Lajmet

BE vendos raundin e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë

Kështu tha të mërkurën Presidenca suedeze e Këshillit të BE-së.

Published

on

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për pakon e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë, tha të mërkurën Presidenca suedeze e Këshillit të BE-së.

“Paketa përfshin masa që synojnë të kundërshtojnë shmangien e sanksioneve dhe listimet individuale”, thuhet në Twitter.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, përshëndeti paketën e sanksioneve, duke thënë se“do t’i japë një goditje të mëtejshme makinës së luftës së Putinit me kufizime të forta të eksportit, duke synuar entitetet që mbështesin Kremlinin”.

“Mjeti ynë kundër anashkalimit do të parandalojë Rusinë që të ketë në dorë mallrat e sanksionuara”, shkroi ajo në Twitter./UBTNews/

Lajmet

​KPK dhe ZKPSH i reagojnë Muratit për deklarimet rreth punës së Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati të bëra dje gjatë ditës.

Në këtë reagim kërkohet që politikanë të jenë të kujdesshëm ndaj deklaratave dhe të mos pengojnë punën e prokurorëve, poashtu është thënë se tendencat e përfaqësuesve të Qeverisë ndaj Prokurorisë do të jenë të dështuara.

“Andaj, tendencat e akterëve të partive politike, përfshirë këtu përfaqësuesit e Qeverisë, të cilët synojnë të minojnë kredibilitetin dhe profesionalizmin e Prokurorisë Speciale, kanë qenë dhe do të jenë të dështuara. KPK dhe ZKPSH mbështesin Prokurorinë Speciale në ushtrimin e funksioneve të saj, përkatësisht në luftën e pakompromis ndaj të gjitha veprave penale që kjo prokurori i ka në kompetencë”, thuhet në reagim.

Derisa një ditë më parë, ministri i Financave, Hekuran Murati duke reaguar ndaj kritikave të opozitës për procedurat e prokurimit të realizuara përmes metodës së negociuar, tha se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin.

Continue Reading

Bota

Ukraina dhe Trump në agjendën e takimit të ministrave të Jashtëm të G7-s

Published

on

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë (G7), vendeve më të industrializuara, do të mblidhen në Itali për një konferencë dyditore në qytetin e Fiuggi, rreth 80 kilometra nga Roma.

Ky është takimi i fundit i planifikuar i këtij viti për ministrat e Jashtëm të G7-s. Luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë pritet të jenë ndër temat kryesore të diskutimit, bashkë me pasojat e rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA për rendin ndërkombëtar. Po ashtu, një urdhërarrest i lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për krime të dyshuara lufte në Gaza ka shkaktuar trazira.

Sa i përket luftës në Ukrainë, Rusia kohët e fundit lëshoi një raketë me rreze të mesme veprimi, e cila mund të jetë e pajisur me shpërthyes bërthamorë, ndërsa Ukraina ka lëshuar raketa amerikane ATACMS dhe raketa britanike “Storm Shadow” në objektiva ushtarake në Rusi./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë në fshatin Izvor të Zveçanit

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, në mëngjesin e sotëm vendosën gurthemelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë.

Sipas një komunikate, vlera e projektit është rreth 700 mijë euro.

“Në këtë nënstacion të ri, që do të ofrojë kushte të përshtatshme të punës për zyrtarët policorë, do të shërbejë policia kufitare, e cila ka në mandat mbrojtjen dhe sigurinë e kufirit dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale ndërkufitare. Të premten e javës që lëmë pas, është vënë gurthemeli i nënstacionit policor tek Ura e Lumit Bistricë e po punohet intensivisht në ndërtimin e objektit të Policisë dhe ARC-së në Leshak, ku vumë gurthemelin para një muaji. Të gjitha këto investime po bëhen me qëllim të sigurimit të kushteve të dinjitetshme të punës për policët tanë, të cilët shërbejnë në këtë pjesë dhe ngritjes së kapaciteteve për ofrimin e sigurisë për vendin tonë”, thuhet në njoftim.

 

Continue Reading

Lajmet

“Self Check-in” tani edhe në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e udhëtarëve tani Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Check-in.

Sipas një komunikate për media, Aeroporti “Adem Jashari” që nga muaji gusht ka ofruar sistemin e pranimit të udhëtarëve dhe valixheve që mund të bëhet nga vetë udhëtarët, sistem ky që është pjesë e teknologjisë që përdoret për të lehtësuar procedurat para fluturimit të udhëtareve.

Tani aeroporti ka të instaluar 6 Self Check-in kioska dhe 10 Self Bag Drops për valixhe.

Aktualisht deri në finalizimin e projektit që përfshin edhe implementimin e paisjeve biometrike Self Check-in mund të përdoret nga udhëtarët që udhëtojnë me kompanitë Wizz Air, Easy Jet, Eurowings, Chair, GP Aviation, Pegasus Airlines, Tui Fly, Trade Air, Austrian Airlines, Sunexpress, Enter Air. Udhëtarët duhet të përdorin këto paisje në pajtueshmëri me kohën e hapjes dhe mbylljes së fluturimit ku për një fluturim mund të fillojnë procedurat e Self Check-in 3 orë para nisjes së fluturimit dhe përfundojnë 40 min para orës së nisjes.

Dokumentet e nevojshme për përdorimin e Self Check-in:

Udhëtarët për të përdorur Kioskat për Self Check-in duhet të posedojnë Pasaportë. Letërnjoftimi ende nuk përkrahet nga këto pajisje për të kryer pranimin e udhëtarit. Përjashtim nga kjo përbëjnë rastet kur udhëtarët kanë përfunduar check-in online me ID kartelë. Në ato raste ata mund të përdorin edhe letërnjoftimin e tyre për të printuar biletën e tyre në Kioskat për Self Check-in. Nga muaji Gusht kur edhe ANP ka vënë në funksion Self Check-in, janë 26 mijë udhëtarë që kanë kryer procedurat nga vetë ata dhe rreth dhe janë procesuar mbi 15 mijë valixhe nëpërmjet Bag drops.

Continue Reading

Të kërkuara