Sport

Bellingham lojtari i sezonit në Bundesligë

“Çdo vit që kam luajtur në këtë klub përgjegjësia ime është rritur”, tha Bellingham.

Published

on

Mesfushori anglez i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham është shpallur lojtari i sezonit në Bundesligë.

Bellingham ishte kyç në luftën e titullit për skuadrës së tij, por një barazim 2-2 me Mainzin në xhiron e fundit të sezonit i bëri ata të humbasin ndaj Bayern Munich.

Ai shënoi tetë gola dhe pesë asistime në 31 paraqitje në ligë këtë sezon pasi Dortmundi përfundoi si nënkampion.

“Çdo vit që kam luajtur në këtë klub përgjegjësia ime është rritur”, tha Bellingham.

“Më duhet të vazhdoj të jem kudo në fushë dhe të përpiqem të jap maksimumin tim për të kontribuar në sulm dhe mbrojtje dhe të përpiqem të kontrolloj lojën dhe të dominoj mesfushën. Shokët e mi të skuadrës, trajnerët dhe stafi më kanë ndihmuar të zhvillohem. Erdha në klub si një djalë i talentuar, por kam shtuar elementë në lojën time që e kanë çuar atë në një nivel tjetër dhe mendoj se kjo u takon atyre kryesisht”, ka thënë 19 vjeçari.

Bellingham pritet t’i bashkohet Real Madridit këtë verë në një marrëveshje me vlerë mbi 100 milionë euro.

Ai iu bashkua Dortmundit nga Birmingham City në vitin 2020 për 25 milionë funte dhe ka bërë mbi 130 paraqitje për klubin.

Bellingham ka bërë 24 paraqitje për Anglinë dhe ishte një nga lojtarët më të spikatur për skuadrën e Gareth Southgate në garën e tyre deri në çerekfinale në Kupën e Botës në Katar.

Lajmet

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nga e kanë origjinën sportet botërore

Published

on

By

Garat sportive pëlqehen gjithandej në botë. Ka sporte që tërheqin audiencë në gjithë botën, të tjera pëlqehen më shumë në rajone të caktuara.

Disa kanë lindur mileniume e shekuj më vonë, të tjera janë më të reja. Por, ku ka garë ka interes. Audiencë miliardëshe, sikur futbolli, për shembull.

Por, ku kanë lindur këto sporte, cila është origjina e tyre. Ja një listë me sportet kryesore dhe me vendin e tyre të origjinës fillestare:

  1. Futbolli – Angli – 1863
  2. Basketbolli – Shtetet e Bashkuara – 1891
  3. Kriketi – Angli – shek. XVI
  4. Tenisi (në fushë) – Angli – 1873
  5. Bejsbolli – Shtetet e Bashkuara – 1845
  6. Hokeji në fushë – Angli – shek. XIX
  7. Golfi – Skoci – shek. XV
  8. Volejbolli – Shtetet e Bashkuara – 1895
  9. Badmintoni – Indi – 1873
  10. Pingpongu – Angli – vitet 1880
  11. Ragbi – Angli – 1823
  12. Boksi – Greqia e Lashtë – 688 p.e.s.
  13. Noti (garues) – Angli – shek. XIX
  14. Gjuajtja me hark – Mbarë bota – Parahistori
  15. Xhudo – Japoni – 1882
  16. Karate – Okinava – shek. XVII–XIX
  17. Mundja – Mesopotami – 3000 p.e.s.
  18. Hokeji në akull – Kanada – shek. XIX
  19. Surfimi – Polinezi – shek. XII

Continue Reading

Sport

Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Izrael, lirohen edhe sektorët e rezervuar për tifozët mysafirë

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, FFK-ja ka bërë të ditur se pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Izraelit se tifozët mysafirë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës, sektori i tribunave i rezervuar paraprakisht për ta është liruar dhe tashmë është në dispozicion të tifozëve vendas.

Kështu, tifozët kosovarë kanë mundësi të sigurojnë bileta edhe për këta sektorë përmes platformës zyrtare të shitjes: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

FFK-ja u ka bërë thirrje tifozëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të jenë pranë Kombëtares në përballjen e rëndësishme ndaj Izraelit.

D.L

Continue Reading

Sport

Betim Fazliji i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Published

on

By

Mbrojtësi i St. Gallenit, Betim Fazliji, i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në prag të dy ndeshjeve të radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se Fazliji tashmë është në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për përballjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara