

Lajmet
Besnik Tahiri: Të ndryshohet rregullorja e Kuvendit
Published
4 years agoon
By
Betim GashiShefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete ka kërkuar që rregullorja e Kuvendit të shtyhet përpara dhe të ketë një afat kohor në këtë proces.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk ka logjikë që Kuvendi i Kosovës të mos mund ta ndryshojë që 9 vite rregulloren.
“Sugjerova që Rregulloja e Kuvendit të reflektojë kontekstin e Kosovës dhe argumentova se kjo rregullore duhet të lehtësojë punën e Kuvendit dhe jo të pengojë”, ka shkruar Tahiri.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ndër të tjera kërkova që rregullorja e Kuvendit të shtyhet përpara dhe procesi të ketë një afat kohor.
Theksova se nuk ka logjikë që Kuvendi i Kosovës të mos mund ta ndryshojë që 9 vite rregulloren. Sugjerova që Rregulloja e Kuvendit të reflektojë kontekstin e Kosovës dhe argumentova se kjo rregullore duhet të lehtësojë punën e Kuvendit dhe jo të pengojë.
Njëkohësisht, mirëprita angazhimim e shoqerisë civile, për kontributin e tyre me ndihmë profesionale.
You may like
Lajmet
Pep Guardiola përballë sfidës më të vështirë në Man City
Published
24 minutes agoon
September 3, 2025By
UBT News
Brenda Manchester Cityt kishte filluar të lëkundej pushteti që sezonin e kaluar pas dy humbjeve në tri ndeshjet e para të këtij edicioni, por çarjet janë thelluar edhe më shumë.
Ajo që dikur ishte makina më dominuese e Premierligës, papritmas duket e cenueshme madje edhe pas lëvizjeve të fundit në tregun e transferimeve.
Ardhja në ditën e fundit të afatit e Gianluigi Donnarummës, i cili nënshkroi për të zëvendësuar Edersonin pas kalimit të tij te Fenerbahçe, konsideroht një shtresë e ndryshimeve. Donnarumma është portier i nivelit botëror, por jo i tipit që zakonisht lidhet me Guardiolën.
Përveç Edersonit, gjatë verës janë larguar edhe emra si Kevin De Bruyne, Kyle Walker, Jack Grealish, James McAtee, Ilkay Gundogan dhe Manuel Akanji. Pa shumë zhurmë, një nga skuadrat më të mëdha që ka parë ndonjëherë Premier League është shpërbërë.
Mesfushori dirigjent dhe fituesi i Topit të Artë 2024 ka edhe dy vite kontratë, por ende nuk e ka rinovuar. Interesimi i hershëm i Real Madridit mbetet i gjallë, dhe ndjesia është se, nëse City nuk arrin ta rivendosë veten në majë, spanjolli mund të joshet për t’u rikthyer në qytetin e tij.
Brenda Etihad-it pranojnë se ekziston shqetësim. Rodri është i pazëvendësueshëm, zemra e sistemit të Guardiolës dhe rrjeti i sigurisë që u lejon yjeve të sulmit të shkëlqejnë. Humbja e tij do të ishte më shumë se një largim tjetër i profilit të lartë.
City ka kaluar tranzicione edhe më parë, por Pep Guardiola tani gjendet përballë sfidës së tij më të vështirë në Angli.
Ai ka rindërtuar skuadra, por jo nga një pozitë kaq e brishtë. Ky grup duket më pak i sigurt, më pak i paprekshëm.
Dhe nëse Rodri fillon të dyshojë në drejtimin e klubit, përballja me një tjetër lamtumirë të dhimbshme bëhet e pashmangshme. Burimet thonë se ai me të vërtetë po e peshojnë të ardhmen e tij.
Për City-n, çështja nuk është vetëm ndjekja e një titulli tjetër, por dëshmia ndaj vetë lojtarëve se ende i përkasin majës absolute.
/S.K/EO/
Lajmet
Spanca: Mbi 60 mijë euro u dhanë si subvencione për libra pa plotësuar kriteret më 2024
Published
34 minutes agoon
September 3, 2025By
UBTnews
