Lajmet

BE do të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën në përgjigje të sulmeve raketore ruse

Published

on

BE-ja i shprehu ngushëllimet e saj Ukrainës në lidhje me tragjedinë në Poltava, ku më shumë se 50 njerëz vdiqën dhe qindra u plagosën si pasojë e një sulmi raketor rus, dhe njoftoi synimin e saj për të rritur dhënien e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Deklarata e zëdhënësit të BE-së është publikuar në faqen e Shërbimit Diplomatik të Bashkimit Evropian, transmeton Ukrinform.

“Është një tjetër gjakderdhje e synuar që dëshmon vendosmërinë e Rusisë për të vazhduar luftën e saj brutale kundër Ukrainës dhe popullit të saj, duke u përpjekur të shkaktojë humbjen më të madhe të mundshme të jetëve dhe të shkaktojë shkatërrime në shkallë të gjerë. Ne ndajmë dhimbjen e familjeve të viktimave dhe qëndrojmë pranë popullit ukrainas”, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi i BE-së vuri në dukje se gjatë dy viteve e gjysmë të fundit, Rusia ka terrorizuar vazhdimisht popullsinë e Ukrainës duke zhvilluar luftën e saj të paligjshme të agresionit, me sulme pa dallim me raketa dhe dron në të gjithë territorin e Ukrainës, duke synuar në mënyrë frikacake kryesisht objektivat civile.

“Kjo vetëm nënvizon nevojën që Ukraina, në përputhje me të drejtën e saj legjitime për vetëmbrojtje sipas Kartës së OKB-së, të jetë në gjendje të shmangë efektivisht sulme të tilla të tmerrshme të nisura nga platformat ushtarake në Rusi dhe të shtyjë agresorin prapa. Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të rritur shpërndarjen e mbështetjes ushtarake, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe municionin, këto dërgesa forcojnë vetëmbrojtje të Ukrainës, shpëtojnë jetë të pafajshmëve dhe ulin nivelin e shkatërrimit në Ukrainë”, tha zëdhënësi i BE-së.

Siç raportoi Ukrinform, më 3 shtator, rusët goditën një institucion arsimor dhe një spital në Poltava me dy raketa balistike. Si rezultat i sulmit, 51 persona vdiqën dhe më shumë se 200 u plagosën.

Lajmet

Kosova dhe Gjermania zhvillojnë konsultime për bashkëpunimin zhvillimor, fokus te ekonomia, energjia dhe qeverisja

Published

on

Kosova dhe Gjermania kanë zhvilluar konsultimet zyrtare për Bashkëpunimin Zhvillimor, gjatë periudhës 26–30 tetor, me fokus në tri fusha kryesore: zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, energjinë dhe klimën, si dhe qeverisjen e mirë.

Sipas njoftimit të Ambasadës Gjermane në Kosovë, delegacioni gjerman u kryesua nga Dr. Micong Klimes, përfaqësuese e Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Në delegacion morën pjesë edhe Daniel Alker, shef i Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane, Markus Delfs, drejtor i GIZ-it në Kosovë, Moritz Remé, shef i zyrës së KfW-së, si dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve.

Gjatë vizitës, delegacioni zhvilloi takime me ministritë partnere, ku u diskutua për bashkëpunimin aktual, prioritetet e ardhshme dhe angazhimet e planifikuara ndërmjet dy vendeve.

Dr. Klimes mori pjesë gjithashtu në Forumin e 3-të Ekonomik Kosovaro-Gjerman, ku ishte pjesë e një paneli diskutimi për diasporën e bizneseve kosovare në Gjermani, potencialin e saj për të nxitur investimet dhe forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.

Ambasada Gjermane bëri të ditur se vizita shërbeu edhe për prezantimin e rezultateve konkrete të bashkëpunimit në disa sektorë.

Në fushën e zhvillimit të aftësive profesionale, përmes Fondit Rajonal të Sfidave janë ndarë 2.1 milionë euro për pesë projekte të aftësimit profesional në sektorë si teknologjia e informacionit dhe komunikimit, siguria kibernetike dhe përpunimi i ushqimit.

Ndërkaq, në fushën e punësimit dhe ndërmarrësisë, 99 pjesëmarrës janë trajnuar në agrobiznes dhe energji solare, ndërsa pesë prej tyre kanë përfituar grante për zhvillimin e ideve të tyre të biznesit.

Bashkëpunimi përfshin edhe efiçiencën e energjisë, përmes mbështetjes për forcimin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe zgjerimin e investimeve në efiçiencën energjetike dhe energjinë e pastër.

Një tjetër fushë është menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave, ku po mbështeten pesë komuna të rajonit të Dukagjinit për zhvillimin e një sistemi të integruar të menaxhimit të mbeturinave.

Ambasada Gjermane e cilësoi këtë si një partneritet të fuqishëm, që synon përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve dhe avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, duke rikonfirmuar përkushtimin e Gjermanisë për vazhdimin e bashkëpunimit me vendin.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksion i madh policor në Prishtinë, përfshihen edhe autoritetet ndërkombëtare

Published

on

Forca të shumta policore janë angazhuar në një aksion në Prishtinë, në një objekt afarist ku operojnë qendra të thirrjeve (Call Center).

Sipas raportimeve, aksioni po zhvillohet në objektin afarist, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë pjesëtarë të shumtë të Policisë.

Për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Arbnora Luta.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me operacionin, personat e përfshirë apo veprimet konkrete të institucioneve të rendit.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shkrimtarë dhe gazetarë shqiptaro-amerikanë vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në Washington

Published

on

Një grup shkrimtarësh, gazetarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë në Washington, në kuadër të një turi kulturor dhe historik për t’u njohur nga afër me një prej institucioneve më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vizita u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e drejtuar nga presidenti Adi Memeti.

Për këtë përvojë ka shkruar shkrimtarja dhe gazetarja Keze Kozeta Zylo, në një artikull të publikuar më 1 nëntor në gazetën Illyria, ku ka ndarë përshtypjet nga vizita dhe rëndësinë historike të ambienteve të rezidencës presidenciale.

Gjatë turit, pjesëmarrësit vizituan disa prej ambienteve më të njohura të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Dhomën e Gjelbër, Dhomën e Kuqe dhe Dhomën e Kaltër. Ata panë gjithashtu Sallën e Ngrënies Shtetërore, e cila përdoret për darka zyrtare dhe pritjen e personaliteteve të huaja.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin Mhill Vela, ish-president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, profesori Bexhet Asani, sekretar i shoqatës, si dhe gazetarët Ibadete dhe Shkumbin Tetaj.

Pjesë e grupit ishin edhe gazetarët e Zërit të Amerikës, Laura Kondi dhe Shaqir Salihu, gazetarja Eva Dori, shkrimtaret Merita Bajraktari dhe Luz Thaqi, si dhe Vilma Tafaj.

Në aktivitet mori pjesë edhe Qemal Zylo, themelues dhe drejtor i televizionit Alba Life dhe i shkollave shqipe në New York, së bashku me përfaqësues të tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Organizatorët e kanë konceptuar këtë aktivitet si vizitë kulturore dhe historike. Nuk është raportuar për ndonjë takim me presidentin amerikan Donald Trump apo me përfaqësues të administratës së tij.

Vizita përbën një mundësi për pjesëmarrësit që të njihen më nga afër me historinë presidenciale amerikane, ndërsa aktivitetet e tilla dëshmojnë angazhimin e organizatave shqiptaro-amerikane në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar në diasporë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arratiset nga duart e policisë një shtetas i Shqipërisë në Fushë-Kosovë

Published

on

Një burrë me shtetësi të Shqipërisë është shpallur në kërkim policor pasi është arratisur derisa ishte i privuar nga liria në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”, ndërsa hetimet për lokacionin e tij dhe rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara