Sport

Bayerni pendohet për Alaban

Rummenigge: Largimi i tij s’është kompensuar.

Published

on

Tek Bayerni i Mynihut duket se janë penduar që lejuan largimin e David Alabas drejt Realit të Madridit.

Ish-shefi ekzekutiv i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, shpreh keqardhjen që mbrojtësi austriak vendosi t’i japë lamtumirën klubit të jetës së tij, duke lënë një boshllëk në skuadrën e Julian Nagelsmannit.

“Mungon organizatori i mbrojtjes. Fatkeqësisht, ai është transferuar te Reali i Madrid. David Alaba ka qenë gjithmonë një njeri shumë i rëndësishëm për Bayernin, pasi ishte organizatori i mbrojtjes. Ai ishte gjithashtu një njeri i rëndësishëm për dhomën e zhveshjes. Mendoj se mungesa e Davidit ndihet në këtë mbrojtje. Në thelb, mendoj se të gjithë janë dakord që ky largim nuk duhej të ndodhte. Të mos harrojmë që djali u rrit te Bayerni, luajti për 13 vjet dhe gjithmonë ka qenë një lojtar i rëndësishëm, pjesë e ADN-së së skuadrës sonë.”

Rummenigge, duke iu kthyer bisedimeve për rinovimin e kontratës me 28-vjeçarin, deklaroi:

“Fatkeqësisht, gjithçka u bllokua në një moment. Ose për arsye ekonomike, ose për shkak të atmosferës. Është e vështirë të vlerësohet tani, por dimë ai tani nuk është më aty, për fat të keq. Mendoj se ky largim nuk është kompensuar plotësisht. Bëmë gjithçka që ai të qëndronte, fatkeqësisht, bisedimet ngecën diku. Dhe ai arriti në përfundimin se donte të largohej nga klubi sepse pa dyshim kishte një ofertë shumë interesante nga Reali i Madridi.”TCH

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara