Lajmet

BE dhe SHBA bisedojnë për bashkëpunim

Do të flitet edhe për mosmarrëveshjet e mëdha me Kinën dhe vende të tjera.

Published

on

Këshilli i Tregtisë dhe Teknologjisë (TTC), të cilin Komisioni i BE-së dhe qeveria amerikane e themeluan pas takimit të tyre në Bruksel në qershor, do të takohet për herë të parë në nivelin drejtuesish të mërkurën (29.09). Dy zonat më të mëdha ekonomike të qeverisura në mënyrë demokratike në botë duan të punojnë së bashku për të vendosur standarde të përbashkëta, për të forcuar inovacionet, investimet dhe tregtinë. Vitin e kaluar vëllimi tregtar mes tyre ka qenë 556 miliardë euro ose 42 përqind e tregtisë botërore.

Takimi TTC ishte shumë afër shtyrjes, pas tendosjeve të fundit mes Francës dhe SHBA, për shkak të një projekti të armatimeve me nëndetëse me Australinë. Por presidenti amerikan Biden dhe ai francez Macron kanë arritur të ulin tensionet dhe të rivendosin mirëbesimin, të paktën për aq sa takimi të mos shtyhet.

Problemet që ka shkaktuar Trumpi

US-Präsident Donald Trump

Për dy komisionerët e BE, Margarethe Vestager (Departamenti i Digjitalizimit në Evropë) dhe Valdis Dombrovskis (Departamenti i Ekonomisë), bisedimet janë shumë të rëndësishme. “Ne kemi vlera të përbashkëta demokratike dhe duam t’i përkthejmë ato në masa konkrete në të dy anët e Atlantikut”, deklaroi Margrethe Vestager në qershor. Krahasuar me vitet shkatërruese në kohën e presidentit Trump, ky është një hap i madh përpara. Trump kishte ndërprerë negociatat zyrtare midis BE-së dhe SHBA-së për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të tregtisë së lirë dhe investimeve (TTIP), ndonëse negociatat kanë zgjatur me vite.

Marrëveshja e tregtisë së lirë

Komisioneri i BE, Valdis Dombrovski

Diplomatët e BE-së që përgatitën raundin e ri të bisedimeve thonë se këtu nuk bëhet fjalë për vazhdimin e negociatave TTIP – me mënyra të tjera. Qëllimi nuk është arritja e një marrëveshje formale. Por me siguri që do të flitet për konfliktet tregtare për çelikun, aluminin, taksat dhe tarifat ndëshkuese që janë futur në kohën e Trumpit. Ata megjithatë nuk besojnë se problemi do të zgjidhet me një takim, thotë eksperti i tregtisë, Peter Chase nga një think tank gjerman në Bruksel.

“Problemi i vërtetë është se të dyja palët nuk kanë vizion se çfarë duhet të bëjnë. Ndaj do të synohet që të arrihet diçka më pak se TTIP.” Qëllimi i raundit të parë të bisedimeve, ku do të takohen dhjetë grupe pune dhe do të flasin për temat si inteligjenca artificiale, zinxhirët e prodhimit digjital, furnizimi me lëndë të parë etj. do të jetë një udhërrëfyes konkret se çfarë standardesh duhet të arrihen.

Demokratët duhet të bashkëpunojnë

Zerrissene EU Fahne vor USA Fahne Handelsstreit zwischen USA und EU *** Ripped EU flag in front of

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken vendosi synime ambicioze për takimin e Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë. Ai synon gjithashtu forcimin e demokracive perëndimore. Blinken në korrik u bëri thirrje demokracive të mbrojnë pozicionet drejtuese në inovacionet digjitale dhe vendosjen e standardeve për rregullimin e inteligjencës artificiale, për të garuar dhe konkurruar sa më fuqishëm në internet. Kina dhe Rusia, nga ana tjetër, do të përdorin teknologji të reja për sulmet e hakerëve dhe për mbikqyrjen masive.

Margarethe Vestager

Problemet me lëndë të parë

Në disa sektorë, si në prodhimin e përçuesve elektrikë, ka probleme serioze me furnizimin. Këto lëndë tani importohen prej Azisë në 80 – 90 % të rasteve. Për momentin ka ngushtica të mëdha në treg, ndërkohë që probleme ka edhe me furnizimin e prodhuesve të automjeteve me lëndë të para. Kjo do të jetë një temë tjetër që do të trajtohen në konsultimet mes SHBA dhe BE, sepse ato duan të jenë konkurruese në tregun botëror.

BE dhe SHBA duan të bien dakord mbi rregullat e përbashkëta për investimet e rëndësishme strategjike në Kinë dhe në tregjet e tjera. Edhe testet e përbashkëta të pajisjeve të mundshme të armatimit dhe kontrollet e eksportit për teknologji të ndjeshme të lartë do të diskutohen. Për më tepër, grupet e punës merren me kontrollin dhe me taksat për kompanitë e mëdha në internet, furnizimin e qëndrueshëm me energji dhe teknologjitë përkatëse për klimën.

“Nëse SHBA dhe Evropa në të vërtetë përdorin këshillin e ri për të krijuar lidhjen midis sigurisë kombëtare dhe fuqisë ekonomike, atëherë mund të ketë edhe diçka të rëndësishme. Por për këtë do të duhet kohë”, thotë Peter Chase nga instituti gjerman Marshall. Takimi do të mbahet në Pitsburg, që dikur ishte një qendër e industrisë së rëndë për teknologji të reja dhe ekonomi digjitale.DW

Continue Reading

Vendi

UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij

Published

on

By

UBT ka lansuar zyrtarisht konceptin më të ri inovativ në fushën e arsimit, Global Virtual Campus, një platformë që synon të transformojë mënyrën se si ofrohet edukimi në nivel global, përmes partneritetit strategjik me EON Reality.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky model është një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së arsimit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.

Në këtë kontekst, Global Virtual Campus është një koncept dhe model i ri, modeli i së ardhmes, që mundëson ofrimin e të njëjtës përmbajtje dhe të njëjtës cilësi kudo në botë, me të njëjtin potencial dhe përvojë, pa humbur kohë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë. Pra, kjo qasje e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë, kudo dhe në çdo kohë, është thelbi i Global Virtual Campus, të cilin po e ofrojmë përmes partneritetit tonë me EON”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi deklaroi se UBT ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsimin e lartë, duke u renditur ndër institucionet më të vlerësuara globalisht në fusha kyçe si inovacioni, qëndrueshmëria, ndërmarrësia dhe shkenca.

Ai nënvizoi se institucioni njihet për standarde të larta cilësie dhe është i akredituar nga mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë British Accreditation Council, si dhe gëzon një validim të fortë në raport me sistemin amerikan të arsimit.

“Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontaktit njerëzor dhe bashkëpunimit fizik, por në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që ofron inteligjenca artificiale për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar qasjen në arsim”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi është integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara të vizualizimit në procesin mësimor. Sipas Hajrizi, përvoja e gjatë e partneritetit me platforma inovative si EON ka mundësuar ndërtimin e një sistemi që garanton cilësi të lartë të mësimdhënies, pavarësisht vendndodhjes së studentëve.

Global Virtual Campus synon të ofrojë përmbajtje dhe standard të njëjtë edukimi kudo në botë, duke eliminuar barrierat gjeografike dhe kohore, dhe duke hapur një epokë të re të arsimit global.

Video e plotë

Continue Reading

Lajmet

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Lajmet

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Të kërkuara