Sport

Bayerni e pranon haptazi, përkrah Izraelin

Published

on

Kampioni gjerman, Bayern Munich ka lëshuar një komunikatë zyrtare, sa i përket postit të Noussair Mazraoui, i cili kishte qëndrim pro Palestinës në konfliktin me Izraelin.

Bayerni ka pasur një bisedë të detajuar dhe qartësuar me Noussair Mazraoui këtë javë.

Qëllimi i kësaj bisede ishte postimi i Mazraouit në Instagram në lidhje me terrorin ndaj Izraelit para dy javësh, i cili çoi në acarim dhe kritika.

“Noussair Mazraoui na ka siguruar në mënyrë të besueshme se, si një person paqedashës, ai refuzon me vendosmëri terrorin dhe luftën. Ai pendohet nëse postimet e tij kanë shkaktuar acarim”, thotë Jan-Christian Dreesen, shefi ekzekutiv i Bayernit.

Më tej, në komunikatën e Bayernit, ky i fundit pranoi haptazi se përkrah Izraelin në konfliktin me Palestinën.

“FC Bayern dhe Noussair Mazraoui kundërshtojnë me vendosmëri transferimin e konfliktit të Lindjes së Mesme dhe dhunën e tij në Gjermani, e cila është e angazhuar për paqen. Urrejtja dhe dhuna e çfarëdo lloji nuk kanë vend në kulturën politike të Gjermanisë. FC Bayern qëndron në anën e komunitetit hebre në Gjermani dhe në anën e Izraelit; asgjë nuk justifikon vrasjen e fëmijëve dhe familjeve. FC Bayern është i bindur se futbolli duhet të zhvillojë fuqinë e tij të balancimit midis kulturave të ndryshme, veçanërisht në momentet më të vështira. Noussair Mazraoui do të mbetet në skuadrën e FC Bayern, por aktualisht është jashtë për shkak të një dëmtimi që ka pësuar gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare me kombëtaren marokene”, shkruhej në komunikatën e Bayernit.

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara