Sport

Bayerni pranë emërimit të trajnerit të ri

“Sky Sports” bënë të ditur se klubi bavarez po shqyrton mundësinë që të ndryshojë trajnerin pas 3 humbjeve në vetëm 7 ditë.

Published

on

Bayern Munchen po monitoron situatën e Ole Gunnar Solskjaer si zgjedhje afatshkurtër për pankinën. Norvegjezi është i lirë që pasi u shkarkua nga “Djajtë e Kuq” në nëntor të 2021 dhe është gati për një projekt të ri.

“Sky Sports” bënë të ditur se klubi bavarez po shqyrton mundësinë që të ndryshojë trajnerin pas 3 humbjeve në vetëm 7 ditë.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë 8 pikë më pak se Bayer Leverkuseni kryesues dhe fitimi i Bundesligës për herë të 12-të radhazi duket një mision i largët.

Thomas Tuchel u emërua në muajin mars të vitit të kaluar tek Bayerni, kur zëvendësoi Julian Nagelsmann. Ky i fundit u shkarkua pas problemeve të brendshme me klubin,

Kujtojmë se Ole Gunnar Solskjaer e udhëhoqi Manchester United nga viti 2018 deri në vitin 2021, ku u rendit një herë në vendin e dytë në Premier League dhe preku finalen e Europa League në 2021./UBTNews/

Lajmet

​Real Madridi bojkoton sërish galanë e Topit të Artë

Published

on

Real Madridi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë 2025”, e cila zhvillohet sonte në Teatrin Chatalet të Parisit.

Vendimi vjen si pasojë e qëndrimit të prerë të presidentit Florentino Perez, i cili ka ndërhyrë personalisht për të refuzuar çdo prani të klubit në këtë ngjarje.

Sipas “The Athletic”, ky bojkot është i dyti radhazi nga ana e madrilenëve.

Vitin e kaluar, Perez vendosi të mos marrë pjesë pasi mësoi paraprakisht se Vinicius Jr. nuk do ta fitonte çmimin kryesor, i cili në vend të tij iu dha Rodrit. Edhe këtë herë, pavarësisht nominimeve të shumta, Real Madridi nuk do të ketë përfaqësim zyrtar në gala.

Perez dyshon se vendimi i vitit të kaluar ishte i ndikuar nga qëndrimi i UEFA-s, për shkak të mbështetjes së Real Madridit ndaj projektit të Superligës Evropiane.

Si pasojë, sezonin e kaluar klubi nuk pranoi as çmimet e Trajnerit të Vitit dhe Klubit të Vitit.

Edhe pse disa zëra brenda klubit shprehin zhgënjim për këtë qëndrim të ashpër, Perez mbetet i vendosur. Kështu, në Paris nuk do të jenë të pranishëm as përfaqësues të klubit, as lojtarët e nominuar: Vinicius Jr., Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe për “Topin e Artë”, Thibaut Courtois për trofeun Yachine dhe Dean Huijsen për trofeun Kopa.

Ceremonia e “Topit të Artë 2025” nis sonte në orën 20:00 në kryeqytetin francez./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Sonte mbahet ceremonia për fituesin e Topit të Artë 2025

Published

on

Në Paris sonte do të zbulohet fituesi i Topit të Artë 2025 në një ceremoni prestigjioze e cila do të zhvillohet në “Théâtre du Châtelet” duke nisur nga ora 20:00.

Emri i triumfuesit mbetet ende i fshehtë dhe njihet vetëm nga një person, kryeredaktori i “France Football”, Vincent Garcia.

Pas rregullit të ri të vendosur që nga viti i kaluar, nuk ka më paralajmërime paraprake për fituesin.

Në garë janë 30 kandidatë, por dy emra shihen si favoritët kryesorë: Ousmane Dembélé i PSG-së dhe Lamine Yamal i Barcelonës.

Francezi, i cili sezonin e kaluar fitoi tripletën me klubin parisien, konsiderohet me një epërsi të vogël, megjithatë shumë besojnë se adoleshenti i talentuar Yamal mund të marrë trofeun falë paraqitjeve të jashtëzakonshme me katalanasit dhe kombëtaren spanjolle.

Këtë vit çmimi bazohet në performancën përgjatë një sezoni të plotë dhe jo më në vitin kalendarik, duke vënë në plan të parë kontributin individual, talentin dhe sportivitetin.

Ceremoninë e kësaj mbrëmjeje do ta udhëheqë Ronaldinho, i cili gjithashtu do të ketë nderin t’ia dorëzojë trofeun fituesit.

Krahas Topit të Artë, do të ndahen edhe çmimet për portierin më të mirë, golashënuesin më të mirë dhe futbollistin më të mirë të ri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Shpati Zekaj i sjellë medalje elitare Kosovës në xhudo

Published

on

Sportisti kosovar Shpati Zekaj ka arritur një tjetër sukses të madh për sportin dhe shtetin e Kosovës në sportin e xhudos. Zekaj erdhi pasi ishte stolisur me medalje të bronztë në Kupën Evropiane për Seniorë që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Në ndeshjen vendimtare për medalje, Zekaj arriti të mposhtë me Waza-ari garuesin italian Enrico Bergamelli, duke siguruar kështu një podium të merituar.

Ky rezultat përbën një arritje të rëndësishme për xhudon kosovare, e cila vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Derbi Arsenal–Manchester City mbyllet pa fitues

Published

on

Derbi i madh anglez mes Arsenalit dhe Manchester Cityt është mbyllur me barazim 1-1 në “Emirates Stadium”.

Skuadra mysafire kaloi në epërsi herët në ndeshje, kur Erling Haaland realizoi në minutën e 9-të.

Mirëpo, londinezët nuk u dorëzuan dhe arritën të shpëtojnë një pikë falë golit të Gabriel Martinellit në minutën e 93-të, duke ngritur në këmbë tifozët vendas.

Kjo përballje i takonte xhiros së pestë të Premierligës.

Pas këtij barazimi, Arsenali ka grumbulluar 10 pikë dhe renditet në vendin e dytë në tabelë, ndërsa Manchester City me shtatë pikë pozicionohet në vendin e nëntë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara