Lajmet

BE premton financim në fusha të ndryshme për udhëheqësit afrikanë në samitin e Brukselit

BE do të ofrojë disa paketa mbështetjeje në samit për të forcuar shëndetin, arsimin dhe stabilitetin në Afrikë.

Published

on

BE mirëpriti më shumë se 40 liderë afrikanë në Bruksel të enjten në një përpjekje për të rikthyer ndikimin e saj në një kontinent ku Kina dhe Rusia kanë bërë investime të mëdha, dhe ku shumë u ndjenë të zhgënjyer nga përhapja e vaksinave të Evropës kundër COVID-19.

BE do të ofrojë disa paketa mbështetjeje në samit për të forcuar shëndetin, arsimin dhe stabilitetin në Afrikë dhe do të zotohet për gjysmën e një investimi të ri prej 300 miliardë eurosh (340.9 miliardë dollarë) të nisur për të rivalizuar Iniciativën e Kinës Belt and Road.

Nga fillimi i shkurtit, vetëm 11% e afrikanëve ishin vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit – shumë më pak se në pjesët më të pasura të botës, përcjell UBT News.

Presidenti i Sierra Leone, Julius Maada Bio, i sfidoi evropianët të kujtojnë se ka “qenie njerëzore në anën tjetër” në Afrikë që kanë mbetur prapa në përgjigjen e pabarabartë globale ndaj COVID-19.

Pati gjithashtu shqetësim për ndalimet e udhëtimit të Evropës në Afrikën e Jugut pasi varianti Omicron u zbulua atje në fund të vitit të kaluar.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, tha se ai dhe udhëheqës të tjerë afrikanë do të ngrenë çështjen e të drejtave të pronësisë intelektuale për vaksinat dhe trajtimet e COVID. Shumë vende në zhvillim duan që këto të drejta të hiqen, por përballen me kundërshtimin e vendeve të pasura, duke përfshirë shumë në BE./UBTNews/

Lajmet

Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Published

on

By

Dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar për në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 23 dhjetor 2025 ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. (1990) dhe A.M. (1991). Njëri prej tyre është ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e këtyre dy shteteve. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane dhe franceze, pasi kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Të njëjtit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vepra penale të ndara dhe se i janë shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ata u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, përkatësisht atë të Gjilanit, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash

Published

on

By

Sindikatа e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) sot po organizon një protestë paqësore me punëtorët e KEK-ut, para zyrave qendrore të ndërmarrjes në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kjo protestë po mbahet si reagim ndaj kërkesës për rritje pagash, ku punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre. Protesta po vazhdon, e cila ka nis nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Energjia gjatë sezonit të dimrit, KOSTT mban konferencë për media

Published

on

By

KOSTT do të mbaj konferencë për media, në të cilën thonë se do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.

Konferenca do të mbahet sot në ora 15:00.

Si pika kryesore të trajtimit do të jenë;

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar

-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut.

Continue Reading

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara