

Bota
BE pezullon privilegjet e vizave për zyrtarët gjeorgjianë
Published
1 month agoon
By
UBT NEWSBashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë privilegjet e vizave për zyrtarët gjeorgjianë, një masë që vjen si pasojë e shtypjes së dhunshme të protestave pro-evropiane në Gjeorgji. Diplomatët e BE-së kanë mbështetur propozimin e Komisionit Evropian për të vendosur kufizime të reja për diplomatët dhe zyrtarët e lartë gjeorgjianë, duke i ndaluar ata dhe anëtarët e familjeve të tyre të udhëtojnë pa viza për qëndrime afatshkurtra në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, ata nuk do të kenë më mundësi për procedura të thjeshta dhe më të lira për viza afatgjata.
Sipas këtyre masave, qytetarët gjeorgjianë me pasaporta të zakonshme do të mund të udhëtojnë ende pa viza për qëndrime afatshkurtra. Kjo masë është vendosur pas një situate të tensionuar, ku protestat për anëtarësimin e Gjeorgjisë në BE u shtypën dhunshëm nga qeveria. Pritet që Ministrat e Jashtëm të BE-së të miratojnë këtë vendim në mbledhjen e ardhshme të planifikuar për të hënën.
Ky vendim erdhi pas fitores të Partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”, e cila është miqësore me Kremlinin, në zgjedhjet parlamentare të tetorit dhe deklaratës së qeverisë për të pezulluar përpjekjet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian./UBTNews/
You may like
Bota
Presidenti Macron vizitë në Shtëpinë e Bardhë, pritet të takohet me Trump
Published
3 minutes agoon
February 24, 2025By
UBTnews
Presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë ditën e sotme Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me Presidentin Donald Trump.
Sipas mediave të huaja, sot ai synon t’i thotë Trumpit se është në interesin e SHBA dhe Evropës që të mos tregojë dobësi ndaj Vladimir Putinit gjatë negociatave të udhëhequra nga SHBA për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Deri më tani, Ukraina dhe Evropa janë mbajtur jashtë bisedimeve të paqes, me komentet e ashpra të Trump për Volodymyr Zelenskyy që shtojnë shqetësimet se Kievi mund të detyrohet të bëjë lëshime për të arritur një marrëveshje.
“Nuk mund të jesh i dobët përballë Presidentit Putin. Nuk je ti, nuk është marka jote, nuk është në interesin tënd“, tha Macron në rrjetet sociale, shkruan A2 CNN.
Trump, nga ana e tij, tha javën e kaluar se Macron dhe Starmer nuk kishin “bërë asgjë” për të ndaluar luftën.
Bota
Uashingtoni dhe Kievi, pranë marrëveshjes për “mineralet e rralla” të Ukrainës
Published
11 minutes agoon
February 24, 2025By
UBTnews
Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina thanë të dielën se janë më pranë një marrëveshjeje që Kievi t’i japë Uashingtonit një pjesë të madhe të të drejtave për shfrytëzimin e mineraleve të rralla si kompensim për miliarda dollarë në municione që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës për t’u mbrojtur nga sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në një konferencë për shtypin në Kiev se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara po “bëjnë përparim” në arritjen e një marrëveshjeje. Ai tha se është rënë dakord për një projekt-marrëveshje, sipas së cilës Ukraina t’i paguajë Shteteve të Bashkuara 2 dollarë për çdo dollar në ndihmë ushtarake që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kievit për luftën kundër forcave ruse, megjithëse detajet e saj nuk janë bërë të ditura.
Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar sasinë më të madhe të ndihmave, duke i dhënë Kievit 128 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe humanitare, sipas Institutit gjerman të Kielit për Ekonominë Botërore. Ndihma e Shteteve të Bashkura për Kievin është pak e madhe se 124 miliardë dollarët që 27 vendet e Bashkimit Evropian kanë dhënë për Ukrainën.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, i tha rrjetit CNN se ai pret që Presidenti Zelenskyy të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet këtë javë.
Presidenti Zelenskyy fillimisht hodhi poshtë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për gjysmën e rezervave minerale të rralla të Ukrainës, të cilat përdoren për prodhimin e pajisjeve elektronike.
Zoti Witkoff sinjalizoi në intervistën për rrjetin CNN se marrëveshja tani do të arrihej, ndonëse ai nuk i shpjegoi detajet e saj.
Zoti Witkoff tha se vendet evropiane dhanë kontributin e tyre në mbështetje të luftës të Ukrainës pas arritjes së marrëveshjes me Kievin për t’ia kthyer përfundimisht paratë e tyre, por Shtetet e Bashkuara nuk e kishin bërë këtë.
Zoti Witkoff tha se një mbështetje e tillë pa kushte e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën “ishte e pakuptimtë” për Presidentin Donald Trump, i cili ishte angazhuar për një kohë të gjatë në negociata për marrëveshje mbi pasuritë e paluajtshme në Nju Jork përpara se të hynte në politikë në 2015.
Presidenti Zelenskyy tha, “kam pasur një marrëveshje me ish-Presidentin Biden dhe Kongresin Amerikan, i jam mirënjohës Kongresit, të dyja palëve. Mbështetja ishte në formë grantesh. Granti nuk është hua. Ne nuk kemi pse ta kthejmë kredinë në këtë rast. Ndoshta dikujt nuk i pëlqen dhe mendon se është e padrejtë. Por ndoshta kjo ishte pjesë e një marrëveshjeje. Prandaj, nuk ka të bëjë me shifrën, ne thjesht nuk e shohim atë si një hua. Kjo kishte të bënte me grantet jo me shifrat. Ne thjeshtë nuk e shohim këtë si një hua.”
Presidenti Trump, i cili javën e kaluar e quajti Presidentin Zelenskyy “diktator” dhe e akuzoi atë për fillimin e luftës edhe pse Rusia e sulmoi Ukrainën, ka kërkuar pagesat dhe ka fajësuar paraardhësin e tij, Biden, për mossigurimin e një lloji garancie për kompensim të ndihmës.
Zoti Zelenskyy tha të dielën se dëshiron që Presidenti Trump të “kuptojë” pozicionin e tij dhe të sigurojë garanci konkrete të sigurisë për të ndihmuar Kievin që të mbrohet nga sulmet e Rusisë.
“Dua shumë mirëkuptim nga zoti Trump”, tha zoti Zelensky në konferencën e tij për shtypin, duke shtuar: “Garancitë e sigurisë nga Presidenti Trump janë shumë të nevojshme”.
Zoti Zelenskiy tha se është i gatshëm të heqë dorë nga posti nëse kjo do të thoshte paqe për Ukrainën dhe shtoi se ai do ta shkëmbente largimin e tij nga detyra me hyrjen e Ukrainës në NATO.
“Nëse një gjë e tillë (do të thoshte) paqe për Ukrainën, nëse vërtet mendoni që është e nevojshme që unë të largohem nga posti, unë jam gati,” tha zoti Zelenskiy kur u pyet gjatë një konference për shtyp a do të ishte gati të largohej nga posti nëse kjo do të thoshte një arritje e paqes.
“Do ta këmbeja këtë menjëherë me një (anëtarësim) në NATO, nëse është ky kusht”, shtoi presidenti.
Kryediplomatët e lartë amerikan dhe rus, Marco Rubio dhe Sergey Lavrov, u takuan në Arabinë Saudite pa pjesëmarrjen e zyrtarëve ukrainas apo evropianë javën e kaluar për të hedhur bazat për bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës.
Presidenti Zelenskiy shprehu pakënaqësinë për përjashtimin e Ukrainës nga bisedimet, por Trump tha se ai mund të kishte negociuar me Rusinë paraprakisht që të parandalonte agresionin e Moskës.
“Kam pasur bisedime shumë të mira me Putinin dhe nuk kam pasur bisedime aq të mira me Ukrainën”, tha zoti Trump para guvernatorëve të amerikanë në Shtëpinë e Bardhë.
“Ata (Ukraina) nuk kanë asnjë kartë për të luajtur, por po luajnë fort“, shtoi ai.
Televizioni shtetëror rus tha ditët e fundit se pikëpamja e zotit Trump për konfliktin Rusi-Ukrainë është “në përputhje të plotë me mënyrën se si ne i shohim gjërat”.
I dërguari Witkoff tha se lufta “nuk do të kishte ndodhur” nëse Ukraina nuk do të kishte bërë presion në atë kohë për anëtarësim në NATO. Kievi ende vazhdon të kërkojë me këmbëngulje që të bashkohet me aleancën me 32 vende, por Uashingtoni thotë se është jorealiste që kjo të ndodhë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje të negociuar për t’i dhënë fund luftës.
Zoti Witkoff tha se “do të shihni lëshime nga të dyja palët” në një marrëveshje paqeje.
Rusia tani kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas të njohur ndërkombëtarisht. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të dielën se Moska nuk ka ndërmend t’i kthejë asnjë nga territoret qeverisë së Kievit.
“Ata njerëz vendosën t’i bashkohen Rusisë shumë kohë më parë,” tha ai, duke iu referuar votimeve të organizuara nga Moska në Ukrainën lindore të mbajtura në mes të ofensivës trevjeçare që janë konsideruar të pavlefshme nga Kievi, Perëndimi dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.
Një telefonatë mes presidentëve Trump dhe Putin dy javë më parë u hapi rrugën bisedimeve Rubio-Lavrov në Arabinë Saudite.
“Ky është një dialog midis dy presidentëve të jashtëzakonshëm,” tha zëdhënësi Peskov për televizionin shtetëror.
Rusia të dielën shënoi Ditën e Mbrojtësve të Atdheut – një festë për nder të ushtarëve dhe veteranët. Në një video të publikuar nga Kremlini, Presidenti Putin tha se Zoti dhe fati i kishin besuar atij dhe ushtrisë së tij “misionin” për të mbrojtur Rusinë.
Ndërkohë, Presidenti Zelenskyy tha se Rusia ndërmori sulme me 267 dronë gjatë natës në Ukrainë, të cilat ai i dënoi si “terror nga ajri”.
Zyrtarët ukrainas njoftuan për dëme në pesë rajone të vendit.
Presidenti Zelenskiy tha se rreth 1,150 dronë, më shumë se 1,400 bomba dhe 35 raketa të llojeve të ndryshme, u lëshuan gjithsej nga Rusia në drejtim të Ukrainës gjatë javës së kaluar.
Bota
Liderët e BE në Kiev për 3 vjetorin e luftës, Ursula von der Leyen njofton miliarda euro mbështetje për Ukrainën
Published
14 minutes agoon
February 24, 2025By
UBTnews
Ndërsa liderët evropianë mbërrijnë në Ukrainë në përvjetorin e tretë të luftës në shkallë të gjerë të Rusisë kundër vendit, BE-ja ka konfirmuar një tjetër nxitje për Kievin.
Sipas mediave të huaja, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka njoftuar se Ukraina do të marrë 3.5 miliardë euro në mars – dhe gjithashtu do të përfitojë nga planet e BE-së për të rritur prodhimin e armëve dhe aftësitë e mbrojtjes.
Një duzinë liderësh nga Evropa dhe Kanadaja po mbërrijnë tani në Kiev, ku po priten nga ministri i Jashtëm Andrii Sybiha dhe shefi i kabinetit të presidentit Andrii Yermak.
“Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që është në rrezik”, postoi von der Leyen në rrjetet sociale.
“Është fati i Evropës”, shkroi ajo më tej.
Bota
Liderët e AfD-së: Kemi mandat për të bërë ndryshim politik
Published
17 minutes agoon
February 24, 2025By
UBTnews
Rritja e AfD-së në zgjedhjet e djeshme në Gjermani, një parti kundër imigrimit, është rezultat i zemërimit publik rreth çështjeve të migrimit dhe sigurisë, pas një morie të sulmeve të kryera nga emigrantët, dhe pas shqetësimeve për dobësim të ekonomisë.
Pavarësisht kësaj, AfD pritet të mbetet jashtë pushtetit, tani për tani, sepse të gjitha partitë tjera kanë refuzuar të bashkëpunojnë me të.
Liderët e AfD-së kanë thënë se janë shumë të lumtur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
Njëri prej udhëheqësve, Tino Chrupalla, ka thënë se është “shumë krenar” me partinë.
“Ne ishim të bashkuar, fushata jonë ka pasur cak dhe kemi qenë të disiplinuar”, ka thënë ai, duke qenë afër Alice Weidelit, udhëheqëses tjetër të partisë.
“Ne mund të bëjmë ndryshim epokal”, ka thënë ai, duke shtuar se janë të hapur për negociata.
“Ne kemi fituar besimin e votuesve dhe kjo duhet të jetë diçka që e pranojnë të gjithë”, ka shtuar ai.

Renditja e Superligës, a e ka siguruar Drita titullin kampion?

Presidenti Macron vizitë në Shtëpinë e Bardhë, pritet të takohet me Trump

Rama ndan foto nga vizita e Presidentit të Emirateve të Bashkuara: Vendosëm piketa të reja bashkëpunimi

Mali i Zi, regjimi i vizave rrezikon integrimin evropian

Uashingtoni dhe Kievi, pranë marrëveshjes për “mineralet e rralla” të Ukrainës

Microsoft prezanton një model AI për zhvillimin e lojërave të quajtur Muse

Liderët e BE në Kiev për 3 vjetorin e luftës, Ursula von der Leyen njofton miliarda euro mbështetje për Ukrainën

Liderët e AfD-së: Kemi mandat për të bërë ndryshim politik

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë bën thirrje për pavarësi “hap pas hapi” nga SHBA
Të kërkuara
-
Magazinë2 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota4 weeks ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota1 month ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota4 weeks ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt