Lajmet

Ben Affleck “sulmohet” nga miqtë e ish-gruas së tij pas deklaratave që bëri për të

Ata janë të zemëruar me sjelljen e tij.

Published

on

Jennifer Garner e ka ndihmuar ish-bashkëshortin e saj, Ben Affleck, në problemet e tij të varësisë, madje e ka çuar atë në rehabilitim.

Tani, burimet e aktores janë të zemëruar që aktori tregoi se ishte i zhgënjyer për martesën e tyre dhe fajësoi problemet e tyre për alkoolizmin e tij.

“Është e neveritshme”, tha një burim.“Jennifer ka qenë e vetmja që e ka pranuar atë herë pas here kur ai ka bërë gjëra të tmerrshme. Jen i qëndroi pranë sepse e donte. Kjo është nëna e fëmijëve të tij”.

Një tjetër burim i tha Page Six: “Kushdo që njeh sjelljen e të varurve e di se sa të pavërteta mund të jenë ato komente për çdo të varur, por veçanërisht Beni. Është një nga parimet e para të AA-së për të mos fajësuar sëmundjen tuaj”.

Affleck, 49 vjeç, i tha Stern se “ndoshta do të kishte vazhduar të pijë akoma” nëse ai do të kishte qëndruar me Garner dhe “një pjesë e arsyes pse fillova të pija ishte sepse isha i bllokuar” në martesë.

Miqtë e Garner nxituan të theksojnë se ajo kurrë nuk ka folur negativisht për Affleck.

Ata theksojnë se ajo tani po kalon më mirë se kurrë pa Affleck. Edhe pse ajo nuk e ka konfirmuar se është fejuar me John Miller, ajo u pa me një unazë unike në nëntor. Të dy janë bashkë që pak kohë pas divorcit.

Sa i përket aktorit, ata që e njohin atë raportuan se Jennifer Lopez ishte e “inatosur” me të dashurin e saj për atë që ai tha për nënën e fëmijëve të tij./UBTNews/

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara