Kulturë

25 gjëra që nuk i keni ditur më parë për Bebe Rexhën

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka dhënë së fundmi një intervistë për “US Weekly”, ku ka treguar 25 gjëra rreth vetes.

Ndër të tjera, artistja ka bërë të ditur se e ka marrë patentën në moshën 29 vjeçare dhe deri në atë moshë ka përdorur transportin publik.

Sakaq, ajo që ka tërhequr vëmendje është se Bebe ka një kopësht me domate në oborr.

1. Jam fanse e muzikës klasike. Jam rritur duke kënduar opera dhe duke i rënë trumpetës.
2.Kam lindur në Brooklyn dhe jam rritur në Staten Island, New York.
3.Më pëlqen shumë të organizoj darka për miqtë.
4.Më pëlqen të gatuaj pjata italiane. Penne alla vodka është specialiteti im.
5.Kur shkoj të vizitoj prindërit, fle në dhomën ku jam rritur.
6.Filmi im i preferuar është Harry Potter.
7.Pi të paktën 3 kafe në ditë.
8.Jam e çmendur pas pastërtisë së shtëpisë.
9.Më pëlqen të dëgjoj demot e këngëve të mia në makinë.
10.Kam një kopësht me domate në oborr.
11.Mbaj ditar. Më relakson.
12.Nuk e kam marr patentën deri në moshën 29-vjeçare. Përdorja transportin publik.
13.Më pëlqen boksi dhe kam filluar të stërvitem shumë gjatë pandemisë.
14.Grupi muzikor i preferuar teksa rritesha ka qenë No Doubt.
15.Më pëlqen shumë të gatuaj bukë me banane.
16.Blej biskota me ylber.
17.Pija ime e preferuar është Arnold Palmer.
18.Nuk më pëlqen të udhëtoj me avion edhe pse gjatë vitit fluturoj 115 herë.
19.Kujdesem vetë për qenin tim Bear se ka frikë të shkojë në profesionist.
20.Kam një statujë Buddha në oborr prej 15 vitesh.
21.Koleksionoj pllaka megafoni.
22.Flas 3 gjuhë: anglisht, shqip dhe spanjisht.
23.Gjëja e preferuar gjatë natës është të lexoj artikuj gazetash.
24.Më pëlqen shumë të lexoj horoskopin.
25.Më pëlqen të rri me shapka. Jam rehat me to./Express/

Lajmet

Nga Kosova në Itali: UBT përfaqësohet me gjeneratën e re të dizajnerëve në “Rome – Sotto il Cielo di Genzano”

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të UBT-së dhe Ditëve të Artit dhe Dizajnit, studentët e Departamentit të Dizajnit të Modës po marrin pjesë në ngjarjen ndërkombëtare “Rome – Sotto il Cielo di Genzano”, e cila po mbahet në Itali.

Studentët Zoja Shabani, Levika Syla, Fiona Rushiti, Elsa Gashi dhe Adile Jashari do të prezantojnë krijimet e tyre në këtë defile mode, të realizuara në kuadër të lëndës Dizajn Studio V, nën mentorimin e profesoreshave Aferdita Statovci dhe Cennet Lika.

Për të mbështetur studentët në këtë përvojë të rëndësishme ndërkombëtare, në Itali po qëndrojnë edhe Fisnete Hajrizi, Ariana Gjoni, Laura Ymeri, Aferdita Statovci dhe Cennet Lika, të cilët po i shoqërojnë gjatë prezantimit të punimeve dhe po kontribuojnë në përfaqësimin dinjitoz të UBT-së në këtë ngjarje artistike dhe kulturore.

Pjesëmarrja në “Rome – Sotto il Cielo di Genzano” u ofron studentëve mundësinë të prezantojnë talentin, aftësitë profesionale dhe vizionin e tyre kreativ para një audience ndërkombëtare, duke krijuar njëkohësisht hapësira për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash me artistë e dizajnerë nga vende të ndryshme.

Kjo paraqitje ndërkombëtare është dëshmi e përkushtimit të UBT-së për promovimin e kreativitetit, inovacionit dhe ndërkombëtarizimit të arsimit. Në vitin jubilar të 25-vjetorit, UBT vazhdon të krijojë mundësi për studentët që të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të prezantojnë vlerat e artit dhe dizajnit kosovar në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Nis edicioni i 8-të i “Mitrovica Guitar Days”

Published

on

Ka nisur edicioni i tetë i festivalit “Mitrovica Guitar Days”, i cili po sjell në Mitrovicë artistë dhe kitaristë të njohur ndërkombëtarë, koncerte dhe aktivitete të ndryshme artistike që po e pasurojnë jetën kulturore të qytetit.

Festivali është hapur me një performancë nga artistja me renome botërore Carlotta Dalia, e cila ka sjellë një mbrëmje të veçantë me interpretime mbresëlënëse për publikun.

“Mitrovica Guitar Days” vazhdon të afirmohet si një prej festivaleve më të rëndësishme të kitarës në vend, duke krijuar hapësirë për shkëmbim artistik, zhvillim profesional dhe promovim të muzikës.

Ngjarja mbështetet nga Ministria e Kulturës përmes një financimi trevjeçar, me synim zhvillimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të festivalit. Në koncertin hapës ka marrë pjesë edhe zëvendësministrja Nora Arapi-Krasniqi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Koncert festiv “Liria na Bashkon” në Gjakovë për Ditën e Çlirimit

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit, tre ansamble kombëtare shqiptare do të bashkohen në koncertin festiv “Liria na Bashkon”, duke sjellë një mbrëmje me këngë, valle dhe interpretime nga kultura shqiptare.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria, si dhe Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Koncerti do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, më 12 qershor 2026 në ora 19:00. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “KFOR and Kosova +25” hapet sot në Bibliotekën Kombëtare

Published

on

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” hapet ekspozita fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”.

E realizuar në bashkëpunim me organizatën Heartstone, ekspozita sjell përmes fotografive të dokumentaristit britanik Nick Sidle një rrëfim mbi Kosovën në vitet e para të pasluftës, duke pasqyruar angazhimin e KFOR-it, por edhe jetën, sfidat dhe shpresat e qytetarëve gjatë periudhës së rindërtimit.

Ekspozita ishte prezantuar fillimisht në vitin 2001 dhe rikthehet tani, 25 vjet më vonë, në një version të restauruar dhe të zgjeruar, me synimin për të nxitur kujtesën, reflektimin dhe dialogun mbi paqen dhe bashkëjetesën.

Hapja do të mbahet sot nga ora 16:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara