Lajmet

BE-ja do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit

Published

on

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka pritur në takim Misionin e BE-së për Vëzhgim të Zgjedhjeve në Kosovë.

Orav tha se ky mision do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, duke riafirmuar përkushtimin e BE-së për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent.

“I lumtur të mirëpres ekipin kryesor të Misionin e BE-së të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë sot. Misioni i Vëzhgimit do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke riafrimuar përkushtimin e BE-së për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent”, shkroi Orav.

Bashkimi Evropian përmes monitoruesve të vetë ka mbikëqyrur zgjedhjet në Kosovë edhe më herët.

Botë

​Trump propozon planin 20 pikësh për paqe në Gaza, pajtohet Netanyahu

Published

on

Presidenti Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajtën një konferencë për shtyp pas takimit të tyre. Ndërsa ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, Netanyahu i kërkoi falje Katarit për sulmin në Doha, sipas një burimi izraelit.

Presidenti Donald Trump tha të hënën se është koha që Hamasi të bjerë dakord për një marrëveshje paqeje, ndërsa përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje shumëplanëshe për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të filluar rindërtimin e rajonit.

“Është koha që Hamasi të pranojë kushtet e planit që kemi paraqitur sot. Ky është një Hamas i ndryshëm nga ai me të cilin kishim të bënim, sepse janë vrarë mbi 20,000 veta.”, tha Trump, duke shtuar se mund të ketë gatishmëri të re pas muajsh me viktima të rënda.

Trump pretendoi se Izraeli dhe aleatët e tjerë rajonalë kanë rënë dakord me propozimin e tij prej 20 pikash, por se ata do të duhet ende ta bindin Hamasin që ta nënshkruajë.

Më parë ai paralajmëroi se nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen, SHBA-të do të mbështesin vazhdimin e ndërhyrjes së Izraelit në Gaza, shkruan CNN.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se mbështet planin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke e quajtur atë një hap kritik drejt përfundimit të luftës dhe arritjes së paqes në Lindjen e Mesme./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Ndeshja Shqipëri-Serbi, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin për ndeshjen e 11 tetorit

Published

on

Vendimi i FIFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri që do të luhet më 11 tetor në Leskovc të Serbisë është çështje orësh tashmë.

Pas spostimit të ndeshjes nga Beogradi në këtë qytet të vogël por me një stadium të ri, trazirat në ndeshjen e fundit Serbi-Angli që përfundoi me shifrat 0-5, pritet të sjellin një tjetër sanksion për serbët, përveç atij financiar.

Aktualisht po punohet nga organet botërore dhe europiane, FIFA dhe UEFA, që të shmanget stadiumi i boshatisur, kjo jo për të favorizuar organizatorët në këtë rast, por më tepër për aspektin vizual.

Nëse në ndeshjen ndaj Anglisë pamja vizuale ishte e tmerrshme, ku figura të krimit në Serbi u panë në tribunën qëndrore duke dhunuar tifozët, po serb, por që ndoshta thërrisnin kundër qeverisë dhe Vuçiqit, vendimi duhet të ishte shumë më i shpejtë dhe i qartë, pra një stadium i boshatisur.

Si rrjedhojë, është menduar që në rast se do të lejohen tifozët, edhe pse në një numër të kufizuar, ata do të jenë të kontrolluar, do të jenë fëmijë. Një zgjidhje që përmbush aspektin vizual si duhet, dhe nga ana tjetër ul ndjeshëm rrezikshmërinë që ka organizimi i kësaj ndeshjeje.

Takimi do të luhet në stadiumin Duboçica, një stadium ndërtuar në vitin 2023 dhe që ka një kapacitet rreth 8000 vende./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​INSTAT: Ekonomia në Shqipëri u rrit me 3,51%

Published

on

INSTAT publikoi sot raportin mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto , ku theksuan se ekonomia në Shqipëri u rrit me 3,51% në tremujorin e dytë të vitit 2025, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024.

INSTAT njoftoi se sektorët kryesorë që udhëhoqën rritjen ekonomike në vend ishin rritja e pagave, shitja e pronave dhe sektori i shërbimeve.

Konkretisht sektorët që kanë dhënë kontributin më të madh në rritjen e PBB-së konsiderohen Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1,65 pikë përqindje; Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor me +0,47 pp; Aktivitetet e pasurive të paluajtshme me +0,37 pp; Ndërtimi me +0,30 pp; Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,27 pp; Informacioni dhe Komunikacioni me +0,11 pp; Artet, argëtimi dhe çlodhja; aktivitete të tjera shërbimi me +0,08 pp; Aktivitete financiare dhe të sigurimit me +0,03 pp.

Ndërkohë, dy sektorë kanë dhënë kontribut negativ në këtë tremujor janë si Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me -0,46 pikë përqindje dhe Industria, Energjia dhe Uji me -0,18 pikë përqindje.

Sipas INSTAT konsumi final i popullatës është rritur me 3,88%, duke reflektuar përmirësim të fuqisë blerëse dhe konsumit të brendshëm. Konsumi final i qeverisë ka shënuar një rritje të fortë prej 12,44%, duke reflektuar investimet publike dhe zgjerimin e shpenzimeve shtetërore.

Ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve për këtë periudhë u rritën me 0,97%, ndërsa importet u rritën me 3,26%, çka sugjeron një kërkesë më e lartë për mallra të huaja, por gjithashtu një ekonomi në zgjerim.

Këto të dhëna konfirmojnë vijimësinë e rritjes së qëndrueshme ekonomike të Shqipërisë, me bazë të gjerë dhe mbështetje nga rritja e konsumit dhe investimeve, por gjithashtu theksojnë nevojën për diversifikim dhe modernizim të sektorëve prodhues./S.K/KP/ATSh/

Continue Reading

Aktualitet

​Supremja e shpall të paligjshëm një vendim të PZAP-së, LVV ishte ankuar kundër PDK-së

Published

on

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si të bazuar ankesën e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka ndryshuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), , të datës 23.09.2025, duke vendosur që të  refuzohet e pathemeltë ankesa e subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e datës 20.09.2025.

PZAP kishte pranuar si të bazuar ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), 20.09.2025 dhe kishte shqiptuar dënim më gjobë në lartësi prej 5.500 euro, Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Kundër këtij vendimi subjekti politik, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme. Gjykata pasi ka vlerësuar ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, ka gjetur se ankesa është e bazuar.

“PZAP, në arsyetim të vendimit të saj ndër të tjera ka theksuar se paneli, pas shikimit të provave përkatësisht link-ut të ofruar si provë materiale, ka vërejtur se në tubimin e subjektit politik PDK, të mbajtur në Skenderaj, kandidati për kryetar të Komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku, në tubimin me qytetarë të mbajtur në këtë qytet më datë 19.09.2025, për qëllime elektorale, ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese, duke deklaruar “Qeveri më të poshtër, Qeveri ma mashtruese, Qeveri më antikombëtare nuk besoj që ka me pas Kosova”. Andaj për Panelin përdorimi i një gjuhe të tillë është në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në arsyetim.

Nga deklarimet e cituara, Gjykata Supreme e Kosovës, erdhi në përfundim se të njëjtat nuk janë në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, përkatësisht, me dispozitat të LZP-së. /S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara