Sport

Benzema afër rinovimit me Real Madridin deri më 2023

Published

on

Karim Benzema është afër rinovimit të kontratës së tij me Real Madridin deri në verën e vitit 2023.

Klubi do t’ia shtojë edhe një vit në kryeqytet pasi kontrata aktuale është valide deri më 2022.

Benzema tashmë ka marrë thirrjen nga klubi për të rinovuar, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme që ai ka dhënë deri më tani këtë sezon.

Real Madrid, duke i ofruar një zgjatje prej një viti, i mbetet besnik politikës së tyre për të marrë gjërat vit pas vit për lojtarët mbi moshën 30 vjeçare.

Klubi në anën tjetër nuk ka dashur që francezi të futet në vitin e fundit të kontratës së tij, siç ka ndodhur me Sergio Ramos, Lucas Vazquez dhe Luka Modric.

Benzema ka qenë i qartë për dëshirën e tij për të luajtur në Real Madrid të paktën deri në vitin 2023.

“Dera ime është e hapur nëse presidenti dëshiron të më rinovojë kontratën”, kishte thënë ai.

Nr.9 është shënuesi i pestë më i mirë në historinë e Los Blancos.

Sport

Agim Ademi takohet me Glauk Konjufcën për përgatitjet e kombëtares së Kosovës

Published

on

By

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, zhvilloi sot një takim pune me Glauk Konjufcën,për të diskutuar përgatitjet e kombëtares së Kosovës për ndeshjen e rëndësishme kundër Sllovakisë në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

Në takim morën pjesë edhe anëtari i KE të FFK-së, Samir Ujkani, dhe menaxheri i ekipit kombëtar, Bajram Shala. Ata informuan për përgatitjet e ekipit dhe organizimin e udhëtimit drejt Bratislava.

Konjufca përgëzoi ekipin për rezultatet e arritura deri tani dhe nënvizoi se puna ekipore dhe angazhimi i përbashkët kanë sjellë fitore të rëndësishme, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ai gjithashtu siguroi se institucionet shtetërore do të ofrojnë mbështetje të plotë për rrugëtimin historik të kombëtares drejt Kupës së Botës.

Takimi u bë i ditur nga Ademi në faqen e tij zyrtare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes FFK-së dhe institucioneve shtetërore për suksesin e ekipit kombëtar.

Continue Reading

Sport

Katër ekipet më të mira të Ligës Unike përballen në Prizren për trofeun e madh

Published

on

By

Basketbolli mbarëshqiptar rikthehet me një ngjarje madhështore në Prizren, ku katër ekipet më të mira të Ligës Unike të Basketbollit do të përballen për trofeun e madh.

Në këtë fazë të emocionueshme, përballen:

Team Peja 03 vs Team Tirana

Team Bashkimi vs Team Flamurtari

Ngjarja zhvillohet më 17–18 mars 2026 në Palestrën Sportive “Sezai Surroi”, duke sjellë spektakël dhe rivalitet të fortë mes ekipeve më të mirë të rajonit.

Ky është momenti ideal për të ndjekur nga afër rivalitetin më të madh të Ligës Unike dhe për të parë se kush do të shkëlqejë drejt trofeut të madh.

Continue Reading

Sport

Albion Ymeri shpallet kampion i Ballkanit në triatlon

Published

on

By

Triatlonisti kosovar Albion Ymeri është shpallur zyrtarisht kampion i Ballkanit në garat e triatlonit, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në kampionatin e mbajtur në Podgorica.

Ymeri arriti të lërë pas konkurrentët më të fortë të rajonit, duke dëshmuar formë të jashtëzakonshme dhe duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses të rëndësishëm në sportet e qëndrueshmërisë.

Sukseset për ekipin kosovar nuk u ndalën vetëm me këtë triumf. Në këtë kampionat shkëlqeu edhe Nerenxa Kuqi, e cila fitoi medaljen e artë në kategorinë e pionierëve, ndërsa Genc Isufi u rendit i pari në kategorinë e moshës 20–30 vjeç.

Triatloni është një sport që kombinon tre disiplina të qëndrueshmërisë: notin, çiklizmin dhe atletikën, të cilat zhvillohen në këtë renditje gjatë garës.

Me këtë sukses, Albion Ymeri po vazhdon të konfirmohet si një nga sportistët më premtues të këtij sporti në rajon, duke u transformuar nga një sportist lokal në një konkurrent serioz në arenën evropiane.

Continue Reading

Sport

Almir Kryeziu shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superliga e Kosovës, Albi Mall, ka vazhduar ndarjen e çmimit tradicional Ylli i Javës, që i jepet futbollistit më të dalluar të javës në elitën e futbollit kosovar.

Për javën e 24-të të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ballkani, Almir Kryeziu. Ai pati një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen ndaj FC Drita, ku shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër në fitoren 3-0 të skuadrës së tij.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pas marrjes së çmimit, Kryeziu u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe për fitoren e ekipit.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse Drita ka një skuadër shumë të mirë. E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Jemi në vendin e parë me pikë të barabarta, por kemi edhe shumë ndeshje të cilat do t’i luftojmë. Falënderoj komisionin për vlerësimin, klubin dhe jam i lumtur që jam në formë dhe po mund ta ndihmoj ekipin”, deklaroi ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Continue Reading

Të kërkuara