Lajmet

BE siguron 40 milionë vaksina kundër gripit të shpendëve

Publikuar

Bashkimi Evropian ka siguruar vaksinat për t’u përgatitur për përhapjen e mundshme të gripit të shpendëve tek njerëzit.

Komisioni Evropian ka blerë së bashku 665 mijë doza vaksinash parapandemike dhe ka siguruar edhe 40 milionë doza të tjera për katër vitet e ardhshme, shkruan Euronews.

Raste me gripin e shpendëve janë raportuar në ferma anembanë globit, transmetimi te njerëzit është ende i rrallë dhe i kufizuar në ato që janë në kontakt të ngushtë me kafshët e infektuara dhe hapësirat e kontaminuara.

Një nga raportimet e fundit vjen nga Meksika, ku një burrë 59-vjeçar vdiq më 24 prill pasi u infektua me gripin e shpendëve H5N2, duke konfirmuar infeksionin e parë njerëzor me këtë lloj virusi.

Katër raste të tjera janë raportuar në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2022, tre prej tyre që nga fillimi i këtij viti, të gjitha në mesin e punëtorëve të fermave të qumështit.

Lajmet

Lajçaku vjen në Kosovë, pritet të takohet me Bislimin

Publikuar

nga

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet në Prishtinë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se takimi pritet të nisë në orën 18:00.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lajçak së fundmi është takuar me kryeministrin e ri serb, Millosh Vuçeviq, me të cilin tha se kanë diskutuar për çështjen e dialogut.

Siç ka njoftuar Lajçaku, ata janë takuar në Athinë.

“E kam përditësuar për gjendjen në dialog dhe kemi folur për marrëdhëniet BE-Serbi”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.

Një ditë më parë, Lajçaku u shpreh se momentumi i ri për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian “nuk duhet humbur”.

Vazhdo të lexosh

Bota

Miratohet ligji evropian për natyrën: 20% e tokës dhe detit të BE-së do të riaktivizohet deri në fund të dekadës

Publikuar

nga

BE-ja ka miratuar një ligj historik për të mbrojtur natyrën, duke i dhënë fund një bllokimi prej muajsh midis shteteve anëtare që ishin skeptike dhe kundër miratimit të ligjit. Sipas këtij ligji, 20% e tokës dhe detit brenda bllokut do të restaurohet deri ne fund të dekadës.

Ligji, që kur u propozua është përballur me diskutime dhe skepticizëm të madh nga shumë vende anëtare brenda bllokut. Ligji ka rezultuar të jetë  pjesa më e diskutueshme e marrëveshjes së gjelbër.

Pro votuan 20 vende, 6 ishin kundër ndërsa Belgjika abstenoi. Vendet që ishin kundër e kritikuan miratimin e ligjit, pasi sipas tyre vendos kosto shtesë administrative dhe financiare mbi shtetet. Ligji detyron shtetet anëtare që të marrin masa dhe të kontribuojnë në mbjelljen e të paktën 3 miliard pemëve të reja. Cesar Luena, eurodeputet i qendrës së majtë nga Spanja që udhëhoqi negociatat e Parlamentit Evropian, e cilësoi pozitive miratimin e ligjit, shkruan RTSH.

Sot shënohet një ditë e rëndësishme për Evropën pasi ne kalojmë nga thjesht mbrojtja dhe ruajtja e natyrës në rivendosjen aktive të saj”, tha ai.

Ndërsa aktivistët e cilësuan  votimin si një fitore “historike” për natyrën e Evropës, por kritikuan “sulmet e vazhdueshme” që e hodhën poshtë atë dhe shkaktuan vonesa në miratimin  e tij./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

ATK-ja kërkon nga TAXI-t që të pajisen me sistem fiskal

Publikuar

nga

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit të cilët zhvillojnë aktivitet të taksive, se janë të obliguar që të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI.

“Administrata Tatimore e Kosovës tanimë ka certifikuar model të Sistemit Fiskal për sektorë të veçantë TAXI, kështu që personat të cilët zhvillojnë aktivitet të taksive tani mund të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK ka kërkuar nga të gjithë tatimpaguesit të cilët ushtrojnë veprimtarinë TAXI, pra ofrojnë shërbime taksi për pasagjerë, që të fiskalizohen sa më parë me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI, ashtu siç kërkohet me legjislacionin në fuqi, si dhe Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/Sistemet Fiskale (PEF/SF).

“Për t’u fiskalizuar me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI është e nevojshme që të kontaktohen Operatorët Ekonomik të cilët kanë të certifikuar modele të Sistemit Fiskal për sektorë të veçantë TAXI”, thuhet në njoftim.

Aktivitetet e ATK-së, ndër të tjera do të përqendrohen te tatimpaguesit, të cilët:

Kërkohet të fiskalizohen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI, por që ende nuk janë fiskalizuar me këtë Sistemin Fiskal të veçantë; dhe

Janë të pajisur me Sistemin Fiskal të veçantë për TAXI, por nuk lëshojnë Kuponë Fiskal.

Listën e Operatorëve Ekonomik të cilët janë të autorizuar për furnizim, instalim dhe mirëmbajtje të PEF/SF, si dhe modelet e PEF/SF të certifikuara mund t’i gjeni: KËTU.

“Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore”, ka njoftuar ATK.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

3 mijë e 500 fëmijë janë në rrezik nga kequshqyerja në Gaza

Publikuar

nga

Derisa ndihmat po shterojnë në Gaza për shkak të mbylljes së kufijve, uria përshkon popullsinë, tha Zyra për Media e Qeverisë.

Mungesa e ndihmave, përfshirë atyre ushqimore, shtesave ushqimore dhe vaksinave, ka vënë në rrezik të kequshqyerjes 3 mijë e 500 fëmijë.

“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtare dhe të gjitha vendeve të botës së lirë që ta dënojnë këtë krim, i cili … shkel të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara