Lajmet

Berisha i përgjigjet ambasadores amerikane: Asgjë s’mund të më pengoj të përmbush misionin e besuar nga zgjedhësit shqiptarë

Published

on

Pas kërkesës së ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bërë kreut të PD-së, Lulzim Basha, që të mos lejojë futjen e Sali Berishës në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë, ka reaguar ky i fundit, duke thënë se deklarata e ambasadores është një dhunim flagrant i misionit të saj.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën të përmbushë misionin e tij të besuar nga zgjedhësit shqiptarë në mbrojtje të interesit kombëtar dhe publik të shqiptarëve”.

Postimi i plotë:

Njoftim shtypi!

Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me nje deklarate fyese per cdo demokrat dhe shqiptar duke iu permendur barin, ne dhunim flagrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem.

Lidhur me keto deklaroj sa vijon:Asnje shpifje, trillim apo sajim nuk mund te pengoje kurre Sali Berishen te permbushe misionin e tij te besuar nga zgjedhesit shqiptare ne mbrojtje te interesit kombetar dhe publik te shqiptareve.

Qe nga data 19 maj 2021 dhe deri sot pas vendimit te Sekretarit Blinken, te bazuar ne lobimin korruptiv te Edi Rames dhe George Soros, armik i demokracise se shqiptareve dhe shpifjet e tyre, une i kam kerkuar dhe i kerkoj Sekretarit Blinken te publikoje çdo fakt, dokument apo prove qe ai ose kushdo tjeter mbi toke disponon per te faktuar ato qe ka shkruar ne vendimin e tij.

Por deri sot nuk eshte publikuar asnje prove dokumet apo fakt vetem e vetem se ato nuk ekzistojne.
Per te gjitha keto une kam njoftuar se kam paditur Sekretarin Blinken per shpifje ne Gjykaten Korreksionale te Parisit.

Deri sot Departamenti i Shtetit me zedhenesin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka te bazuar ne raporte te NGO lokale, rajonale dhe nderkombetare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion te qeverise shqiptare.

Domethene vendimi i Sekretarit Blinken eshte bazuar ne raportet e armiqeve te mi, NGO te kontrolluara nga George Soros dhe raportet e mediave te kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete te Edvin Rames te pa publikuara kurre ne Shqiperi.

Duke shprehur bindjen se vendimi eshte nje abuzim i paster me ligjin e Kongresit te SHBA, perdorimin e tij si arme kunder kundershtareve politik te multimilardierit George Soros dhe mikut te tij te ngushte Edi Rama, une pavaresisht nga keto perseri ftoj Sekretarin Blinken ti bej te gjitha publike.

Perveç ketyre e ftoj Sekretarin e Shtetit te ndikoje tek Edi Rama qe te votojme ne parlament ligjin e vetingut te politikaneve. Une dua ti rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve.

Ne kete kontekst shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fyerje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne diktature apo nga raciste albanofobe.

Se fundi, nuk e di nese takimi i sotem i Zj ambasadore Kim ka ndonje nxitje nga denoncimi im i marreveshjes se dyshimte qe u njoftua se u arrit ne prani dhe me nxitjen tuaj midis Kryetares se KLGJ, Llagami dhe Instututi East West qe sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico.

Duke ju kerkuar mundesisht te beni transparente kete marreveshje ju siguroj se sikunder deri sot do te denoncoj çdo afere te dyshimte nga cilido dhe pa asnje hezitim.Shqiptaret jane njerez te lire dhe me dinjitet qe nuk meritojne bar por transparence! sb

lajme

Fitore historike me 9 gola: Como e Fabregasit shkatërron Lensin dhe thyen rekorde në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Skuadra italiane Como ka hyrë në librat e historisë së futbollit evropian, duke regjistruar një nga triumfet më spektakolare që ka njohur ndonjëherë Liga e Kampionëve, pasi mposhti Lensin me rezultatin e pabesueshëm 1-9 në udhëtim.

Ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas me këtë përfundimtar barazoi rekordin historik për fitoren më të thellë me optikën e tetë golave diferencë, një arritje kjo që mbahej më parë vetëm nga Liverpooli (8-0 ndaj Besiktasit në vitin 2007) dhe Real Madridi (8-0 ndaj Malmos në vitin 2015).

Përveç barazimit të këtij rekordi, Como u bë ekipi i parë në historinë e kompeticionit që arrin të shënojë nëntë gola si mysafir. Deri më tani, vetëm Bayern Munichu kishte realizuar nëntë gola në një ndeshje (në fitoren 9-2 ndaj Dinamo Zagrebit në vitin 2024), por ato i kishte shënuar në fushën e vet.

Protagonist kryesor i mbrëmjes ishte sulmuesi Tasos Douvikas i cili realizoi het-trik, ndërsa seria e golave u plotësua nga Nico Paz, Lucas Da Cunha, Marc-Oliver Kempf, Mattia Liberali, Martin Baturina dhe Matteo Papaccioli.

Kjo paraqitje mbetet një tjetër dëshmi e ecurisë mbresëlënëse të Comos në edicionin e saj debutues në elitën e futbollit evropian. /E.A/

 

Continue Reading

lajme

Real Madridi triumfon sërish në fund ndaj AEK-ut të Athinës me golin e Valverdes

Published

on

By

Real Madridi ka regjistruar një tjetër fitore dramatike në minutat e fundit, duke triumfuar si mysafir me rezultatin 2-3 përballë AEK-ut të Athinës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra greke shkaktoi befasi në pjesën e parë duke kaluar në epërsi përmes një supergoli nga distanca të shënuar nga Koita (12′). Përgjigja e madrilenëve erdhi në minutën e 32-të, kur Jude Bellingham barazoi shifrat me një gol fantastik me thembër, pas një asistimi nga Cucurella.

Megjithëse Reali pati disa raste të mirëfillta për të kaluar në avantazh gjatë pjesës së dërguar, ishte AEK-u që gjeti sërish golin me anë të Stavros Pilo (75′) nga afërsia. Gëzimi i vendësve megjithatë zgjati vetëm tre minuta, pasi Kylian Mbappe u tregua i saktë në minutën e 78-të për të barazuar sërish rezultatin, pas një asistimi të Dumfries.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë doli Federico Valverde (90+2′), i cili me një goditje të fuqishme dhe precize nga distanca mposhti portierin vendas, duke siguruar tri pikët e arta për “Los Blancos”.

Me këtë fitore të re, Real Madridi ngjitet në kuotën e 12 pikëve në tabelë, ndërsa AEK-u mbetet me tri pikë të grumbulluara. /E.A/

 

Continue Reading

lajme

Zemra rrah për Kosovën: Florent Hajdini refuzon Austrinë dhe zgjedh “Dardanët”

Published

on

By

Talenti i futbollit Florent Hajdini ka marrë vendimin përfundimtar rreth së ardhmes së tij ndërkombëtare, duke zgjedhur që të përfaqësojë ngjyrat e Kosovës dhe duke refuzuar ofertën nga Përfaqësuesja e Austrisë.

Duke dëshmuar lidhjen e fortë emocionale me vendin e origjinës, futbollisti ka përcjellë një mesazh të qartë për vendimin e tij: “Faleminderit për gjithçka, por zemra rrah për Kosovën”.

Me këtë zgjedhje, Hajdini i bashkohet listës së talentëve të shquar diasporikë që i përgjigjen pozitivisht thirrjes së “Dardanëve”, duke shtuar opsione të rëndësishme për strukturat e ardhshme të Përfaqësueses së Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Continue Reading

Lajmet

Muriqi pas fitores ndaj Liverpoolit: I treguam Evropës sa e madhe është Fenerbahçe

Published

on

By

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka vlerësuar lart fitoren me përmbysje të Fenerbahçes ndaj Liverpoolit me rezultat 3-2, duke deklaruar se ky triumf i tregoi mbarë Evropës madhështinë e gjigantit turk.

Prizrenasi u fut në lojë në pjesën e dytë si zëvendësues i Romelu Lukakut dhe pas vetëm pak minutash realizoi golin e fitores. Përveç golit vendimtar, paraqitja e tij u vlerësua lart nga platforma e specializuar Sofascore, e cila i dha notën 7.5 – ndër më të lartat e ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur. Ky gol është një dhuratë për tifozët tanë. Po kalojmë disa kohë të vështira, por sot i treguam të gjithëve se sa e madhe është Fenerbahçe,” tha Muriqi pas takimit.

Ai shtoi se skuadra e nisi ndeshjen mjaft mirë dhe tregoi karakter për t’u rikthyer nga disavantazhi 1-2: “Të gjithë e ndjenë këtë energji. E nisëm mirë, goditëm shtyllën dhe pësuam një gol të pafat, por ia dolëm të riktheheshim. Kjo është madhështia e këtij klubi. Shpresoj me shpirt që ky triumf të shërbejë si pikë kthese për ne.”

Sulmuesi shtatlartë do të paraqitet me Fenerbahçen edhe në ndeshjen e këtij vikendi në kampionat, përpara se të udhëtojë drejt Kosovës për t’u grumbulluar me kombëtaren për dy sfidat e muajit nëntor ndaj Izraelit dhe Irlandës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara