Ndërkohë në Graçanicë, policia ka arrestuar një person i cili përmes mesazheve kishte kërcënuar dhe ngacmuar në vazhdimësi ish-bashkëjetuesen e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje nën akuzat për dhunë në familje, kanosje dhe ngacmim.

Në Gjakovë dy vëllezër janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje pasi u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin. Kurse në Leposaviq, një grua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor pasi u sulmua fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrri është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Lewis Hamilton viziton kufirin e Egjiptit me Gazën për të parë nga afër dërgimin e ndihmave

Published

on

By

Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Lewis Hamilton, ka vizituar qytetin verior të Egjiptit, El Arish, i cili kufizohet me Gazën, për të parë nga afër përpjekjet që po bëhen për grumbullimin e ndihmave humanitare të destinuara për Rripin e Gazës.

Guvernatori i Sinait Verior, Khaled Megawer, priti pilotin britanik dhe i prezantoi atij magazinat e ndihmave të Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane. Në pamjet e publikuara nga zyra e guvernatorit, Hamilton shihet duke u përshëndetur me punonjësit e ndihmave dhe duke u interesuar për frekuencën e hyrjes së ndihmave në Gazë përmes pikës kufitare të Rafahut.

Vizita e pilotit 41-vjeçar vjen në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për pasojat shkatërruese që shkaktojnë vonesat e përsëritura në dërgimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore për palestinezët. Hamilton njihet gjerësisht për angazhimin e tij në kauza humanitare dhe bamirëse, përfshirë themelimin e fondacionit “Mission 44” dhe donacionet e shumta financiare për ndihmë komuniteteve në nevojë. /Al Jaazera/

Continue Reading

Të kërkuara