Lajmet

Beogradi bëhet gati të presë Merkel, 2 helikopterë, 400 policë e Njësia e Antiterrorit ruajnë jetën e kancelares

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Beogradin ditën e sotme, 13 shtator.

Published

on

Merkel do të mbërrijë në Aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit në orën 16:00 pasdite, ku do të qëndrojë një ditë për të mbërritur më pas në Tiranën zyrtare, në një takim me kryeministrin Edi Rama. 

Gjatë vizitës së kancelares në Beograd do të jenë në fuqi masa të rrepta sigurie.

“Blic” shkruan se do të ketë 2 helikopterë policie në terren gjatë vizitës 2-ditore. Anëtarët e ministrisë së Brendshme do të vendosen në të gjithë rrugën në të cilën do të lëvizë Angela Merkel. Sipas burimeve të “Blic” rreth 600 persona do të jenë përgjegjës për sigurinë e kancelares gjermane, raporton OraNews

Gjithashtu do të marrin pjesë më shumë se 50 anëtarë të Njësisë së Sigurimit të Personelit, 100 pjesëtarë të xhandarmësirë, 400 policë të Beogradit dhe 10 pjesëtarë të Njësisë Speciale Antiterroriste.

Disa ekipe zjarrfikësish dhe ekipe mjekësore do të jenë në detyrë gjatë gjithë kohës.

Përgatitjet e tjera për ardhjen e Angela Merkel janë drejt përfundimit. Flamujt u vendosën para Pallatit të Serbisë, si dhe në Kullën Genex në Beogradin e Ri, ku do të kalojë delegacioni.

Angela Merkel do të mbërrijë në Serbi sot pas orës 16:00, dhe ajo do të kalojë natën në Beograd.

Sa i përket vizitës së saj në Shqipëri, Merkel pritet të mbërrijë në datën 14 në Tiranë ku do të takohet fillimisht me kryeministrin Rama.

Më pas Merkel do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit. 

Continue Reading

Vendi

692 milionë euro nga mërgata në gjashtë muajt e parë të vitit

Published

on

By

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se dërgesat e mërgatës në Kosovë kanë arritur në 692 milionë euro gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përmes një postimi, Gërvalla ka vlerësuar lart kontributin e bashkatdhetarëve, duke e cilësuar atë si një dëshmi të lidhjes së fuqishme dhe të pandashme me atdheun.

“Kjo shifër tregon shumë më tepër se një kontribut ekonomik. Tregon pikërisht lidhjen e pandashme që nuk e kanë këputur as mijëra kilometra largësi. Tregon se sa fort mërgata jonë vazhdon ta mbajë Kosovën afër vetes”, ka deklaruar ajo.

Më tej, ministrja theksoi se këto mjete financiare luajnë një rol jetik në mirëqenien e familjeve kosovare, konsumin vendor, kursimet dhe investimet, si dhe në ruajtjen e stabilitetit ekonomik e financiar të vendit. Ajo rikujtoi se gjatë dekadës së fundit, remitancat kanë përbërë mesatarisht 12% deri në 14% të Produktit Brendshëm Bruto (BPV) të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Vendi

Miratohet buxheti prej mbi 161 milionë eurosh i Prishtinës për vitin 2027, VV voton kundër

Published

on

By

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin 2027, i cili kap vlerën e mbi 161 milionë eurove.

Pas votimit, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka cilësuar këtë miratim si një hap vendimtar që i mundëson kryeqytetit të vazhdojë planifikimin dhe realizimin e projekteve e shërbimeve për qytetarët.

“Urime, Prishtinë! Buxheti për vitin 2027 u votua. Mbi 161 milionë euro për qytetarët e Kryeqytetit: për shkollat, shërbimet publike dhe investimet që e çojnë Prishtinën përpara”, ka deklaruar Rama.

Kryetari i Prishtinës ka falënderuar asamblistët që mbështetën projektbuxhetin, ndërsa bëri të ditur se asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër.

Rama theksoi se pas këtij vendimi, fokusi i plotë i nivelit komunal do të jetë në zbatimin e projekteve konkrete dhe përmirësimin e shërbimeve si në lagjet urbane, ashtu edhe në fshatrat e kryeqytetit.

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në UBT: 20% bursë në disa nga programet kryesore

Published

on

By

Të gjithë të interesuarit që synojnë të bëhen pjesë e UBT-së, institucionit lider të arsimit të lartë në Kosovë dhe platformës më të madhe arsimore e inovative në rajon — janë vetëm një hap larg fillimit të rrugëtimit të tyre akademik.

Në UBT kanë mbetur edhe pak vende te lira në disa nga programet me të kërkuara dhe inovative  të momentit, më mundësi zhvillimi në karrierë.

Më qëllim për t’i mbështetur studentët e rinj, UBT ofron 20 për qind bursë studimi për të tri vitet e akademike në programe specifike si: Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore, Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (Real Estate), Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukture, Inxhinieri e Energjisë, Artet dhe Mediat Digjitale, si dhe në degën e Gjuhës Angleze.

Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore – një nga sektorët më vitalë e me kërkesë të vazhdueshme globale.

Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (Real Estate) – i vetmi program i këtij lloji që përgatit profesionistë për tregun dinamik të punës.

Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturës si dhe Inxhinieri e Energjisë – dy degë kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe teknologjik.

Artet dhe Mediat Digjitale – për të gjithë të apasionuarit pas dizajnit, komunikimit vizual dhe teknologjive kreative.

Gjuhë Angleze – program i cili u hap dyert studentëve për karrierë e mundësi ndërkombëtare.

Përveç  në Prishtinë, kërkesë e lartë për regjistrim është shënuar edhe në kampuset rajonale të UBT-së, ku numri i vendeve të mbetura po shkon drejt përmbylljes së plotë të listave.

Veçanërisht në qytetin e Prizrenit, kanë mbetur vetëm edhe pak vende të lira në tre nga programet më të kërkuara: Shkenca Kompjuterike, Juridik, si dhe Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor.

Gjithashtu, procesi i regjistrimeve është drejt fundit edhe për një varg programesh të tjera me karakter të lartë praktik e aplikativ, si: Sistemet e Informacionit, Inxhinieria e Mekatronikës, Studimet e Sigurisë, si dhe në programin unik Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment.

UBT fton të gjithë maturantët dhe studentët e ardhshëm që të shfrytëzojnë këtë mundësi të fundit, të vizitojnë kampuset e UBT-së apo të aplikojnë online për të siguruar vendin e tyre në një nga universitetet më të meituruara për cilësi, infrastrukturë moderne dhe shkallë të lartë të punësimit të diplomuarve.

Continue Reading

Të kërkuara