Shëndet

Benefitet e hudhrës së zezë

Procesi i nxirjes arrihet në mënyrë të natyrshme pa aditivë të shtuar.

Published

on

Në mitologjinë aziatike, hudhra e zezë thuhej që ofronte përjetësinë.

Ndoshta kjo është thjesht legjendë, por nuk ka asnjë dyshim që hudhra e zezë është e mirë për shëndetin, duke qenë se është e pasur me antioksidantë, dy herë më shumë se hudhra e zakonshme që ne njohim dhe duam.

Si nxihet hudhra? Duhet të dini që ky proces bëhet në mënyrë të natyrshme pa aditivë të shtuar.

AgroWeb.org ju tregon se hudhra e zezë bëhet nëpërmjet një procesi fermentimi, një teknikë që aplikohet prej mijëra vitesh. Hudhra përmban sheqerna dhe amino acide.

Gjatë procesit të fermentimit, këto elementë prodhojnë melanoidinën, një substancë me ngjyrë të zezë që është përgjegjëse për nxirjen e hudhrës.

Zakonisht, fermentimi i hudhrës ndodh në një proçes të kontrolluar që shija dhe përmbajtja e saj të ruajnë vlerat.

Si të përgatisësh hudhrën e zezë në shtëpi?

Zgjidhni kokrrat e hudhrës së freskët me thelbinj të plotë kryesisht me ngjyrë të bardhë ose të kuqe. AgroWeb.org ju këshillon që kokrra duhet të jetë e paprekur dhe e padëmtuar, përndryshe të gjitha përpjekjet do të shkojnë dëm.

Procesi është shumë i thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë. Pasi t’i lani dhe pastroni lërini të thahen në një vend të freskët për më shumë se gjashtë orë.

Shikoni nëse janë të pastra. Nëse jo, lajini sërish. Mos përdorni hudhër të njomë. Fusni kokrrat e hudhrës në një tenxhere ose enë me korent.

Nuk është e nevojshme të hiqni lëkurën e hudhrës. Në Azi, njerëzit kanë enë të posaçme me temperaturë të ulët dhe nivel gradimi të lagështisë që përdoret në një proces nxirje që zgjat shumë orë. Ky proces nis dhe mbaron duke rritur nga pak temperaturën dhe duke ulur lagështinë në të njëjtën kohë.

Por, ka disa mënyra sipas kërkimeve të AgroWeb.org, nxirja e hudhrës bëhet edhe në furrë, ose në tenxhere me presion, ose me korent.

Nxirja e hudhrës kërkon një temperaturë të ulët dhe të ngadaltë, dhe më e mira është përdorimi i një tenxhere ku temperatura të gradohet 50 apo 60 gradë dhe ta lini në prizë për të paktën 14 ditë. Tenxheren nuk duhet ta mbani brenda në shtëpi sepse aroma e hudhrës është shumë e fortë.

Si të gatuash hudhrën e zezë?

Pasi të keni nxjerrë hudhrën e zezë, ju mund ta gatuani atë në shumë mënyra, shumica prej të cilave të ngjashme me rastin e hudhrës së bardhë. Hudhrën e zezë mund ta përdorni në gatime, pica, pure, oriz. Mund ta shoqëroni me djathra, mish në furrë, salçice, peshk etj.

Vlerat shëndetësore

Proçesi i fermentimit nuk ia merr hudhrës vlerat fantastike të saj. Në fakt, hudhra është e pasur me antioksidantë dhe substanca të tjera që janë shumë efektive në parandalimin e kancerit dhe një sërë sëmundjesh të tjera. Hudhra e zezë i ka këto vlera të shumëfishuara dhe me kalimin e kohës ajo bëhet më e ëmbël. Hudhrën e zezë mund ta ruani për deri 3 muaj duke e vendosur në një enë qelqi dhe ruajtur në frigorifer.

Kundër kolesterolit

Procesi një-mujor i fermentimit krijon një supër hudhër. Të gjithë përbërësit dhe vlerat fillestare që gjenden tek hudhra e freskët shumëfishohen tek hudhra e zezë dhe kanë aftësi të mrekullueshme për uljen e kolesterolit.

Mbron nga infeksionet

Hudhra e bardhë përmban shumë substanca që luftojnë mikrobet, infeksionet dhe mykun. Tek hudhra e zezë, përbërësi i njohur si S-allylcysteine ndihmon në përthithjen e alicinës. Ajo ndihmon metabolizmin dhe fuqizon aftësitë mbrojtëse kundër infeksioneve.

Mbron nga sëmundjet

Hudhra është e pasur me antioksidantë. Niveli i tyre tek hudhra e zezë është dyfish më i lartë. E dimë tashmë që antioksidantët mbrojnë qelizat nga sëmundjet dhe parandalojnë procesin e plakjes.

Duke qenë se hudhra e zezë është kaq e fuqishme, antioksidantët që ajo ofron japin mbrojtjen maksimale nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Rrjedhimisht hudhra e zezë është një ushqim ideal për të luftuar sëmundjet kronike.

Radikalet e lira shkaktojnë dëme të mëdha në zemër, duke hapur rrugën për sëmundje si ajo e Alzheimerit, probleme me qarkullimin e gjakut, artitit dhe sëmundje të tjera kronike. Hudhra e zezë nuk ka të njëjtën aromë të fortë si hudhra e bardhë dhe mund të konsumohet në sasi të mëdha pa dhënë ato efektet e padëshiruara siç është aroma e gojës./AgroWeb.org

Continue Reading

Vendi

United Hospital sjell ofertë gjatë gjithë marsit: kolonoskopi me sedacion nga 190€ në 129€

Published

on

By

Muaji mars shënon periudhën e ndërgjegjësimit për kancerin kolorektal, një nga sëmundjet që mund të parandalohet nëse zbulohet në fazat e hershme.

Gjatë gjithë muajit mars, United Hospital ka lansuar një ofertë promocionale për kryerjen e kolonoskopisë me sedacion, me çmim të reduktuar nga 190 në 129 .

Kolonoskopia në United Hospital realizohet sipas standardeve mjekësore dhe me sistem endoskopik të avancuar për imazheri me rezolucion të lartë, që mundëson verifikim të saktë të gjendjes së zorrës së trashë.

Kjo ofertë kryhet vetëm me mjekun tonë të brendshëm Dr. Valon Hamza, specialist i Gastroenterologjisë. Ndërsa gjatë ekzaminimit pacienti është nën monitorim të vazhdueshëm nga mjeku anesteziolog, duke siguruar komoditet dhe kontroll të plotë gjatë procedurës.

Oferta përfshin edhe vizitën specialistike gastroenterologjike, e cila paraprin ekzaminimin dhe ndihmon në vlerësimin e gjendjes së pacientit para kryerjes së kolonoskopisë.

Kolonoskopia rekomandohet veçanërisht për persona mbi moshën 45-50 vjeç, ndërsa në raste të historisë familjare me sëmundje të zorrës së trashë mund të rekomandohet edhe më herët. Ky ekzaminim është një procedurë endoskopike që mundëson kontrollin e rektumit dhe të zorrës së trashë që futet përmes anusit.

Përmes kësaj procedure mjekët mund të bëjnë vlerësimin e drejtpërdrejtë të mukozës së zorrës, të marrin biopsi për analiza të mëtejshme dhe, kur është e nevojshme, të kryejnë edhe ndërhyrje terapeutike gjatë ekzaminimit. Realizimi i kolonoskopisë me sedacion ndihmon që procedura të kryhet pa dhimbje dhe pa stres për pacientin.

Diagnostikimi i hershëm përmes kolonoskopisë luan rol të rëndësishëm në identifikimin dhe parandalimin e patologjive të zorrës së trashë, përfshirë edhe kancerin kolorektal.

Oferta promocionale prej 129 për kolonoskopi me sedacion është e vlefshme gjatë gjithë muajit mars në United Hospital.

United Hospital – Kujdesi që ju meritoni! Së bashku për një qëllim!

Për informata shtesë kontaktoni: 038 60 70 70/ 046 60 70 70

M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Një ndërhyrje e rrallë ortopedike realizohet me sukses në United Hospital

Published

on

By

Në United Hospital është realizuar me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në shpatull, përmes vendosjes së protezës Universe Reverse, një metodë moderne që përdoret në trajtimin e dëmtimeve të rënda të këtij nyji.

Operacioni u krye nga ortopedët traumatologë Dr. Imran Shaqiri dhe Dr. Arian Bujupi, duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm që po e bën United Hospital në trajtimin bashkëkohor të patologjive komplekse të shpatullës.

Bëhet fjalë për një procedurë që aplikohet në raste të përzgjedhura, kur strukturat natyrore të shpatullës janë dëmtuar rëndë dhe trajtimet e zakonshme nuk arrijnë të japin rezultat. Në këto situata, pacientët shpesh përballen me dhimbje të vazhdueshme dhe kufizim të lëvizjes së krahut, ndërsa vendosja e protezës Reverse mundëson stabilizimin e nyjit dhe përmirësimin e funksionit të shpatullës.

Ndërhyrja në United Hospital u realizua pas një planifikimi të detajuar dhe vlerësimit të plotë të gjendjes së pacientit. Falë teknikës moderne kirurgjikale dhe përvojës profesionale të ekipit mjekësor, operacioni u përmbyll me rezultat shumë të mirë, duke treguar rëndësinë e kombinimit të ekspertizës së mjekëve me standardet bashkëkohore të trajtimit.

Realizimi i ndërhyrjeve të tilla, të cilat konsiderohen ndër më të rrallat në kirurgjinë e shpatullës, dëshmon për zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve ortopedike dhe nivelin e lartë të kujdesit shëndetësor që ofrohet në United Hospital.

Spitali vazhdon të ofrojë trajtim ortopedik të avancuar dhe të sigurt, duke vendosur pacientin në qendër të kujdesit dhe duke aplikuar metoda bashkëkohore të trajtimit për problemet komplekse të sistemit muskuloskeletor.

United Hospital – Kujdesi që ju meritoni!

Së bashku për një qëllim.

Për më shumë kontaktoni në:

Numri i telefonit: 038 60 70 70/ 046 60 70 70.

Adresa e spitalit: M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë.

Continue Reading

Vendi

Kontrolli që çdo grua duhet ta bëjë: oferta speciale gjinekologjike në United Hospital

Published

on

By

Në kuadër të Muajit të Gruas, United Hospital ka prezantuar një ofertë të veçantë për kujdesin ndaj shëndetit të grave, duke ofruar një pako gjinekologjike me çmim proporcional gjatë gjithë muajit mars.

Në këtë institucion shëndetësor, kujdesi për pacientët është gjithmonë prioritet. Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron shërbime moderne diagnostikuese dhe trajtuese, të realizuara nga një ekip i përkushtuar dhe i kualifikuar mjekësh, duke përdorur teknologjinë më të avancuar për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve gjinekologjike.

Për të inkurajuar kontrollet e rregullta dhe kujdesin ndaj shëndetit të gruas, gjatë muajit mars ofrohet një pako gjinekologjike me çmim promocional prej 50 euro, nga çmimi i rregullt prej 79 euro.

Pakoja përfshin:

  • Echo gjinekologjike
  • PAP Test
  • Strisho vaginale
  • Strisho cervikale
  • Vizitë mjekësore

Kjo pako u mundëson grave të kryejnë një kontroll të plotë gjinekologjik, i cili është shumë i rëndësishëm për diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e problemeve shëndetësore.

Nëse keni nevojë për kontroll, këshillim profesional apo trajtim të avancuar, Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron kujdes të specializuar dhe profesional për shëndetin e gruas.

Së bashku për shëndetin e gruas.

Caktoni termin tuaj:

📞 038 60 70 70
📞 046 60 70 70

📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë.

United Hospital – Kujdesi që ju meritoni.

Continue Reading

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Të kërkuara