Lajmet

Begaj për Kadarenë: Shqipëria dhe shqiptarët humbën emancipuesin e tyre shpirtëror

Publikuar

Sot, Shqipëria dhe shqiptarët humbën një gjeni të letrave me largimin e Ismail Kadares, shkroi Presidenti i Republikës Bajram Begaj në rrjetet sociale. Ai e cilësoi Kadarenë si emancipuesin e tyre shpirtëror, poetin e miteve të Ballkanit, dhe një përfaqësues të shquar të letërsisë moderne në Evropë dhe botë.

“Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”, shkroi Presidenti Begaj.

Ismail Kadare u nda nga jeta sot në moshën 88-vjeçare, pas një shtrimi në QSUT. Lindur në Gjirokastër më 28 janar 1936, ai u bë një nga figurat më të njohura të letërsisë shqiptare, duke lënë gjurmet e tij të thella edhe përtej kufijve të vendit. Kadare ka qenë kandidat i vazhdueshëm për çmimin Nobel për Letërsinë dhe ka fituar shumë çmime të tjera prestigjioze në karrierën e tij të shkëlqyer./UBTNews/

Lajmet

Në Tiranë po mbahen homazhet për Ismail Kadarenë

Publikuar

nga

Po mbahen homazhe për shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë.

Kadare varroset sot dhe në ceremoninë e varrimit pritet të marrin pjesë edhe liderë nga Kosova.

Poeti shqiptar vdiq të hënën në mëngjes në Urgjencën e Tiranës, në moshën 88-vjeçare.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Një vajzë në Suharekë raporton se dy persona e sulmuan dhe dhunuan

Publikuar

nga

Dy persona janë dërguar në mbajtje nën dyshimin se e kanë sulmuar dhe dhunuar një vajzë në Suharekë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:00, ndërsa fillimisht ishin arrestuar tre të dyshuar, por njëri prej tyre u lirua në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Sot fillon ekzekutimi i pagesave për subvencione

Publikuar

nga

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se sot ka filluar ekzekutimi i pagesave të subvencioneve për fermerët kosovarë.

3 mijë e 906 fermerë do të përfitojnë nga pagesat e sotme që ka filluar Ministria e Bujqësisë.

Vlera e përgjithshme e pagesave kap shifrën e 3.8 milionë eurove.

“3,8 milionë euro për 3906 fermerë përfitues. Fillon ekzekutimi i pagesave për fermerët përfitues të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2024”, ka shkruar Peci.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti merr pjesë në ceremoninë shtetërore të lamtumirës për Kadarenë

Publikuar

nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, sot do të marrë pjesë në homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë.

Po ashtu në Tiranë sot shkon dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara