Lajmet

BE e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Filipinet për sigurinë detare

Ajo po fliste pas një takimi me presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos Jr. në Manila.

Publikuar

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të hënën se Bashkimi Evropian ishte i gatshëm të forconte bashkëpunimin me Filipinet për sigurinë detare.

Ajo po fliste pas një takimi me presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos Jr. në Manila.

“Ne jemi të gatshëm të forcojmë bashkëpunimin me Filipinet për sigurinë detare në rajon duke shkëmbyer informacione, duke kryer vlerësimin e kërcënimeve dhe duke ndërtuar kapacitetin e rojes suaj bregdetare”, tha ajo në një deklaratë të përbashkët me Marcos.

Filipinet janë një pikëmbështetje e rivalitetit gjeopolitik midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, me territorin e saj detar që përfshin një pjesë të Detit të Kinës Jugore, një rrugë ujore strategjike dhe e pasur me burime mbi të cilën Kina pretendon gjithashtu sovranitet./UBTNews/

Lajmet

Aksionarët e Tesla-s padisin Elon Musk për devijimin e burimeve në kompaninë e tij të AI

Publikuar

nga

Aksionarët e Tesla kanë ngritur një padi kundër CEO-s, Elon Musk dhe bordit të kompanisë për zhvendosjen e burimeve dhe talentit nga prodhuesi i makinave elektrike dhe përdorimin e tyre në vend të kësaj për kompaninë e inteligjencës artificiale (AI) të Musk, xAI.

Disa aksionarë pohuan se Musk u përpoq për vite me radhë ta poziciononte Tesla-n si një kompani robotike dhe AI-në ​​dhe jo si një prodhues automjetesh.

Sipas padisë e cila u ngrit në shtetin amerikan të Delaware, Musk “devijoi talentin dhe burimet e pakta nga Tesla në xAI dhe mblodhi miliarda dollarë për xAI ndërsa pretendonte aksesin e xAI në të dhënat e lidhura me AI të Tesla”.

Padia, e raportuar fillimisht nga TechCrunch dhe Business Insider, vjen menjëherë pasi Musk hoqi dorë nga padia e tij kundër OpenAI, kompania e cila qëndron pas ChatGPT, te e cila ai ishte një investitor origjinal./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjermania kap sasi rekorde të kokainës

Publikuar

nga

Autoritetet gjermane njoftuan sot për sekuestrimin e rreth 35 ton kokaine, në atë që besohet të jetë kapja më e madhe në llojin e tij.

Droga u zbulua për herë të parë në portin e Hamburgut vitin e kaluar, por autoritetet nuk kanë dhënë asnjë informacion prej muajsh për shkak të hetimeve në vazhdim, sipas mediave gjermane.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë të North Rhine-Westphalia, vlera e vlerësuar në rrugë e 35 tonëve kokainë ishte disa miliardë euro.

Gjatë bastisjeve të policisë, të paktën shtatë të dyshuar u arrestuan në disa shtete federale, duke përfshirë Hamburgun, Berlinin, Bavarinë dhe Saksoninë e Ulët.

Tri portet më të mëdha në Evropë – Roterdami, Antverpen dhe Hamburgu – përdoren shpesh nga kartelet për kontrabandë të drogës nga Amerika e Jugut.

Në vitin 2021, zyrtarët doganorë në Hamburg sekuestruan 16 ton kokainë, me një vlerë rruge prej afro 3.5 miliardë euro. Ishte kapja më e madhe e vetme e kokainës deri më tani në Gjermani. /AA

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s po qëndron në Kosovë me ftesë të komandantit të FSK-së

Publikuar

nga

Me ftesë të veçantë të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Kosovë po qëndron komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Stephen Osborn.

Ai është i shoqëruar nga rreshter majori komandues i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Matthew Strasser dhe delegacioni përcjellës, të cilët janë mysafirë të KOMFSK-së në kuadër të aktiviteteve të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Gjatë vizitës, Jashari priti në takim Osbornin ku e falënderoi për vizitën e delegacionit të tij dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Tutje, gjeneralët u pajtuan për zbatimin e planit të përbashkët të bashkëpunimit 2025-2026 mes GK Iowa dhe FSK-së.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Një vit nga kidnapimi i tre policëve, Musliu: Askush nuk u mbajt përgjegjës, Serbia të qëndrojë matanë kufirit

Publikuar

nga

Sot kur janë bërë një vit nga kidnapimi i tre policëve brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe, drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se ende askush nuk është mbajtur përgjegjës për këtë.

“Me 14 qershor te vitit të kaluar, Serbia kidnapoi brenda territorit të Republikës së Kosovës tre policë kufitarë! Ende askush në Serbi nuk u bë përgjegjës për këtë akt agresioni! As shteti i Serbisë nuk u mbajt përgjegjës nga bashkësia ndërkombëtare! Ndërkohë, në komunat veriore agresioni i Serbisë u rrit secilën herë e më shumë – deri më 24 shtator, kur një agresion me terroristë vranë një polic të Kosovës. As për këtë ende nuk ka asnjë aktakuzë nga drejtësia e as përgjegjësi nga Serbia”, ka shkruar ai.

E sot, më 14 qershor 2024, shkruan ai, gjërat kanë ndryshuar dukshëm për të mirë, në kuptimin e sigurisë, në veri të vendit.

P.sh. njëmijë qytetarë serbë të veriut të Republikës së Kosovës kanë aplikuar për t’i marrë patenë-shoferët e Kosovës. Aktivitete të lira kulturore e sportive mbahen atje! Edhe në Liqenin e Ujmanit, ku e kishte villën kryeterroristi Radojçiq (e cila u konfiskua). Nevojitet që serbët të relaksohen dhe politikat e integrimit të tyre duhet të avancohen. Kosova është shtet i tyre, ashtu siç është shtet edhe i yni! E Serbia duhet të rrijë matanë kufirit!!!”, përfundon Musliu.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara