Sipas projektligjit të ri edhe kompanitë si Google, Facebook dhe gjigantë të tjerë të mediave sociale duhet gjithashtu të ofrojnë më shumë të dhëna se kush paguan për reklamat dhe metodat me të cilat synojnë të joshin votuesit. Nëse nuk respektojnë ligjin, ato mund të dënohen me gjoba deri në 4% të të ardhurave të tyre globale.
Vera Jourova, Komisionerja e BE-së për vlerat dhe transparencën
“Njerëzit duhet ta dinë pse po shohin një reklamë, se kush ka paguar për të, dhe se çfarë kriteresh mikro-targeting janë përdorur”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova. “Reklamat digjitale për qëllime politike po shndërrohen në një garë të pakontrolluar metodash të pista dhe të errëta”, shtoi ajo.
Çfarë do të thotë për përdoruesit e mediave sociale?
Nëse propozimet zbatohen përdoruesit e mediave online do të jenë lehtësisht në gjendje ta kuptojnë se kush ka paguar për një reklamë, sa kohë do të zgjasë, sa është paguar dhe për çfarë zgjedhjesh bëhet fjalë.
“Për herë të parë do të jetë po ashtu e detyrueshme të përfshihet në reklama informacioni i qartë se mbi çfarë baze synohet personi dhe të publikohet se cilat grupe individësh janë targetuar, në bazë të cilave kritere dhe me çfarë mjetesh apo metodash përforcuese”, thuhet në një deklaratë të Komisionit. Politikanët megjithatë përjashtohen nga rregullat, në rastet kur postojnë diçka në llogaritë e tyre personale sociale.
Në vitin 2018 firma britanike Cambridge Analytica që merret me analiza të dhënash u akuzua për përdorimin e të dhënave personale të dhjetëra miliona përdoruesve të Facebook-ut për të ndërtuar një operacion për të ndikuar votuesit në SHBA dhe në Britaninë e Madhe.
Po ashtu edhe operatorë në Rusi dhe Kinë janë akuzuar për veprimtari të fshehtë në internet për të dëmtuar politikën në demokracitë perëndimore. Moska dhe Pekini i kanë mohuar vazhdimisht akuzat.
Samsung ka zbuluar zyrtarisht projektin Moohan, i njohur publikisht si kufjet XR të kompanisë, të cilat pritet të lansohen me emrin Galaxy XR.
Pajisja, që u prezantua gjatë panairit CES, tani po merr debutimin e plotë në një ngjarje të dedikuar të planifikuar për orën 2 të mëngjesit.
Platforma dhe fuqia e pajisjes
Sipas detajeve të para, Galaxy XR do të funksionojë me sistemin operativ Android XR të zhvilluar nga Google, ndërsa do të fuqizohet nga procesori më i avancuar i Qualcomm, Snapdragon XR2+ Gen 2.
Samsung ka deklaruar se “Android XR është projektuar për t’u shkallëzuar në të gjitha format”, duke sinjalizuar plane më të gjera në fushën e realitetit të zgjeruar dhe pajisjeve inteligjente.
Projekte të tjera në zhvillim
Edhe pse kufjet Galaxy XR janë fokusi kryesor i këtij lansimi, raportohet se Samsung po punon në syze inteligjente dhe formate të tjera XR, pjesë e Projektit Haean dhe Projektit Jinju, që njihen si iniciativa të brendshme të kompanisë.
Këto produkte nuk pritet të prezantohen sot, por më shumë detaje zbulohen gjatë eventit të transmetuar drejtpërdrejt. /A.Z/UBT News/
Bordi Mbikëqyrës i Porsche AG ka emëruar Michael Leiters si Drejtor Ekzekutiv të kompanisë, me detyrën që do ta marrë zyrtarisht më 1 janar 2026.
Leiters do të pasojë Oliver Blume, i cili ka udhëhequr Porsche për 10 vjet dhe do të vazhdojë karrierën e tij si Drejtor Ekzekutiv i Grupit Volkswagen.
Sipas Wolfgang Porsche, kryetarit të Bordit Mbikëqyrës, Blume udhëhoqi kompaninë me sukses në periudha të vështira, duke arritur rezultate rekord financiare, hyrje në tregje të reja dhe suksese të rëndësishme në sportet motorike.
Blume deklaroi se pas një dekade në krye të Porsche, ka vendosur të përqendrohet plotësisht te Volkswagen.
Ndërkohë, Michael Leiters vjen nga pozicioni i Drejtorit Ekzekutiv të McLaren Automotive, ku punoi që nga viti 2022.
Më parë, ai ka qenë Drejtor i Teknologjisë në Ferrari për mbi tetë vjet dhe ka punuar për më shumë se 13 vjet në Porsche, ku ishte përgjegjës për modelet Macan dhe Cayenne. /A.Z/UBT News/
Meta ka njoftuar se aplikacioni i Messenger për desktop në Windows dhe Mac do të mbyllet.
Që nga 15 dhjetori, përdoruesit do të duhet të përdorin direkt Facebook për të vazhduar bisedat nga kompjuteri i tyre.
Gjatë procesit të mbylljes, përdoruesit do të marrin një njoftim brenda aplikacionit dhe do të kenë 60 ditë për të përdorur Messenger përpara se të mbyllet përgjithmonë.
Meta rekomandon që përdoruesit të ruajnë historikun e bisedave para se aplikacioni të zhduket, përndryshe të dhënat mund të humbasin përgjithmonë.
Ndërkohë, aplikacioni Messenger për desktop nuk është më i disponueshëm në Apple App Store. /A.Z/UBT News/
WhatsApp po teston një shtojcë të re për mesazhet që kufizon numrin e mesazheve pa përgjigje që një llogari mund t’i dërgojë një marrësi.
Ky kufizim synon kryesisht dërguesit që dërgojnë shumë mesazhe dhe llogaritë mashtruese.
Mesazhet e individëve dhe bizneseve do të llogariten në këtë limit, përfshirë mesazhet e shumta të palexuara që u dërgohen përdoruesve. Nëse marrësi përgjigjet, mesazhet hiqen nga kuota mujore. WhatsApp gjithashtu do të paralajmërojë llogaritë që afrohen pranë këtij kufiri.
Kompania thekson se përdoruesit mesatarë ndoshta nuk do ta arrijnë këtë limit, duke e bërë këtë një mënyrë për të parandaluar që individët t’u dërgojnë mesazhe atyre që nuk përgjigjen.
Aktualisht, testimi është i fokusuar tek bizneset dhe llogaritë mashtruese, por në javët e ardhshme do të shtrihet në disa vende.
Meta ka ndërmarrë më parë hapa për të zvogëluar mesazhet mashtruese. Vitin e kaluar mundësoi anulimin e abonimit nga mesazhet promocionale, ndërsa në gusht të këtij viti njoftoi që përdoruesit do të informohen kur dikush jashtë listës së kontakteve i shton në një grup.
Deri në gjysmën e parë të vitit 2025, WhatsApp ka ndaluar mbi 6.8 milionë llogari të lidhura me qendrat e mashtrimit. /A.Z/UBT News/