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka deklaruar se gjatë auditimit të pasqyrave financiare të Ministrisë së Arsimit për vitin 2024 janë evidentuar parregullsi në procesin e subvencionimit të librave shkollorë. Sipas saj, ZKA-ja ka identifikuar mbi 60 mijë euro që janë dhënë si subvencion për qytetarë që kanë aplikuar pa i plotësuar kriteret për fëmijët e tyre.
Ajo në konferencë për media të mërkurën tha se për vitin shkollor 2025-2026 kanë diskutuar me MASHT-in dhe kanë ndërmarrë hapa të verifikimit, ku kanë obliguar shkollat që t’i verifikojnë paraprakisht cilët nxënës vijojnë mësimin në shkolla.
“Aty kemi prezantuar mangësitë sa i përket çështjeve që ndërlidhen me subvencionimin e librave. ZKA-ja ka identifikuar mbi 60 mijë euro janë dhënë si subvencion apo kanë aplikuar qytetarë të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret për fëmijët e tyre që të marrin subvencionimin për libra. Kjo ka ndodhur si pasojë e kontrolleve jo të mira nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit e cila e ka zhvilluar këtë aplikacion. Po ashtu ka qenë edhe një numër i qytetarëve që kanë aplikuar, vlera e tyre ka qenë 70 mijë euro, nuk mund të themi që nuk i kanë plotësuar kriteret por ka qenë e pamundur për neve të verifikojmë se për cilën shkollë kanë aplikuar. Stafi ynë ka biseduar me ministrin dhe aq sa kemi informacione për këtë sezon që ka filluar tashmë viti MASHT ka ndërmarrë hapa në bashkëpunim me nivelin lokal dhe kanë obliguar shkollat në komunë që t’i verifikojnë paraprakisht cilët nxënës vijojnë mësimin në shkollë”, tha ajo.
Vlora Spanca i bëri këto deklarata sot në një konferencë për media, ku u prezantuan rezultatet e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2024./D.B/KP
Aktualitet
Një hap drejt karrierës ndërkombëtare: Zgjidh Masterin në të Drejtën Komerciale në UBT
Published
38 minutes agoon
September 3, 2025By
Driton Iseni
Në epokën e globalizimit dhe digjitalizimit të tregjeve, ligji i biznesit është bërë një prej fushave më të rëndësishme dhe më të kërkuara në botën profesionale. Duke e njohur këtë nevojë, UBT ofron Programin Master (LLM) në të Drejtën Komerciale (Tregtare), i cili është dizajnuar për juristë, profesionistë dhe të diplomuar në drejtësi që synojnë të specializohen në sektorin e biznesit dhe tregtisë ndërkombëtare.
Ky program nuk është vetëm një rrugëtim akademik, por edhe një mundësi drejt karrierës ndërkombëtare, duke u ofruar studentëve njohuri të avancuara, përvojë praktike dhe një qasje kritike ndaj sfidave të së drejtës tregtare.
Çfarë përfiton një student i këtij programi?
- Njohuri të avancuara mbi kontratat tregtare – nga hartimi deri te ekzekutimi i tyre, duke përfshirë rastet e shkeljes dhe arbitrazhit.
- Të drejtën e shoqërive tregtare – themelimi, qeverisja, menaxhimi dhe shpërbërja e kompanive, sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Ekspertizë në të drejtën e konsumatorit dhe konkurrencës – ku studentët aftësohen të analizojnë dhe krahasojnë kuadrot ligjore të Kosovës me ato të BE-së dhe tregjeve globale.
- Pronësia intelektuale dhe inovacioni – trajnim i veçantë mbi menaxhimin e patentave, markave tregtare, të drejtave të autorit dhe sekreteve tregtare, thelbësore për bizneset moderne.
- Simulime të proceseve gjyqësore – studentët marrin pjesë në skenarë praktikë, duke menaxhuar ekipe, hartuar kontrata reale dhe përgatitur mbrojtje ligjore.
- Aftësi kërkimore dhe akademike – programi ofron mjete të avancuara për hulumtim shkencor, duke i përgatitur studentët për publikime dhe studime të thelluara.
Pse Master në të Drejtën Komerciale në UBT?
UBT është i vetmi institucion në Kosovë që kombinon teorinë e avancuar akademike me praktikën ligjore ndërkombëtare, përmes:
- Punëtorive me juristë dhe ekspertë të shquar vendas e të huaj.
- Pjesëmarrjes në raste reale të tregut global.
- Integrimit të studentëve në rrjetin profesional të UBT-së, i cili përfshin partneritete me kompani, institucione publike dhe organizata ndërkombëtare.
Objektivat kryesore të programit:
- Formimi i një baze solide mbi të drejtën tregtare kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Zhvillimi i aftësive për të adresuar çështje komplekse të qeverisjes korporative dhe përgjegjësisë sociale të bizneseve.
- Nxitja e mendimit kritik dhe kreativ në menaxhimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.
- Përgatitja e profesionistëve për një treg pune që kërkon ekspertë të gatshëm të ofrojnë zgjidhje për sfidat ligjore të epokës moderne.
Misioni i programit
Misioni i Masterit në të Drejtën Komerciale është të edukojë juristë me standarde të larta etike dhe profesionale, të pajisur me njohuri që tejkalojnë kufijtë e zakonshëm të teorisë dhe që lidhen drejtpërdrejt me praktikën. Në këtë mënyrë, UBT synon të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit, stabilitetit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon.
Ky program është një mundësi e artë për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e një fushe ku ligji dhe biznesi takohen, krijojnë inovacion dhe udhëheqin zhvillimin global.
Lajmet
Nis viti i ri shkollor në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Published
50 minutes agoon
September 3, 2025By
UBTnews
Ka nisur viti i ri shkollor 2025/26 në Qendrën Korrektuese të Dubravës, përmes paraleles së ndarë “Rudina” të Shkollës së Mesme Teknike “Mit’hat Frashëri” nga Gurrakoci.
Në njoftim bëhet e ditur se me të gjitha përgatitjet paraprake të përfunduara nga personeli mësimdhënës, materialet shkollore, mjetet didaktike e deri te pajisjet teknologjike, procesi mësimor ka filluar me sukses.
Në këtë vit shkollor, në klasën e X janë regjistruar një numër i konsiderueshëm nxënësish, të cilët do të ndjekin mësimet në teori dhe praktikë nën kujdesin e stafit profesional.
“Arsimi dhe edukimi mbeten një nga shtyllat kryesore të procesit të risocializimit, duke i dhënë secilit individ mundësinë për zhvillim personal dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë. Përmes arsimit, nxënësit fitojnë aftësi, njohuri të dobishme dhe mbi të gjitha, besim në veten e tyre. Qendra Korrektuese e Dubravës, në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Teknike “Mit’hat Frashëri” – paralelja “Rudina”, mbetet e përkushtuar që përmes edukimit të kontribuojë në riedukimin, integrimin dhe zhvillimin e të dënuarve”, thuhet tutje në njoftim./D.B/EO

Pse Jennifer Aniston nuk merr pjesë asnjëherë në Met Gala?

Pep Guardiola përballë sfidës më të vështirë në Man City

Spanca: Mbi 60 mijë euro u dhanë si subvencione për libra pa plotësuar kriteret më 2024

Një hap drejt karrierës ndërkombëtare: Zgjidh Masterin në të Drejtën Komerciale në UBT

Hulumtimi: Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Kryeziu: Paraqitja e kryeministrit Kurti në Gjykatë nuk është standard i dyfishtë në raport me ftesën nga Prokuroria Speciale

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Aksionet amerikane përfundojnë në rënie pas vendimit të gjykatës që vë në dyshim tarifat e Trump
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Aktualitet1 week ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet1 month ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës