Lajmet

Bebe Rexha publikon albumin e ri “Dirty Blonde”

Published

on

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar albumin e saj më të ri, “Dirty Blonde”.

Albumi përmban 13 këngë dhe tashmë është i disponueshëm në platformat muzikore, përfshirë Spotify dhe shërbime të tjera të transmetimit.

Edhe pse projekti është publikuar i plotë tani, gjatë muajve të fundit Bebe Rexha kishte lansuar disa prej këngëve veçmas, duke rritur pritshmëritë e fansave për albumin.

Një nga këngët që ka tërhequr vëmendje të veçantë është “Çike Çike”, e cila përmban edhe fraza në gjuhën shqipe, duke reflektuar lidhjen e artistes me origjinën e saj shqiptare.

“Dirty Blonde” është pritur me entuziazëm nga fansat në mbarë botën, të cilët e vlerësojnë Bebe Rexhën për stilin e saj muzikor dhe suksesin e vazhdueshëm në skenën ndërkombëtare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohen vula me stemë të shtetit të Serbisë në Kamenicë, rreth 20 mijë euro dhe dokumente në Kamenicë – arrestohen dy persona

Published

on

Në Kamenicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “Asgjësim apo fshehje e materialit arkivor”.

Sipas raportit policor, më 22.04.2026, gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë, 19.440 euro, 91.500 dinarë, 200 dollarë dhe 1.300 franga zvicerane.

Po ashtu janë sekuestruar vula me stemë të shtetit të Serbisë, gjashtë laptopë, katër shtëpiza kompjuteri, një telefon si dhe dosje me dokumentacione, përfshirë kontrata të punëtorëve nga sistemi paralel serb dhe dokumente të tjera.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje në tentativë me armë zjarri në Malishevë

Published

on

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje  rreth orës 12:06. Gjatë ndërhyrjes policore, nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë e tipit AK-47 me nëntë fishekë.

Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në QKUK personi që u rrëzua nga një pemë në Suharekë

Published

on

Një person ka humbur jetën pasi kishte pësuar lëndime të rënda nga rrëzimi prej një peme në Suharekë.

Sipas raportit policor, viktima mashkull kosovar ishte dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi ishte lënduar duke u rrëzuar nga një pemë në lartësi prej rreth 5 deri në 6 metrash.

Rreth orës 21:15, Policia është njoftuar nga QKUK-ja se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Shtime, nis hetimi i vdekjes

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në Shtime, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Sipas raportit policor, rreth orës 09:55 është raportuar se një viktimë mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa është njoftuar edhe prokurori. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante policore, ndërsa shkaqet e vdekjes pritet të sqarohen pas hetimeve dhe rezultateve të obduksionit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara