Lajmet nga UBT

Biblioteka e UBT-së: Oazë për të gjithë ata që janë të pasionuar pas librit, dijes dhe kërkimit shkencor

Published

on

Në zemër të UBT-së, është krijuar një hapësirë e veçantë, një oazë për të gjithë ata që janë pasionuar pas librit, dijes dhe kërkimit shkencor. Biblioteka e UBT-së është më shumë se një thjeshtë një koleksion librash; ajo është një vend i ngarkuar me mundësi për të mësuar, studiuar dhe zhvilluar mendimin kritik, duke ndërthurur traditën e librit me teknologjinë moderne.

Ky kompleks bibliotekar është një burim i pasur i dijes që ofron më shumë se 250 mijë libra fizikë dhe 52 mijë tituj elektronikë, që mbulojnë fusha të ndryshme si shkencat natyrore, teknologjia, arti, arkitektura, ekonomia dhe shumë të tjera. Me një koleksion të tillë, ajo shërben si një hapsirë tërheqëse për studentët dhe studiuesit që kërkojnë burime të besueshme dhe të thelluara. Po ashtu, librat janë të disponueshëm në gjuhë të ndryshme, si shqip, anglisht, gjermanisht dhe serbisht, që e bëjnë këtë bibliotekë të aksesueshme për një audiencë të gjerë lexuesish nga të gjitha trevat dhe kulturat.

Hapësira të rehatshme për studim dhe kërkime

Biblioteka e UBT-së është e menduar për të siguruar një ambient të rehatshëm dhe produktiv për studentët dhe akademikët. Me hapësira të mjaftueshme dhe të pajisura me çdo gjë të nevojshme për një studim efikas, ajo është një vend ku mund të kaloni orë të tëra për të përgatitur referate, hulumtime dhe projekte. Falë digjitalizimit të shërbimeve të bibliotekës, lexuesit mund të shfrytëzojnë një gamë të gjerë burimesh online nga platforma prestigjioze, si EBSCO, SAGE Journals dhe J-Store. Ky akses në biblioteka elektronike dhe burime kërkimore i mundëson studentëve dhe studiuesve të kenë në dorë informacion të cilësisë së lartë me vetëm një klikim.

Nëpërmjet digjitalizimit, biblioteka ka mundësuar gjithashtu lehtësinë e kërkimit dhe gjetjes së informacionit, duke e bërë atë shumë më të thjeshtë dhe më të shpejtë për studentët që janë në kërkim të literaturës më të fundit dhe më të besueshme në fushat e tyre të studimit. Platforma të tilla ofrojnë qasje në artikuj shkencorë, hulumtime dhe studime të ndryshme, që janë të domosdoshme për zhvillimin e kërkimeve dhe projekteve të avancuara.

Përkushtimi për cilësinë dhe dijen

Biblioteka e UBT-së është gjithashtu një qendër që mbështet zhvillimin e aftësive kërkimore dhe intelektuale të studentëve dhe stafit akademik, duke ofruar një burim të pasur të njohurive që i mundëson atyre të mbështeten në literaturë shkencore dhe akademike për të avancuar studimet dhe projektet e tyre. Kjo përkushtim për të ofruar burime të besueshme dhe cilësore është një ndër arsyet pse biblioteka e UBT-së ka fituar një reputacion të fortë si një hapësirë ideale për studim dhe kërkime në rajon.

Në përfundim, biblioteka e UBT-së është një hapësirë që i dedikohet të rinjve dhe kërkuesve të diturisë, duke ofruar jo vetëm libra dhe materiale të ndryshme, por edhe mundësi për zhvillimin e shkencës dhe edukatës në përgjithësi. Ajo është një hapësirë që bashkon traditën e leximit me teknologjinë moderne, duke ofruar mundësi të jashtëzakonshme për studentët dhe kërkuesit që duan të eksplorojnë dhe të thellojnë njohuritë e tyre në një ambient të ngrohtë dhe inspirues./UBTNews/

Vendi

Ekspertja e Hollywood-it ligjëron para studentëve të studimeve të sigurisë në UBT

Published

on

By

Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT ka organizuar një ligjëratë tematike me një eksperte të industrisë së filmit në Hollywood, producente dhe skenariste, e njohur për kontributin e saj në realizimin e serialit të suksesshëm kriminal Mindhunter.

Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës Kriminologji, nën udhëheqjen e profesorit Arian Kadriu, ku studentët patën mundësinë të ndërthurin njohuritë akademike me perspektivën praktike të analizës së krimit dhe profilizimit kriminal.

Gjatë këtij aktiviteti, studentët prezantuan projektet e tyre grupore me temën “To Create a Monster”, përmes të cilave krijuan profile të vrasësve serialë, duke analizuar karakteristikat e tyre psikologjike dhe sjellore, motivet, arsyet dhe rrethanat që ndikojnë në formimin e personaliteteve kriminale.

Projektet u prezantuan para ekspertes, e cila ndau vlerësime dhe komente profesionale, duke u ofruar studentëve një perspektivë nga përvoja e saj në trajtimin e personazheve dhe ngjarjeve kriminale përmes skenaristikës dhe produksionit filmik.

Ky aktivitet përfaqëson një mundësi të veçantë për studentët e Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT që të zgjerojnë njohuritë e tyre përtej teorisë, të zhvillojnë aftësitë analitike dhe të kuptojnë më thellë mënyrën se si krimi, motivet dhe sjelljet kriminale trajtohen edhe në industrinë ndërkombëtare të filmit dhe televizionit.

 

 

Continue Reading

lajme

Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë në UBT merr pjesë në takimin e KUSA-s në Ambasadën e SHBA-së

Published

on

By

Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë në UBT ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të organizuar nga KUSA (Kosovo United States Alumni) dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, i cili u mbajt më 5 nëntor 2026.

Në këtë organizim me rëndësi të veçantë për zhvillimin e kapaciteteve në sektorin e energjisë, UBT u përfaqësua nga dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë, Armend Ymeri pranë përfaqësuesve të institucioneve të tjera akademike e energjetike në vend si FIEK (UP), RIT Kosovo, KEDS Academy dhe KOSTT.

Delegacioni i UBT-së dhe pjesëmarrësit e tjerë u mirëpritën nga ushtruesja e detyrës së Zëvendësshefes së Misionit në Ambasadën e SHBA-ve, Wylita Bell. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Manal Farah, mbajti një sesion informues mbi Kompaktin e MCC-së dhe Qendrën për Aftësi dhe Inovacion në Energji.

Më tej, studentët dhe dekani i UBT-së morën pjesë në një diskutim interaktiv lidhur me mundësitë e zhvillimit të karrierës, ngritjen e shkathtësive profesionale dhe praktikat e punës në sektorin e energjisë në Kosovë.

Aktiviteti u përmbyll me një vizitë të udhëhequr në hapësirat e Ambasadës së SHBA-ve, ku pjesëmarrësit e UBT-së patën mundësinë të shihnin nga afër sistemet e avancuara të efiçiencës së energjisë dhe teknologjitë e ftohjes që përdoren në këtë objekt modern.

 

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i shitjes dhe marketingut, Fisnik Behxheti, ndan përvojën 25-vjeçare me studentët e UBT-së

Published

on

By

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE) në UBT, në kuadër të lëndës “Marketing dhe Menaxhim i Shitjeve”, të ligjëruar nga Prof. Rajan Arapi, mirëpritën në një ligjëratë të hapur ekspertin e shitjes, operacioneve dhe marketingut, Fisnik Behxheti.

Me mbi 25 vjet përvojë profesionale, Behxheti ndau me studentët rrugëtimin e tij në industrinë e shitjes dhe menaxhimit, duke sjellë shembuj konkretë nga përvoja në pozita drejtuese në disa prej institucioneve dhe kompanive të njohura në Kosovë, përfshirë TEB, PriBank, SPAR Kosovo, DEPO Market dhe KosInvest. Aktualisht, ai udhëheq ekipe ndërkombëtare të shitjes me mbi 100 profesionistë në katër vende.

Gjatë ligjëratës, vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrës se si teoria e marketingut zbatohet në praktikën e përditshme të bizneseve. Përmes rasteve të kompanive globale si McDonald’s, Apple, Zara, Red Bull dhe Coca-Cola, studentët analizuan zbatimin e marketingut miks (4P), sjelljen e konsumatorit dhe ndikimin e emocioneve në vendimmarrjen për blerje.

Po ashtu, u diskutua për ndërtimin dhe menaxhimin e ekipeve të shitjes, matjen e performancës, rëndësinë e etikës profesionale në raport me klientët, si dhe ndikimin gjithnjë në rritje të inteligjencës artificiale në mënyrën se si konsumatorët informohen, kërkojnë dhe blejnë produkte e shërbime në vitin 2026.

Pjesa më interaktive e ligjëratës u zhvillua përmes ushtrimeve praktike, ku studentët analizuan marka vendore, testuan përmes telefonave të tyre mënyrën se si inteligjenca artificiale rekomandon bizneset kosovare dhe u përfshinë në simulime të skenarëve të shitjes B2B (biznes me biznes).

Përmes këtyre aktiviteteve, studentët patën mundësi të sfidojnë njohuritë e tyre, të zhvillojnë mendimin kritik dhe të kuptojnë më nga afër dinamikën e proceseve të shitjes në një treg gjithnjë e më konkurrues dhe të digjitalizuar.

UBT vazhdon të promovojë një qasje bashkëkohore të mësimdhënies, duke ndërthurur njohuritë akademike me përvojën e profesionistëve nga industria dhe duke krijuar ura të drejtpërdrejta bashkëpunimi ndërmjet studentëve dhe tregut të punës.

 

Continue Reading

lajme

UBT International Smart Schools lanson Edicionin e III-të të Testit Provues të Arritshmërisë

Published

on

By

UBT International Smart Schools ka lansuar Edicionin e III-të të Testit Provues të Arritshmërisë, një mundësi e veçantë për të gjithë nxënësit e klasave të nënta në tërë territorin e Kosovës, që duan të testojnë njohuritë e tyre, të përgatiten për Testin e Semimaturës dhe të përfitojnë bursa shkollimi deri në 100%.

Testi do të zhvillohet më 27 shkurt 2027, në ora 12:00, online dhe falas, duke u mundësuar nxënësve të marrin pjesë nga kudo dhe të dëshmojnë njohuritë dhe potencialin e tyre.

Në kuadër të Edicionit të III-të, nxënësit që arrijnë rezultatet më të larta do të kenë mundësi të përfitojnë bursa shkollimi nga 25% deri në 100%, duke e shndërruar këtë test në një mundësi për të vlerësuar përgatitjen akademike dhe për të fituar mbështetje për vazhdimin e shkollimit.

Testi Provues i Arritshmërisë është konceptuar si një mundësi për nxënësit e klasave të nënta që të matin nivelin e njohurive të tyre dhe të përgatiten më mirë për sfidat e Testit të Semimaturës. Përmes testimit, ata do të kenë mundësi të identifikojnë nivelin e tyre të përgatitjes dhe të dëshmojnë aftësitë e fituara gjatë arsimit të mesëm të ulët.

Me lansimin e këtij edicioni, UBT International Smart Schools vazhdon të krijojë mundësi të reja për nxënësit, duke ndërthurur vlerësimin e njohurive me mundësitë për përfitime akademike dhe duke i inkurajuar ata të sfidojnë veten dhe të synojnë rezultate të larta.

Mos e humb mundësinë për të testuar njohuritë, për t’u përgatitur për Testin e Semimaturës dhe për të fituar bursë deri në 100%! APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Të kërkuara