UBT ofron programin Master në Studime të Sigurisë, i konceptuar për të trajnuar profesionistë në sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, me fokus në kërcënimet moderne si kibernetika, menaxhimi i krizave dhe politikat e mbrojtjes.
Programi synon nxjerrë kuadro të afta për parandalim, reagim dhe hartim strategjish efektive, për institucionet publike dhe private.
Programi dyvjeçar kombinon teori, punë në terren dhe kërkim shkencor, duke i pajisur studentët me aftësi analitike, vendimmarrëse dhe praktike për tregun e punës në Kosovë dhe rajon. Ky program mbështet objektivat e zhvillimit demokratik dhe të qëndrueshëm përmes edukimit cilësor në sektorë kritikë të sigurisë.
Çfarë mbulon programi?
- Strategji të sigurisë kombëtare dhe inteligjencës;
- Siguri kibernetike dhe mbrojtje të infrastrukturës kritike;
- Menaxhim krizash dhe emergjencash;
- Parandalim të terrorizmit dhe luftim të krimit të organizuar;
- Politika mbrojtjeje, diplomaci të sigurisë dhe gjeopolitikë.
Struktura akademike (përzgjedhje lëndësh):
Viti I: Koncepte të avancuara në siguri; Kërcënime bashkëkohore; Metoda të avancuara kërkimi; Mjetet ekonomike të sigurisë; zgjedhore si Mbrojtja e infrastrukturës kritike, Menaxhimi dhe siguria e informacionit, Analiza & shkrimi i politikave.
Viti II: Statistika & analiza të dhënash; Siguria në Ballkan; Siguri kibernetike dhe krim kibernetik; Gjeopolitikë; zgjedhore si Terrorizëm & kundërterrorizëm, Siguria e mjedisit, Migrimi & siguria.
Semestri III: Globalizim & inteligjencë; Luftë asimetrike & konflikte hibride; Politika e mbrojtjes & strategjia ushtarake; Siguria & të drejtat e njeriut; zgjedhore si Siguria e energjisë, Krimi i organizuar transnacional, Kontrolli i armëve & mospërhapja.
Semestri IV: Praktikë/punë në terren; Seminar i tezës; Teza (hulumtim & shkrim).
Rezultatet e të nxënit
- Aftësi për vlerësim rreziku dhe hartim politikash sigurie;
- Kompetenca në menaxhimin e krizave dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale;
- Aftësi kërkimore dhe konsulence mbi baza të dhënash;
- Udhëheqje dhe bashkëpunim ndër-institucional (përfshirë PPP).
Kujt i shërben
- Institucione shtetërore të sigurisë (ushtri, polici, inteligjencë);
- Agjenci rregullatore, qendra të menaxhimit të emergjencave;
- Organizata ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet;
- Sektori privat në cybersecurity, mbrojtje të infrastrukturës kritike dhe menaxhim rreziku.
Aplikimi
Aplikimet realizohen online në: APLIKO TANI. Të gjithë kandidatët do të kenë qasje në infrastrukturë moderne, mentorim akademik dhe mundësi praktike në terren.