Lajmet

Besnik Tahiri emërohet ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka emëruar Besnik Tahirin ministër në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit.

Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla./UBTNews

Bota

Armëpushimi me Gazën, Netanyahu niset për në SHBA

Published

on

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të mbërrijë në Shtetet e Bashkuara për të diskutuar fazën e dytë të armëpushimit me grupin palestinez Hamas në Gaza. Negociatat për këtë fazë do të fillojnë në Uashington, DC, dhe pritet të zhvillohen të hënën. Takimi i parë i Netanyahu me presidentin amerikan Donald Trump do të zhvillohet të martën në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri izraelit do të diskutojë me dërguarin e Trump për Lindjen e Mesme, Steve Whitkoff, për kushtet që lidhen me fazën e dytë të armëpushimit. Ky udhëtim vjen pas nënshkrimit të fazës së parë të armëpushimit më 19 janar, që çoi në lirimin e 33 robërve izraelitë në këmbim të 2,000 të burgosurve palestinezë. Faza e dytë do të përfshijë lirimin e robërve të mbetur dhe mund të përmbyllet me një marrëveshje më të qëndrueshme për fundin e konfliktit./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Kryeqyteti shpall gjendje të jashtëzakonshme për menaxhimin e mbeturinave

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për menaxhimin e mbeturinave. Sipas drejtuesve të komunës, vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme bazohet në rezultatet e arritura gjatë vitit 2024, pas marrjes së masave emergjente për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave.

Një ndër hapat kryesorë ishte përfshirja e operatorëve ekonomikë në zonën qendër dhe furnizimi i lokacioneve me kontejnerë të rinj, çka ndikoi në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për qytetarët.

“Duke qenë se ndërmarrja “Pastrimi” vazhdon të përballet me mungesë të mekanizmit të nevojshëm dhe nuk është në gjendje të përmbushë detyrimet kontraktuale, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka siguruar mekanizëm shtesë për vitin 2025. Konkretisht, janë blerë kamionë të rinj për ndërmarrjen “Pastrimi” dhe 2,500 kontejnerë të rinj, të cilët ende nuk janë shpërndarë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme. Po ashtu, është iniciuar procedura e prokurimit për angazhimin e pesë operatorëve privatë në grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave, me synimin që ndarja e Prishtinës në gjashtë zona të bëjë kryeqytetin ndër më të pastërtit në rajon. Megjithatë, ndërkohë që po punohej për zbatimin e këtyre reformave, me iniciativën e asamblistit të PDK-së, Leotrim Retkoceri, dhe me mbështetjen e grupit të asamblistëve të Vetëvendosjes, u miratua ndryshimi i rregullores për menaxhimin e mbeturinave. Ky ndryshim i dha ndërmarrjes “Pastrimi” të drejtën ekskluzive për këtë shërbim, duke përjashtuar operatorët privatë dhe duke krijuar një monopol që, siç ishte e qartë për propozuesit dhe votuesit e tij, do të çonte në kaos ambiental dhe në mungesë të shërbimit bazik për qytetarët. Ditëve të fundit, kemi pranuar ankesa të shumta nga qytetarët për mungesën e shërbimit me javë të tëra, veçanërisht në sistemin “derë më derë”. Një ekip i krijuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike ka inspektuar terrenin dhe ka konstatuar një situatë alarmante, me rrezik të madh përhapjeje epidemish. Për këto arsye, si institucion përgjegjës për mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit, jemi të detyruar të shpallim sërish gjendjen e jashtëzakonshme. Ky hap është i domosdoshëm për të marrë masat e nevojshme që situata të vihet nën kontroll, duke garantuar pastërtinë dhe shërbimet bazike për qytetarët e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Continue Reading

Bota

Konservatori Bart De Wever kryeministri i ri i Belgjikës

Published

on

Udhëheqësi i konservatorëve flamandë, Bart De Wever, u betua sot si kryeministri i ri i Belgjikës në një ceremoni solemne përpara mbretit Philippe në pallatin mbretëror, së bashku me 14 anëtarët e kabinetit të tij.

De Wever, 54 vjeç, është separatisti i parë flamand që merr drejtimin e qeverisë federale të Belgjikës. Pas një periudhe të gjatë si kryebashkiak i Antverpës për 12 vjet, ai u bë lider i partisë N-VA që fitoi zgjedhjet legjislative tetë muaj më parë. Me këtë fitore, ai është në krye të një qeverie të djathtë, e cila përbëhet nga katër parti partnere.

Në fjalimin e tij pas betimit, De Wever premtoi të jetë më i rreptë në politikën e azilit dhe të sigurisë, si dhe të kufizojë përfitimet e papunësisë për të shpërblyer punën, duke caktuar dy vjet si periudhën maksimale për përfitime.

Qeveria e re, që përfshin 11 burra dhe katër gra, zëvendëson kabinetin e mëparshëm të kryeministrit liberal Alexander De Croo, që ka udhëhequr Belgjikën që nga tetori 2020. Ky ndryshim shënon kthimin në pushtet të “Aleancës së Re Flamane” (N-VA), e cila kishte udhëhequr një koalicion të qendrës së djathtë nga viti 2014 deri në vitin 2018.

Koalicioni i ri përfaqëson një shumicë të fortë në parlament, me 81 nga 150 deputetët, pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 qershor të vitit të kaluar./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Ushtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66

Published

on

By

Në kuadër të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura Turke dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës, është realizuar me sukses trajnimi për pajisjen HAR-66.

Sipas një njoftimi të FSK-së, ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.

Bashkëpunim i vazhdueshëm mes dy forcave kontribuon në avancimin e aftësive operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj, për të qenë gjithnjë e më e gatshme për të përmbushur misionin dhe detyrat e saj”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara