Lajmet
Betimi i 17 vullnetarëve të rinj, Osmani: Lidhja jonë me ShBA-të tejkalon lidhjet diplomatike
Published
2 years agoon
By
UBT newsAndrew Fellows në më pak se tre muaj është mësuar të mbajë fjalim në gjuhë shqipe, gjë të cilën nuk e kishte menduar para se të vinte në Kosovë.
“Kosova na mësoi rëndësinë e takimit në kafiteri, tani më shpesh takohemi dhe pijmë kafe sidomos ne që jetojmë në fshat. Ne gjithmonë duam të ndajmë përvojat tona me familje dhe me shkollë, si për shembull ‘çka ke hëngër ti sot’, ‘unë hëngra fli, unë hëngra pite me spinaq ose oriz me pulë’. Ne arritëm të njohim njëri-tjetrin më shumë, sepse ishte vështirë për të gjithë ne që të linim shtëpitë dhe familjet tona për dy vjet. Me mësimin dhe adaptimin tonë ne ndamë shprehje ‘çka me bo’, e cila na ndihmojë të përballojmë trajnimin dhe të tejkalojmë vështirësitë”, tha ai pas betimit.
Edhe Peter Appleby bën pjesën në grupin e 17 vullnetarëve të rinj, i cili tha se në fillim pak dinte për Kosovën.
“Kur erdhëm në Kosovë, dinim shumë pak për këtë vend por tani e kemi kuptuar që asgjë nuk krahasohet atë që sheh me sytë e t’u. E kemi parë që familja dhe komuniteti janë të domosdoshme, mirëpritja dhe pritja e mysafirëve janë të jashtëzakonshme dhe njerëzit kanë një kuptim të fortë të vetvetes dhe historisë”, shtoi ai.
Në betimin solemn të këtyre vullnetarëve, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se deri më tani kanë shërbyer mbi 200 vullnetarë në Kosovë.
“Përvoja juaj si vullnetarë në Kosovë do të ndihmojë në formësimin e jetës suaj në shumë mënyra pozitive. Shpresoj dhe pres që ju do ta përqafoni këtë rrugëtim dhe këtë mundësi dhe besoj shumë në ju. Kam qenë po ashtu më parë i bindur më parë se keni ndikim në jetërat e të tjerëve dhe në komunitetet në Kosovë. Jam tejet i bindur se ata do të kenë një ndikim të njëjtë tek ju. Si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës jam i përfshirë në raportet bilaterale dhe nuk kam se si të mos mendojë për këtë miqësinë që ju e trasoni dhe do ta zbatoni nëpërmjet zyrtarëve amerikanë këtu në Kosovë. Ju dëshiroj një sukses të jashtëzakonshëm dhe dy vjet, ndoshta pak sfiduese në Kosovë. Pres me padurim që të ju vizitojë në vendet e juaja”, tha Hovenier.
Presidentja Vjosa Osmani u ka uruar mirëseardhje grupit të tetë të vullnetarëve në Kosovë. Ajo tha se prezenca e vullnetarëve në Kosovë është shembulli më i mirë i partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Mirëserdhët në një tokë të pasur historike, divergjencë kulturore me peizazhe të mrekullueshme dhe në vendin me mikpritje shumë të mirë, siç e keni parë. Mirëserdhët në vendin e ndryshimit dhe inovacionit dhe rinisë. Sot jam e emocionuar që të mirëpres grupin e tetë të Korpusit të Paqes në Kosovë… Tani jeni pjesë e një komuniteti dhe jetëve tona, puna juaj qoftë në arsim apo zhvillim të komunitetit shkon shumë përtej detyrave të përditshme me çfarë do të ballafaqoheni. Ndikimi i shërbimit tuaj do të matet jo vetëm në projektet që i zbatoni, por shkathtësive që i ndani dhe në buzëqeshjen e fëmijëve. Këto janë gjurmët e vërteta të suksesit tuaj dhe trashëgimisë që secili prej jush do ta lë pas vetës. Është e rëndësishme që të reflektojmë në lidhje me fuqinë dhe thellësinë e partneritet në mes Kosovës dhe ShBA-ve, lidhja jonë tejkalon lidhjet diplomatike. Është rrënjësuar në vlera të përbashkëta të demokracisë, lirisë, shërbimit dhe ndjekjes të së ardhmes më të mirë për të gjithë qytetarët”, tha Osmani.
Edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci theksoi se Korpusi i Paqes e ofron këtë mbështetje në Kosovë qysh nga viti 2014.
“Përveç mbështetjes në përmirësimin e mësimdhënies dhe të gjuhës angleze në Kosovë, programi i Korpusit të Paqes jep një kontribut të rëndësishëm edhe në aspektin e shkëmbimeve kulturore duke ndikuar drejtpërdrejt në formimin dhe përmirësimin e perspektivave dhe mënyrave se si të rinjtë tanë e shohin botën rreth tyre. Në Ministrinë e Arsimit e çmojmë lartë punën e palodhshme të vullnetarëve dhe stafit të Korpusit të Paqes në bashkëpunim me drejtorët e shkollave, mësimdhënësit me nxënësit tanë, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies në shkollat tona. Deri më sot Kosova ka mirëpritur mbi 220 vullnetarë të Korpusit të Paqes, për të cilët shkollat tona dhe familjet kanë hapur dyert dhe kanë punuar e jetuar së bashku”, u shpreh ajo.
Drejtoresha e Korpusit të Paqes në Kosovë, Carolyne Siganda ka prezantuar 17 vullnetarët, ku foli edhe për periudhën prej ardhjes së tyre në Kosovë.
“Përmes klasave intensive të gjuhës, kursantët mësuan gjuhën shqipe, serbe dhe boshnjake. Hulumtuan, shtjelluan historinë dhe kulturat e pasura të Kosovës, ata i zotëruan hapësirën e të mësuarit të Korpusit të Paqes dhe kryerjen e detyrave të shtëpisë në gjuhë derisa disa po shoqëroheshin me familjet nikoqire dhe njiheshin me komunitetet. Ata u njohën me bujarinë dhe mikpritjen e banorëve të Kamenicës, Koretinit dhe Topanicës. Siç e pamë gjatë shëtitjes me kryetarin e komunës duke vizituar të afërmit e familjeve nikoqire edhe përgatitjen e pasulit me nikoqirët. Ky grup, siç e pamë, janë përballur me seanca të gjata të trajnimeve dhe mësime të ndërlikuara të gjuhës. Derisa disa po mësonin dy gjuhë, shqip, serbisht apo shqip dhe boshnjakisht”, deklaroi ajo.
Për 10 dhjetë javë me radhë, këta vullnetarë u njohën me bujarinë dhe mirëpritjen e Kamenicës, Koretinës dhe Topanicës.
Sot ata përfundojnë programin e trajnimit dhe fillojnë shërbimin dy-vjeçar në Kosovë. Disa si mësimdhënës të gjuhës angleze dhe disa si bashkëpunëtorë në mbështetje të komunave dhe organizatave jo-qeveritare.
Vendi
UBT International Smart Schools shënoi 7 Marsin dhe Ditën e Shkollës me një program festiv dhe artistik
Published
3 hours agoon
March 7, 2026By
ubtnews
UBT International Smart Schools organizoi një program festiv dhe artistik me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe Ditës së Shkollës, një ngjarje që mblodhi së bashku nxënës, prindër, mësimdhënës, përfaqësues të stafit të UBT-së dhe mysafirë të shumtë.

5, 6 dhe 7 marsi përkujtojnë Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një moment historik që përfaqëson sakrificën dhe qëndresën për liri, ndërsa 7 Marsi shënon Ditën e Mësuesit, një ditë falënderimi për të gjithë ata që me përkushtim dhe dashuri ndriçojnë rrugën e dijes për brezat e rinj. Për komunitetin e shkollës, kjo ditë shënoi edhe Ditën e Shkollës së UBT International Smart Schools.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të mësuesve dhe rëndësinë e arsimit në ndërtimin e një shoqërie të zhvilluar dhe të orientuar drejt inovacionit. Ai theksoi se arsimi mbetet shtylla kryesore e zhvillimit dhe se institucionet arsimore kanë përgjegjësinë të përgatisin gjenerata të reja të afta për sfidat e kohës moderne.
Rektori Hajrizi gjithashtu theksoi se vizioni i UBT-së për arsimin bashkëkohor bazohet në dije, kreativitet, teknologji dhe inovacion, duke krijuar mundësi të reja për të rinjtë dhe duke i përgatitur ata për një të ardhme globale.
Në vijim të programit, me një fjalë rasti u drejtua edhe zëvendësdrejtoresha e UBT International Smart Schools, Shqipe Agushi, e cila vlerësoi përkushtimin e mësimdhënësve dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në edukimin dhe formimin e nxënësve. Ajo theksoi se shkolla synon të ndërtojë një mjedis modern të të nxënit, ku nxënësit zhvillojnë njohuri, kreativitet dhe aftësi që i përgatisin për të ardhmen.
Programi vazhdoi me një pjesë të pasur artistike dhe kulturore, ku nxënësit e UBT International Smart Schools prezantuan këngë, recitime, valle tradicionale dhe pjesë teatrale. Interpretimet muzikore përfshinë këngë si “Pyes lotin”, “Sërish vjen marsi”, “Abetarja ime” dhe “Mësuesja ime”, ndërsa publiku pati mundësinë të shijojë edhe interpretime poetike, valle folklorike si Vallja e Tropojës dhe Vallja e Zanave, si dhe pjesë artistike e komike si “Lajmet e Mesditës”.
Ky aktivitet festiv u shndërrua në një moment të veçantë reflektimi dhe festimi, duke theksuar rëndësinë e arsimit, kulturës dhe historisë në formimin e brezave të rinj, si dhe duke përforcuar misionin e UBT International Smart Schools për të ofruar një edukim modern dhe cilësor në përputhje me standardet bashkëkohore ndërkombëtare.





Aktualitet
UBT mbështet Institutin për Krimet e Luftës me teknologji dhe ekspertizë për digjitalizimin e arkivës
Published
3 hours agoon
March 7, 2026By
ubtnews
Në ditët e Epopesë së UÇK-së, një nga ngjarjet më domethënëse të historisë së vendit, UBT dhe Instituti i Hulumtimit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës (IKKL) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ruajtjen e kujtesës historike përmes teknologjisë moderne.
Marrëveshja u nënshkrua gjatë një takimi mes Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Drejtorit Ekzekutiv të IKKL-së, Dr. Atdhe Hetemi, ku u diskutua për rëndësinë e inicimit të procesit të digjitalizimit të arkivave të Institutit, në përputhje me zhvillimet më të fundit teknologjike.
Në fokus të këtij bashkëpunimi është pikërisht digjitalizimi i materialeve arkivore që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, duke synuar ruajtjen afatgjatë të tyre, menaxhimin më efikas dhe krijimin e mundësive më të mëdha për hulumtim shkencor dhe institucional.
Sipas marrëveshjes, palët do të bashkëpunojnë në një gamë të gjerë aktivitetesh dhe iniciativash me interes të përbashkët. Këto përfshijnë planifikimin e programeve edukative që trajtojnë historinë dhe pasojat e krimeve të luftës në Kosovë, mbështetjen profesionale në procesin e digjitalizimit dhe aplikimin e programeve specifike për nevojat hulumtuese dhe dokumentuese të Institutit.
Gjithashtu, marrëveshja parashikon ndarjen e burimeve akademike dhe ekspertizës së stafit dhe studentëve të UBT-së, duke përfshirë qasjen në biblioteka dhe arkiva për projekte kërkimore që lidhen me dokumentimin e krimeve të luftës dhe ndikimin e tyre në shoqëri.
Ky proces pritet të përfshijë përdorimin e platformave dhe programeve të avancuara teknologjike për përpunimin, katalogimin dhe arkivimin digjital të dokumenteve, dëshmive dhe materialeve të tjera me rëndësi historike.
Vendi
UBT uron mësuesit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
Published
3 hours agoon
March 7, 2026By
ubtnews
Në një nga datat më domethënëse për arsimin dhe kulturën shqiptare, 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjithë mësuesit dhe arsimtarët që me përkushtimin e tyre të palodhur ndërtojnë themelet e dijes dhe të ardhmes së shoqërisë.
Në mesazhin e urimit theksohet se mësuesit janë ndër figurat më të rëndësishme të shoqërisë, pasi ata formojnë mendjen, karakterin dhe vizionin e brezave të rinj. Përmes punës së tyre të përditshme, ata jo vetëm që përcjellin dije, por edhe frymëzojnë nxënësit të ndjekin ëndrrat dhe të kontribuojnë për një shoqëri më të zhvilluar dhe më të drejtë.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka theksuar se roli i mësuesit mbetet i pazëvendësueshëm në ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor dhe në zhvillimin e një shoqërie të bazuar në dije, inovacion dhe vlera.
Me këtë rast, UBT u shpreh mirënjohëse ndaj të gjithë mësuesve për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e tyre në edukimin e gjeneratave të reja, duke iu uruar atyre Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.
Lajmet
“Nga salla e operacionit në dokumentimin e historisë” – Kirurgu Salih Krasniqi rrëfen përvojat e luftës në Podcast-in e UBT-së
Published
4 hours agoon
March 7, 2026By
UBTNews
Kirurgu i njohur kosovar, Salih Krasniqi, ishte i ftuar në Podcast-in e UBT-së, ku ndau rrëfime prekëse mbi punën e tij gjatë periudhave të luftës, trajtimin e qindra të plagosurve dhe përpjekjet për të dokumentuar këto përvoja përmes librave dhe ekspozitave.
Gjatë bisedës, ai tregoi se ka organizuar një ekspozitë me rreth 250 fotografi, e cila është prezantuar në disa qytete të Kosovës dhe jashtë vendit, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në realizimin e kësaj nisme kanë kontribuar bashkëpunëtorë të ndryshëm, mes tyre edhe rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Krasniqi theksoi se librat e tij janë shtypur në mijëra kopje me ndihmën e donatorëve dhe janë shpërndarë falas, me qëllim që përvojat e luftës dhe puna e personelit mjekësor të dokumentohen e të ruhen për brezat e ardhshëm.
Ai foli edhe për angazhimin e tij në trajtimin e të plagosurve gjatë konflikteve në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut, ku në kushte shumë të vështira dhe me mundësi të kufizuara mjekësore, u janë ofruar shërbime qindra pacientëve. Rrëfimi i Salih Krasniqit në Podcast-in e UBT-së riktheu në vëmendje sakrificën e mjekëve në kohë lufte dhe rëndësinë e dokumentimit të këtyre ngjarjeve për kujtesën historike.
*****
Pjesë nga intervista:
Edona Sulejmani: Përveç në Kosovë, librat janë prodhuar edhe jashtë vendit. Kush ju ka ndihmuar në këtë drejtim?
Salih Krasniqi: Po, përveç librave, kam realizuar edhe një ekspozitë me 250 fotografi. Në fillim më ka mbështetur Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili më ndihmoi me botimin e një pjese të ekspozitës. Filluam në Prishtinë, në Muzeun e Kosovës, dhe vazhduam në Gjilan, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Prizren, Kukës, Zagreb, Tiranë dhe në SHBA – në Nju-Jork, Uashington, Huston dhe Dallas. Atje hapëm ekspozitën dhe bëmë promovimin e librave.
Për botimin e librave më ka ndihmuar profesor Ramiz Tafilaj, shqiptaro-amerikan, i cili mori përsipër shtypjen e tyre. Librin e kam publikuar në Huston dhe, falë tij, kam siguruar një numër të madh të këtij vëllimi voluminoz. Më ka ndihmuar gjithashtu Safet Qerimaj (nga Furra Qerimi) dhe disa të tjerë që kontribuan financiarisht për shtypjen e 1,500 librave. Janë shpërndarë të gjitha falas. Që nga promovimi në “Grand Hotel” në vitin 2022 e deri më sot, nuk kam pranuar asnjë pagesë nga lexuesit për këto libra.
Edona Sulejmani : Kjo është bërë për një shpërndarje sa më masive te populli shqiptar e më gjerë, që të kemi një dokumentim të qartë të asaj që ka ndodhur gjatë luftës dhe shërbimeve spitalore në QKUK. Është një punë e jashtëzakonshme dhe me shumë mund. Por, ju keni ndihmuar edhe në luftën në Luginë dhe në Maqedoni pas luftës në Kosovë. Publiku mbase nuk e di këtë pjesë; a mund të na tregoni sa e vështirë ka qenë puna dhe ndihma që keni ofruar atje?
Salih Krasniqi: Po, në UÇPMB e kemi pasur pak më lehtë, sepse personeli shëndetësor ishte nga Kosova dhe nuk kishim pengesa; rruga deri në spital ishte e hapur. Gjithashtu, mundësia për t’i sjellë pacientët në Gjilan apo Prishtinë ishte e thjeshtë.
Mirëpo, më pas në Likovë, gjatë luftës së UÇK-së në Maqedoni, situata ishte më problematike. Nuk kishim mundësi t’i sillnim pacientët në Kosovë apo t’i dërgonim lirisht në Shkup. Ishte kohë e vështirë dhe siguria e pacientëve ishte e rrezikuar. Megjithatë, disa prej tyre arritën të shkonin në Shkup. Unë kam të regjistruar 43 pacientë që kanë ardhur në spitalin e Prishtinës, e disa prej tyre janë dërguar edhe në Turqi për trajtim.
Mbaj mend kur po kthehesha në shtëpi më 23 qershor 2001, kishim 9 pacientë dhe thirrëm ndihmën e shpejtë nga Gjilani. Rruga ishte e gjatë deri në kufi. Në kufi na ndaloi KFOR-i; i morën të gjithë pacientët dhe anesteziologun Fadil Latifi dhe i dërguan në Bondsteel. Unë vazhdova me ndihmën e shpejtë drejt Gjilanit, bisedova me drejtorin dhe më pas më sollën në Prishtinë.
Problemi më i madh ishte në Maqedoni, ku duhej t’i trajtonim pacientët në vend. Kishim rreth 375 pacientë që duhej t’i operonim vetë, pasi nuk kishim shpresë te qendrat e tjera. Atje kam pasur rastet më prekëse. Kujtoj një familje ku ishin plagosur katër breza: katragjyshi, gjyshi, babai dhe nipi. Nipi ishte i lënduar në bërryl, ndërsa babai kishte një plagë nën sqetull dhe ishte në gjendje kome. Kishim vetëm një sallë operacioni. Babai dukej aq rëndë, saqë nuk kishte frymëmarrje dhe menduam se kishte vdekur; e lamë përkohësisht nën shkallë. Pasi trajtuam gjyshin dhe nipin, pashë që ai burri nën shkallë po fillonte të merrte frymë. I thashë Fadilit: “A ta fusim në sallë se po më duket gjallë?”. E morëm dhe e trajtuam.
Më pas erdhi Kryqi i Kuq dhe e mori këtë djalin me krah të lënduar dhe babain e tij që menduam se kishte vdekur, dhe i dërguan në Shkup. Më vonë dëgjova se babait i ishte dashur t’i amputohej krahu i djathtë, por shpëtoi, ashtu si edhe djali i tij.
Gjatë trajtimit, plaku i moshuar, ndonëse i plagosur, pyeste me shqetësim për kuletën dhe paratë që i kishin mbetur diku. Një rast tjetër i rëndë ishte familja Zymberi, ku u vranë 9 persona. Ishte një vajzë e lindur në vitin 1994, pra 7-vjeçare, e plagosur rëndë nga mina në pjesën e belit dhe të veshkave. Kishte humbur shumë muskulaturë dhe lëkurë. Ishte e vetëdijshme, fliste, por nuk jepte dot përgjigje të menjëhershme për shkak të shokut. Për fat, atë ditë erdhi Kryqi i Kuq dhe e mori, por vajza vdiq pas 3-4 ditësh në spitalin e Shkupit.
Kur shkoj në Sllupqan për vizitë (tani nuk guxoj të shkoj më në Maqedoni), vizitoj varrezat. Sa herë kam qenë atje, jam ndier keq sepse ajo vajzë kishte moshën e vajzës sime. Secili rast i asaj kohe është një roman më vete; mund të shkruhet pafund për atë që ka përjetuar popullata jonë.
UBT International Smart Schools shënoi 7 Marsin dhe Ditën e Shkollës me një program festiv dhe artistik
UBT mbështet Institutin për Krimet e Luftës me teknologji dhe ekspertizë për digjitalizimin e arkivës
UBT uron mësuesit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
“Nga salla e operacionit në dokumentimin e historisë” – Kirurgu Salih Krasniqi rrëfen përvojat e luftës në Podcast-in e UBT-së
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 7 mars, nga viti 1993-1999
Osmani: Sakrifica e Jasharëve është udhërrëfyesi ynë për shtetin
UBT bëhet institucioni i parë dhe i vetëm në Kosovë dhe në rajon që merr akreditim prestigjioz nga British Accreditation Council
11 projekte arkitekturore që do të formësojnë botën në 2026
Shfaqja për fëmijë “Picërraku” vjen këtë të shtunë në Teatri Dodona
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Kulturë3 months agoIvanka Trump zbulon librat për historinë shqiptare: Çfarë e tërheq?
