Lajmet

BE forcon ligjet për krimin mjedisor

Planet do të dorëzohen pranë Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian për miratim.

Published

on

Eurokomisioneri i Mjedisit, Virginijus Sinkevicius zbuloi sot plane të reja për të nxitur ndjekjet penale për shkeljet mjedisore. Sipas tij, BE duhet të jetë e vetëdijshme se krimet mjedisore shoqërohen me viktima.

“Shumë shpesh në Evropë nuk ka dënim të vërtetë për krimin mjedisor. Shkelësit e ligjit mund të mbeten të pandëshkuar dhe ka shumë pak stimuj për të respektuar ligjin”, tha Sinkevicius në një konferencë shtypi në Bruksel, raporton atsh, transmeton UBT News.

“Planet janë një lëvizje për të shtrënguar legjislacionin penal si pjesë e politikës më të gjerë të tranzicionit të Bashkimit Evropian drejt një ekonomie dhe shoqërie më miqësore me mjedisin për të luftuar ndryshimet klimatike”, tha eurokomisioneri.

“Propozimet detajojnë më mirë se si BE i përcakton veprat penale që lidhen me ndotjen, mbetjet dhe kërcënimin e biodiversitetit, duke ndihmuar ndjekjet penale dhe duke forcuar sundimin e ligjit mjedisor”, shtoi Sinkevicius.

“Propozohet gjithashtu një trajnim më i madh dhe bashkëpunim ndërkufitar me shkëmbim të zgjeruar të të dhënave ndërmjet autoriteteve policore”, shtoi ai.

Komisioni ka paraqitur gjithashtu shkelje të reja si dhe dënime më të ashpra nëse një shkelje mjedisore rezulton me humbje jete.

Planet do të dorëzohen pranë Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian për miratim.

Sipas Interpolit dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, shkeljet mjedisore si prerja e paligjshme e pyjeve ose hedhja e mbeturinave janë aktiviteti i katërt më i madh kriminal në botë dhe me një rritje prej 5-7 përqind.

Lajmet

Dështimi i 53-të, deputetët mblidhen sonte prapë në orën 22:00

Published

on

By

As në përpjekjen e 53-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputeit të PDK-së Abelard Tahirit, deputetes së LDK-së Jehona Lushaku Sadriu dhe deputetes së AAK-së Time Kadrijaj.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca do të mbahet sonte në orën 22:00.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis.

Continue Reading

Lajmet

​Zemaj: Nuk pres të ketë diçka as pas dy javësh

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se nuk pret dalje nga bllokada institucionale as pas dy javësh.

Para fillimit të përpjekjes së 53-të për konstituim të kuvendit, Zemaj tha para mediave se “kryeneçësia e Vetëvendosjes po i kushton Kosovës”.

Kryeneçësia e Vetëvendosjes, ose më mirë të them kryeneçësia e tyre për të qenë në një pushtet absolut është ka i kushton Kosovës dhe sot jemi në muajin e pestë të mos konstituimit të kuvendit dhe të krijimit të qeverisë së re të Kosovës. tash kemi hyrë edhe në atë që quhet përgjigje legale nga Gjykata Kushtetuese, sot është dita e fundit deri në atë që do ta marrim si masë të përkohshme dhe të presim datën 8”, u shpreh ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masa të përkohshme nga data 27 korrik deri më 8 gusht, ku deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo veprim e vendim që lidhet me konstituim të kuvendit.

Zemaj tha se nuk pret ndryshim as pas dy javëve.

Duhet shfrytëzuar çdo moment, çdo minutë që të kemi institucione të reja. Por me këtë logjikë dhe me këtë bllokadë që është evidente nga VV-ja, nuk pres që mund të ketë diçka edhe pas dy jave,” ka thënë Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Limaj: S’po shoh ndonjë mundësi për ndryshim sot

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pyetur sot nëse pret të kandidohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të zhvillimeve rreth seancës konstituive.

Në një deklaratë të shkurtër dhënë para fillimit të seancës, Limaj u përgjigj shkurtimisht: “S’po shoh ndonjë mundësi për ndonjë ndryshim sot.

Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar, kur partitë opozitare dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë arritur një konsensus për konstituimin e Kuvendit. Mospajtimet e vazhdueshme kanë penguar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa afati kushtetues për këtë proces përfundon sonte në mesnatë.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Nuk është problem që të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati tha se nuk është problem që të sigurohen votat për tejkalim të ngërçit politik.

Ai para fillimit të seancës konstituive, e cila është përpjekja e fundit para vendosjes së masës së Gjykatës Kushtetuese, tha se pret që të ketë vullnet nga partitë opozitare për konstituim të kuvendit.

Po shpresoj që meqë është seanca e fundit apo vazhdimi i fundit që do të mbahet para pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, shpresoj dhe uroj që të gjendet vullneti nga partitë opozitare, por edhe tek deputetët individualisht që më në fund të kemi konstituimin e kuvendit. Na duhet që patjetër që të formohen institucionet. Ne tashmë siç e keni parë jemi te numri 57 në vazhdimësi, me votat e NISMA-s bëhemi 60, jemi shumë afër 61. Me votat e Veton Berishës dhe Duda Baljes bëhemi 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë do të bëhesha vota 61 bëhemi 63, e madje edhe me votën e Bekë Berishës bëhen 64. Nuk është problem që të jenë dhe të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç, vetëm duhet vullnet politik qoftë i subjekteve opozitare, qoftë edhe i deputetëve individualisht”, deklaroi Murati.

Continue Reading

Të kërkuara