Sport

Behije Mustafa fiton medaljen e argjendtë në Europianin e karatesë

Published

on

Behije Mustafa zhvilloi luftë të fortë në finale të Kampionatit Evropian të karatesë për të reja. Por megjithatë nuk e fitoi të artën.

Të dielën pasdite në Bielsko-Biala të Polonisë, Mustafa fitoi medaljen e argjendtë në grupmoshën U21, në kategorinë deri 68 kilogramë. U mposht në finale nga gjermania Hannah Riedel.

Mustafa ishte në epërsi 1:0 e më pas edhe 2:1. Lufta ishte e fortë deri në fund, ndërsa përfundoi 4:4.

Për shkak të rezultatit të barabartë, fituesja u shpall me vendim të gjyqtarëve. Tre gjyqtarë anësorë e vlerësuan fituese gjermanen e njëri xhudisten kosovare.

Behije Mustafa e kishte pëparësinë që realizoi pikë e para, por e penalizoi fakti që mori dënim nga referi në arenë në 15 sekondat e fundit. Dhe kjo ishte vendimtare.

Medalja e argjendtë është sukses i madh për karateisten kosovare, ajo i shënoi katër fitore të shtunën për të arritur në finale. Mposhti karateiste nga Franca, Serbia, Danimarka e Turqia. Mustafa ka edhe një medalje bronzi nga Evropiani për të rinj, në vitin 2021. Kishte fituar të bronztën për grupmoshën e junioreve.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara