Lajmet

BE përgëzon qytetarët për pjesëmarrjen e zgjedhjeve – vlerëson zgjedhjet të qeta

Published

on

Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Nathalie Loiseau, e ka vlerësuar ditën e zgjedhjeve si të qetë, duke përgëzuar qytetarët për pjesëmarrjen.

Ajo theksoi se, megjithatë, ende ka sfida në procesin zgjedhor, duke përmendur vonesa dhe nevojën për transparencë.

Loiseau shprehu shqetësim për përdorimin e gjuhës nxitëse dhe sulmet verbale gjatë fushatës, si dhe bllokimin e Komisionit të Pavarur të Medieve.

Ajo falënderoi të gjitha palët për angazhimin e tyre gjatë procesit zgjedhor.

Të dielën qytetarët e Kosovës dolën për të zgjedhur parlamentin e ri të Kosovës. Dua të përgëzoj qytetarët për zgjedhjet historike, në përgjithësi dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe votuesit kishin mundësi t votonin në kushte të mira. Këto janë sinjale që qytetarët janë të përkushtuar drejtë demokracisë. Ne tani po ndajmë me ju deklaratën preliminare, numërimi akoma nuk ka filluar në qendrat komunale të numërimit ne do të publikojmë raportin ndërkombëtare pas dy muajsh. Dua të shfrytëzoj ketë mundësi të falënderoj të gjitha palët”, ka thënë ajo.

Loiseau  tha se fazat kritike të procesit zgjedhor ende munden për t’u zhvilluar.

Vështirësi në zbatimin e procedurave janë bërë të dukshme. Ne kemi vëzhguar KQZ ka pasur sfida dhe kjo ka shkaktuar vonesa të cilët tani janë te pa mohueshme duhet të ketë transparencë të plotë. Dita e zgjedhjes ishte mjaftë e qetë, numri i partive të serbëve të Kosovës mund te shihet si pozitive, por plutariteti politike është ende larg. Ne kemi vërejtur me shqetësim bllokimin e KPM i vili iu pa mundësi të bëjë ndonjë vendim gjatë fushatës. Ai shqiptoi gjoba të mëdha subjekteve politike, ne kemi vërejtur përdorime të gjuhës nxitës dhe sulmet verbale kjo u reflektua edhe në ambientin e fushatës që zhvillohet në mediat sociale. Kemi parë gjuhë armiqësore ndaj mediave nga partia që është në pushtet. Transmetuesit ka dhënë kohë të barabartë për të gjithë por nuk u shfrytëzua nga te gjithë. Fushata me komunë me shumicë serbe kanë qenë më të përmbajturat. Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë deri në numrin e fundit të procesit zgjedhor”, ka thënë ajo.

Lajmet

Dëmtohet me mjete të forta një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit

Published

on

By

Një pjesë e kanalit të Ibër–Lepencit në territorin e komunës së Zubin Potokut është dëmtuar nga persona të panjohur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti të ketë ndodhur mes 22 dhe 25 nëntorit e ku janë përdorur mjete të forta.

Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)”, thuhet në raport 24 orësh.

Rasti është cilësuar si “Asgjësim apo dëmtim i pronës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve të incidentit.

Ndërsa më 29 nëntor bëhet një vit prej sulmit terrorist që ndodhi në kanalin e Ibër – Lepencit, ku ishte vënë lënda shpërthyese prej 20 kilogramë.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj./EO

Continue Reading

Lajmet

Mitrovicë e Veriut: Vajza sulmon babanë

Published

on

By

Një incident familjar është raportuar mbrëmjen e 25 nëntorit 2025, rreth orës 23:53, në Mitrovicën e Veriut, ku një femër kosovare dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e saj pas një mosmarrëveshjeje.

Policia njofton se i dyshuari, babai i saj, ka marrë tretman mjekësor për lëndimet e pësuara. Ai gjithashtu kishte njëurdhër mbrojtës që i ndalonte t’i afrohej vajzës së tij, megjithatë të dy janë përfshirë në konflikt.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të dyshuarin mashkull kosovar babanë e saj. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i njëjti kishte urdhër mbrojtës të mos i afrohet vajzës së tij. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës/KP

Continue Reading

Lajmet

SPERTK: Po hyjmë në muajin e tretë pa paga, gjendja e punëtorëve e rënduar

Published

on

By

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) njofton se punëtorët e transmetuesit publik kanë hyrë në muajin e tretë pa paga, ndërsa institucionet shtetërore, sipas tyre, po vazhdojnë t’i injorojnë kërkesat urgjente për zgjidhje.

Në komunikatë e SPRTK-së thuhet se gjendja sociale e punëtorëve dhe funksionimi i RTK-së janë “të rënduar në skaj”, duke e cilësuar situatën të papranueshme. Sindikata thekson se greva do të vazhdojë dhe u bën thirrje të gjithë punëtorëve për mbështetje të plotë në veprimet e tyre të, siç thuhet, “drejta dhe ligjore”.

SPERTK paralajmëron se brenda kësaj jave do të dalë me qëndrim për bojkot të plotë të punës, duke qenë se janë “të shtyrë nga mosveprimi i Qeverisë së Kosovës”, e cila deri tani, sipas sindikatës, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të ofruar zgjidhje, pavarësisht dhjetëra kërkesave të adresuara.

Si është e mundur të gjenden para për zgjedhje, e të mos gjenden për bukën e gojës së 700 familjeve?, kjo është e papranueshme”, thuhet në reagim.

Sindikata i bën thirrje qeverisë të zgjidhë urgjentisht problemin e alokimit të buxhetit, për të mos i detyruar punëtorët të ndërmarrin masa të padëshiruara. SPERTK kërkon gjithashtu që, pas konstituimit të legjislaturës së re, të miratohen pa vonesë ligji për financimin e pavarur të RTK-së dhe zgjidhja e çështjes së pronës, duke theksuar se transmetuesi ka nevojë për një mekanizëm të qëndrueshëm të funksionimit si mediumi i vetëm publik në vend.

Në komunikatë, sindikata rikujton se, në vend që buxheti i RTK-së të rritet apo të mbështetet zhvillimi i transmetuesit, ka ndodhur e kundërta: jo vetëm nuk është ndarë rritja prej 0.7% nga buxheti nacional, por janë hequr edhe 2.2 milionë euro nga buxheti aktual, tashmë më i vogli në rajon për mediat publike.

SPERTK konfirmon se greva do të vazhdojë dhe paralajmëron se në fund të javës pritet të merret vendim për një bojkot total të ngjarjeve politike dhe mosmbulim të fushatës elektorale. Sindikata kërkon zyrtarisht nga menaxhmenti i RTK-së ndërprerjen e menjëhershme të mbulimit të aktiviteteve politike dhe fushatës zgjedhore.

Nëse nuk merret një vendim në kohë, ne do të dalim shumë shpejt me qëndrimin tonë”, përfundon njoftimi i SPERTK-së./EO

Continue Reading

Lajmet

Prishtina nis përgatitjet për Ditën e Flamurit

Published

on

By

Kryeqyteti i Kosovës ka filluar atmosferën festive në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur flamujt kuq e zi, dhe ata të Kosovës, duke sjellë ngjyrat kombëtare në hapësirat publike.

Si çdo vit, Kosova shënon me ceremoni dhe aktivitete të ndryshme kulturore  Ditën e Flamurit, një prej festave më të rëndësishme kombëtare për shqiptarët kudo që jetojnë.

Continue Reading

Të kërkuara