Lajmet

Biden do të takohet me refugjatët ukrainas në Poloni të shtunën

Biden sot udhëtoi drejt Polonisë.

Published

on

Presidenti amerikan, Joe Biden do të takohet me refugjatët ukrainas në Poloni të shtunën, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Ai po ashtu do t’iu drejtohet me një fjalim.

“Në adresimin e tij, Biden do të flasë për rreziqet e këtij momenti, urgjencën e sfidës që ka përpara, çfarë do të thotë konflikti në Ukrainë për botën dhe pse është kaq e rëndësishme që bota e lirë të ruajë unitetin dhe vendosmërinë përballë agresionit rus”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Biden sot udhëtoi drejt Polonisë pas një raundi samitesh urgjente në Belgjikë që u zhvilluan të enjten./UBTNews/

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në vend sot parashikohet që të ketë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu. Në disa zona reshjet do të jenë më intensive, me mundësi për vërshime të shpejta.

Temperaturat minimale do të sillen nga 17 deri në 19 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 28 gradë Celcius ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Era do të fryjë me shpejtësi prej 30 deri në 120 km/h.

Continue Reading

Aktualitet

Murati: Buxheti komunal për 2026 rritje e ndjeshme nga vitet paraprake

Published

on

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se buxheti komunal për vitin fiskal 2026 do të arrijë në 867.6 milionë euro, duke shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin e kaluar dhe mbi 320 milionë euro më shumë se në fillim të mandatit.

Ai theksoi se buxheti është bazuar në të dhënat e fundit të regjistrimit të popullsisë, ku disa komuna kanë pësuar rënie të numrit të banorëve.

Sipas tij, asnjë komune nuk do t’i ulet buxheti dhe do të marrë së paku të njëjtën shumë si në vitin 2025.

“Qeveria për komunat!”, përfundon Murati në postimin e tij.

Continue Reading

Bota

​Vizita e parë ndërkombëtare e Papës do të jetë në Liban

Published

on

Papa Leo XIV po përgatitet të udhëtojë në Liban më vonë këtë vit, në atë që mund të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga zgjedhja si kreu i Kishës Katolike në maj.

Arqipeshkvi Paul Sayah, zëvendës i liderit më të lartë katolik të Libanit, i tha BBC-së se Vatikani po studion udhëtimin, por Kisha ende po pret datat zyrtare.

Kjo vizitë do të shënonte një moment të rëndësishëm për Papën e parë amerikan, i cili ka bërë thirrje të përsëritura për paqe në Lindjen e Mesme dhe bashkëjetesë ndërfetare.

“Libani është një vend multikulturor dhe multifetar dhe është një vend dialogu”, tha ipeshkvi Sayah. Është një nga mjediset e rralla ku myslimanët dhe të krishterët jetojnë së bashku duke respektuar njëri-tjetrin.. kështu që dërgon një mesazh për rajonin” tha ai.

Ka pasur spekulime mbi destinacionin e parë ndërkombëtar të Papës Leo, pasi udhëtimet e hershme papale shpesh përcaktojnë tonin e pontifikatit.

Udhëtimi i parë i madh jashtë Romës i Papës së ndjerë Françesku, në ishullin italian Lampedusa në 2013, vendosi fokusin e tij mbi migracionin dhe komunitetet e margjinalizuara.

Në dekadat e fundit, udhëtimet jashtë vendit janë bërë thelbësore për papatinë, duke lejuar papët të lidhen me katolikët në mbarë botën, të shpërndajnë mesazhin e tyre dhe të angazhohen në diplomaci.

Gjatë 12 viteve të tij si pontif, Françesku vizitoi 68 vende në 47 udhëtime të huaja, shpesh duke zgjedhur destinacione në periferitë e botës, të cilat ai i përshkroi si periferitë e Kishës.

 

Continue Reading

Aktualitet

Vrau viktimën për hakmarrje, caktohet seanca për zyrtarin policor

Published

on

Të hënën 18 gusht, Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ngriti aktakuzë ndaj zyrtarit policor, F.R dhe një personi tjetër për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasja e rëndë”, rast ky që ndodhi më 16 gusht 2024 në Ferizaj.

Dosja zbulon se i akuzuari me dashje dhe me qëllim të hakmarrjes lidhur me disa dyshime brenda familjes, e ka qëlluar me breshëri plumbash viktimën, duke e lënë të vdekur në vend.

E për këtë rast tashmë është caktuar seanca fillestare ndaj tij dhe të dyshuarit tjetër J.M.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar seanca është caktuar për datën 28 gusht 2025, duke filluar nga ora 09:30.

Sipas dosjes së aktakuzës, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.R, më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restorantit “Fron Palace”, në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave, përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtien në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta.

Madje, thuhet se si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm në atë moment.

Kështu, i akuzuari thuhet se kreu veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Kurse J.M akuzohet se me dashje e ka ndihmuar policin në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të forta, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që F.R të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

Continue Reading

Të kërkuara