Lajmet

BE kërkon konsensus, opozita vendosmëri për mos mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Peter Stano tha i takon Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një marrëveshje.

Published

on

Bashkimi Evropian i kërkon Kosovës dhe Serbisë të përfshihen në negociata dhe të gjejnë një konsensus të nevojshëm për votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë me 3 prill.

Një gjë të tillë nuk kanë pranuar të komentojnë nga Qeveria e Kosovës, ndërsa opozita kërkon vendosmëri nga kryeministrit Kurti për mos mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për KosovaPress se BE-ja është e gatshme të lehtësojë dhe të ofrojë ide në përputhje me praktikat e evropiane për votimin e qytetarëve serbë të Kosovës në zgjedhjet e 3 prillit.

Megjithatë ai thotë se iu takon dy palëve për të gjetur një marrëveshje dhe një të tillë sipas tij, iu është thënë edhe nga përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi.

“U takon të dyja palëve (Kosovë/Serbi) të përfshihen në negociata, dhe të gjejnë një konsensus të nevojshëm. BE-ja është e gatshme të lehtësojë dhe të ofrojë ide në përputhje me praktikat evropiane, por në fund të fundit përgjegjësia për të gjetur një marrëveshje u takon të dyja palëve. Përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, ua bëri këtë gjë shumë qartë homologëve të tij gjatë vizitës së tij të fundit në Prishtinë”, tha Stano në një përgjigje me shkrim.

Përkrahje të sërishme Qeverisë së Kosovës për mos lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në vend i jep Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputeti opozitar, Pal Lekaj thotë se do të këmbëngulin që zgjedhjet e Serbisë mos të mbahen në Kosovë më 3 prill.

“Sa i përket vendimit për mos mbajtje të referendumit ne e kemi mbështet Qeverinë dhe nëse vjen vendimi për mos lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve (të Serbisë) në Kosovë do të hasë në mbështetjen tonë si Aleancë dhe opozitë. Ne do të këmbëngulim që mos të mbahen ato zgjedhje në Kosovë”, thotë Lekaj.

Nga ana tjetër, drejtori i organizatës joqeveritare “Çohu”, Arton Demhasaj thotë se aleatët ndërkombëtar do të bëjnë presion për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

“Do të ketë presion për me u leju mbajtja e zgjedhjes, por mbetet të shihet tek Qeveria a ka me pas mundësi dhe a ka me pas qëndrueshmëri që zgjedhjet mos të mbahen ashtu siç ishte çështja e referendumit…Nëse mbahen zgjedhjet presidenciale në Serbi qysh janë mbajtur të kaluarën atëherë mund të themi se nuk ka ndryshuar asgjë në qasjen ndaj Serbisë derisa prapë lejojmë në mënyrën siç janë mbajtur më herët”, thotë ai.

Institucionet e Kosovës me 16 janar të këtij viti refuzuan mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës. Madje për këtë deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan një rezolutë.

Vendi

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Vendi

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara