Lajmet

Berishaj e mohon aferën korruptive

Berisha ka thënë se nuk është marrë fare me atë lajm, të cilën e ka konsideruar si të pavërtetë.

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka thënë se e ka paditur portalin slloven që raportoi se ai “mori 600 mijë euro nga kompania GEN”, ka qenë e lidhur me zgjedhjet në Slloveni.

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Berisha ka thënë se nuk është marrë fare me atë lajm, të cilën e ka konsideruar si të pavërtetë.

“Ka qenë një prononcim i një portali,  i cili ishte një ditë para zgjedhjeve në Slloveni. Qysh nga mosha 16 vjeçare kam qenë atje, dhe njihem me gjithë politikanët atje. Lajmin të cilën ma kanë montuar mua nuk e kam shikuar.E pyesnin nëse e njiheni zotëri Martin Berishajn, jeni fotografuar dhe nuk jam marrë me shumë me atë lajm. Unë ashtu siç kam thënë e kam paditur në Lublanë atë portal, i cili ka shpif për mua sepse e drejta e lirisë së fjalës nuk nënkupton me fol gjithçka për një person”, tha ai. 

“Asnjë televizion nuk është marrë me atë problem fare. Për mediat e Kosovës nuk kam pushkë, janë të lirë me shkruar gjithçka”, tha tutje Berisha.

Kryetari i këtij Komisioni, Driton Selmanaj, e pyeti për kompanitë që i ka në zotërim.

“A jeni drejtor në një kompani në Podgoricë, a jeni aksionar në firmën ‘Muloja’ në Kosovë. A keni bashkëpunim me GEN-in në Serbi”, pyeti Selmanaj.

Ndërsa Berishaj tha se bashkëpunim me GEN-on ka pasur në të kaluarën, pasi e njëjta është firmë sllovene dhe ka filiale në Serbi dhe në shumë vende të botës.

“EM Consulting e kam themeluar në Mal të Zi dhe nuk funksionon që nga viti 2020, është mbyllur dhe nuk rezulton si ndërmarrje që qarkullon. Për firmën e dytë jo nuk jam. E kam shitur në vitin 2019”, tha ai, duke thënë se në ARBK është dashur ta largojë emrin e tij si pronar. Dua të jem i qartë. GEN-i është në 25 vende të botës, e njoh shumë mirë dhe 100 për qind në pronësi sllovene. Kam qenë aty si këshilltar, dhe GEN është regjistruar në vitin 2009 në ZRrE. Prandaj nga viti 2019 dhe 2020 nuk jam marrë më me ta sepse pasi kam filluar punën si ambasador kam çliruar”, deklaroi ai tutje.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, pyeti nëse ka pasur komunikim me krerët e shtetit dhe me ministra të kabinetit qeveritar. Ai e pyeti nëse 600 mijë eurot e përmendura në media, i ka dërguar edhe nëpër partitë politike.

“Gjatë kësaj periudhe që ne po hetojmë, a keni pasur komunikim me ministren Artane Rizvanolli, me kryeministrin Kurti”, pyeti Tahiri.

Por të gjitha këto i mohoi Berishaj.

“Jo nuk kam pasur. Të gjitha takimet që i bëj, janë të shkruara dhe të protokolluara, me gojë nuk ka pasur. Me përgjegjësi morale dhe juridike e them, ato mjete nuk kanë përfunduar as te Albin Kurti, as te Memli Krasniqi e as te Ramush Haradinaj. Asnjë mjet, as në Slloveni e as në Kosovë”, tha Berishaj.

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara