Lajmet

Biden: Kishte ardhur koha ta përfundonim këtë luftë

Lufta kundër terrorizmit vazhdon.

Published

on

Pas tërheqjes së plotë të të gjithë ushtarëve amerikanë nga Afganistani, Presidenti amerikan Joe Biden ka mbrojtur përsëri vendimin e tij të diskutueshëm. “Ishte koha për t’i dhënë fund luftës”, tha Biden në fjalimin e tij para kombit në Shtëpinë e Bardhë. Tërheqja e trupave deri më 31 gusht nuk u bë pa plan. “Ajo u caktua për të shpëtuar jetë amerikanësh,” tha Biden. Sipas Biden-it, fajtor për situatën e krijuar kishte qenë paraardhësi i tij, Donald Trump.Biden kishte bërë në maj një marrëveshje me talibanët dhe kishte premtuar tërheqjen e trupave amerikane. Ai tha se nuk kishte alternativë tjetër: ose të tërhiqte trupat ose të lejonte përshkallëzimin e konfliktit.

90 përqind e amerikanëve në siguri

Biden e quan evakuimin një “sukses të jashtëzakonshëm”. Presidenti përsëri i hodhi poshtë kritikat se tërheqja mund të ishte bërë në mënyrë më të rregullt. Biden tha se “sfidat” me të cilat u përballën ushtarët gjatë tërheqjes ishin të pashmangshme. Sipas tij, një evakuim i mëparshëm do të kishte shkaktuar kaos në aeroport. Biden theksoi se rezultati ishte se 90 përqind e amerikanëve, që donin të largoheshin nga Afganistani, ishin në siguri. “U bë e mundur të dilnin nga Afganistani dyfish më shumë njerëz nga sa pritej fillimisht. Vetëm SHBA janë të afta ta bëjnë këtë”, tha ai. “Ushtria dhe diplomatët rrezikuan jetën për të shpëtuar të tjerët. 20 ushtarë u plagosën dhe 13 u vranë. Shtetet e Bashkuara u janë mirënjohës atyre dhe familjeve të tyre.” 

Presidenti Biden, më 29 gusht 2021, duke pritur të zbresin në tokën amerikane trupat e 13 ushtarëve të vrarë në aeroportin e Kabulit më 26 gusht.

Lufta kundër terrorizmit vazhdon

Pas tërheqjes nga Afganistani, SHBA do të vazhdojë të ndërmarrë veprime kundër degës lokale të milicisë terroriste, “Shteti Islamik” (IS). Ai paralajmëroi grupin që mori përgjegjësinë për sulmin e fundit në aeroportin e Kabulit se SHBA do të vazhdojë t’i kërkojë.

“Ne nuk kemi mbaruar ende me ju, djema,” tha Biden. Lufta kundër terrorizmit vazhdon edhe pas tërheqjes nga Afganistani, megjithëse pa trupa tokësore. Shtetet e Bashkuara do t’i gjuajnë dhe gjejnë terroristët “deri në fund të botës”, tha Biden.

Biden fajësoi gjithashtu ish-qeverinë afgane dhe forcat e sigurisë së vendit që ua lanë në dorë kontrollin talibanëve. Në kundërshtim me pritmëritë, forcat afgane të sigurisë nuk ishin një kundërshtar i fortë në luftën kundër talibanëve. Qeveria afgane u rrëzua dhe Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi. Ata do t’i kishin “dorëzuar vendin armiqve të tyre, talibanëve”. Kjo rrit rrezikun për forcat e armatosura amerikane dhe aleatët e tyre.

Aeroporti i Kabulit, më 31 gusht u largua edhe ushtari i fundit amerikan.

Ndërkohë, sipas një telefonate, një kopje të së cilës e ka siguruar agjencia e lajmeve Reuters, Biden ka lavdëruar më parë në mënyrë eksplicite ushtrinë afgane para se talibanët të vinin në pushtet. “Ju keni ushtrinë më të mirë,” kishte thënë Biden në një telefonatë me Presidentin Ghani në korrik. Me largimin e ushtarëve të fundit amerikanë nga aeroporti i Kabulit, misioni ndërkombëtar në Afganistan përfundoi pas gati 20 vjetësh. Biden kishte njoftuar në korrik se të gjitha trupat amerikane do të tërhiqeshin deri më 31 gusht. Pas njoftimit për tërheqjen e trupave amerikanë, talibanët kishin përparuar me shpejtësi në drejtim të Kabulit. 

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara