Lajmet

BE-ja do të rrisë angazhimet për ndihmën humanitare për Gazën

Published

on

BE-ja do të rrisë angazhimet e saj financiare për ofrimin e ndihmës për Rripin e Gazës me një të tretën, tha presidentja e Komisionit Evropian.

Kjo do të ishte një rritje prej rreth 25 milion €.

“Duke vepruar kështu, Bashkimi Evropian do të shpenzonte gjithsej 100 milionë euro në ndihmë humanitare për civilët në Gaza”, tha Ursula von der Leyen në një fjalim në Bruksel.

Rrjedha e ndihmave në Gaza ka qenë e ngadaltë, por vendet, konglomeratet dhe organizatat ndërkombëtare si BE-ja kanë rritur fondet në përgjigje të një krize humanitare në rritje brenda enklavës, ku më shumë se 700,000 njerëz mendohet se janë zhvendosur./UBTNews/

Lajmet

Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

Published

on

By

Policia e Shtetit ka marrë masat për garantimin e mbarëvajtjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita ditën e sotme në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Mbi 1000 efektivë do të jenë në terren dhe në gatishmëri, ku përveç forcave të rendit, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, do të ketë edhe agjentë civilë, raporton Euronews.

Duke nisur që prej orës 23:45, të së enjtes nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimi, Policia e Tiranës ka marrë masat për të devijuar qarkullimin e automjeteve përmes rrugëve alternative.

Policia iu bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Policia e Tiranës i bën thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprime të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. /Euronews/

 

 

Continue Reading

Lajmet

LDK kundër refuzimit të 21 amandamenteve të propozuara në buxhet

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shprehur indinjatën e saj për refuzimin e 21 amandamenteve që kishte propozuar për buxhetin, gjatë një konference për media.

Shefja e Grupit Parlamentar, Jehona Lushaku, tha se projekti i buxhetit nuk përkrah arsimin, shëndetësinë dhe projektet kapitale si Unaza e Kryeqytetit, ndërtimi i Spitalit të Kryeqytetit dhe digjitalizimi i sistemeve arsimore e shëndetësore. Ajo shtoi se LDK do të insistojë që këto projekte të futen në buxhet.

Deputeti Besian Mustafa vuri në dukje se asnjë nga amandamentet e komunave, përveç buxhetit të Kryeqytetit, nuk janë miratuar, ndërsa deputeti Fadil Hadergjonaj kritikoi moskalimin e amandamentit të tij për punimet në Kompleksin Memorial të Betejës së Kosharës.

LDK deklaron se nuk do të mbështesë buxhetin përderisa nuk përfshin këto projekte kapitale dhe reformuese.

Continue Reading

Lajmet

Fëmijët me sëmundje të lindura të zemrës trajtohen në QKUK me mbështetje ndërkombëtare

Published

on

By

Në Klinikën e Pediatrisë të Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është zhvilluar një mision për diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve me sëmundje të lindura të zemrës nga 8 shkurt deri me 13 shkurt 2026. Ky misioni u mbështet nga Muntada Aid nga Londra dhe u realizua në bashkëpunim me mjekë nga Turqia dhe stafin e QKUK-së.

Gjatë kësaj kohe u kontrolluan 92 fëmijë, ndërsa 35 prej tyre u trajtuan me ndërhyrje kardiologjike dhe kardiokirurgjikale, disa prej të cilave u realizuan për herë të parë në Kosovë, sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Aktualisht, tre fëmijë po marrin trajtim pas ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa të gjithë pacientët e tjerë janë liruar në gjendje të mirë dhe vazhdojnë kontrollet në shtëpi.

Continue Reading

Lajmet

Qeveria miraton pakon e 19-të të masave kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten pakon e 19-të të masave kundër Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në përputhje me situatën në Ukrainë. Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se kjo është pjesë e vazhdimësisë së 18 pakove të mëparshme dhe se është në përputhje me masat e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka sqaruar se pakoja synon sektorët e energjisë, financave, kompleksin ushtarako-industrial, tregtinë dhe zinxhirët e furnizimit me mallra ushtarakë, si dhe shërbimet strategjike përfshirë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale. Po ashtu, masat përfshijnë kontrolle mbi diplomatët rusë dhe përgjegjësinë për rrëmbimin dhe deportimin e fëmijëve ukrainas, duke përfshirë edhe Bjellorusinë.

Kryeministri Kurti dhe ministri Konjufca kanë theksuar se vendimi i qeverisë kontribuon në forcimin e sundimit të ligjit, zhvillimin e administratës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ruajtjen e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Qeveria njofton se masat janë pjesë e politikës së Kosovës për të qëndruar në linjë me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe për të mbështetur integritetin dhe paqen në rajon.

Continue Reading

Të kërkuara