Sport

Batatina: Emërimi i Glihas gabim total nga FFK-ja, po të insistoja mund të bëhesha unë

Sipas tij, Ghilla është përgjëgjës për mos sukseset e Kosovës në ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Published

on

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka kundërshtuar ashpër vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës që në krye të kombëtares të emërohet trajneri Primozh Ghilla.

Ai ka thënë se ky është një gabim i radhës nga FFK pasi slloveni nuk i ka dhënë asgjë kombëtares sa ishte ndihmës i Alain Giresses.

Batatina ka shtuar se Ghilla është përgjëgjës për mos sukseset e Kosovës në ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

“Unë mendoj që ky është një prej gabimeve të radhës që e bënë Federata e Futbollit të Kosovës. Pa marr parasysh ku do të vinte në krye të kombëtares, në momentin kur vazhdon atë avazin e kohës së kaluar kur trajneri i parë shkarkohet dhe ndihmësi i tij bëhet selektor, kur ndihmësi i parë e ka një përgjegjësi për suksesin dhe mos-suksesin, të paktën ka qenë pjesë e atij stafi dhe nuk ka pasur sukses dhe nuk e di çfarë filozofie më ndryshe mund të sjellë ai te skuadra. Kështu që mendoj ky është gabimi i radhës që është bërë, shpresoj që te ketë fat”, tha Batatina.

Ditë më parë, Batatina kishte shprehur gatishmëri për t’u bërë trajner i Kosovës, gjë për të cilën thotë se po të donte dhe po të insistonte më shumë, edhe do të mund të bëhej.

“Unë mendoj që është dashur të vendoset një trajner vendor, nuk është Batatina apo dikush tjetër. Nuk e ka pasur ashtu me çdo kush të jem trajner se po ta kisha fokusin ndoshta edhe mund të isha, nuk kam dashur as të bëjë presione të vazhdueshme apo diç tjetër. Si do që të jetë, mendoj që është gabim total vendosja e tij, është dashur të vendoset një prej shqiptarëve shef i shtabit teknik, është dashur një trajner vendor, e jo ky, nuk ka cilësi, nuk ka kualitet për te qenë aty, por shpresoj që ndeshjet e mbertura t’i përfundojmë, ta mbyll këtë cikël dhe mendoj se në ciklin e radhës në Kampionatin Evropian apo Botëror që do të mbahet të jetë një trajner i ri, me një vizion të ri i cili do ta arrin objektivin që e ka kombëtarja jonë”, tha Batatina.

Ndihmës të Glihas do të jenë dyshja e njohur nga Kosova, Afrim Tovërlani, i cili është trajneri i ekipit të Kosovës U-21 dhe Arbnor Morina.

Continue Reading

Sport

FFK miratohet nga UEFA për dhënien e licencës Fitness B për trajnerët

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka marrë konfirmimin zyrtar nga UEFA për pranim në Konventën e Trajnerëve në nivelin shtesë të diplomës Fitness B, pas përfundimit me sukses të kursit të parë për UEFA Fitness nga Departamenti i Edukimit në FFK.

Në shkresën e UEFA-s, e nënshkruar nga Shefi i Zhvillimit të Trajnerëve në UEFA, Kris Van Der Haegen, konfirmohet se raporti pozitiv i vlerësimit për kursin inaugurues për Fitness është shqyrtuar dhe miratuar nga paneli përkatës, duke i hapur rrugë FFK-së për anëtarësim në këtë nivel të ri të Konventës.

Me këtë vendim, FFK tashmë ka të drejtë të organizojë dhe të lëshojë diploma dhe licenca UEFA Fitness B për kandidatët që përmbushin kriteret dhe përfundojnë me sukses programin përkatës, në përputhje me standardet dhe rregulloret e UEFA-s.

Ky hap përfaqëson një avancim të rëndësishëm në edukimin e trajnerëve në Kosovë dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e përgatitjes fizike.

Departamenti i Edukimit në FFK do të vazhdojë të ofrojë programe cilësore dhe të harmonizuara plotësisht me standardet evropiane, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit në vend.

Pranimi në nivelin UEFA Fitness B dëshmon punën serioze dhe të qëndrueshme të FFK-së në ndërtimin e një strukture moderne të edukimit të trajnerëve dhe profesionalizimin e sportit në Kosovë.

Continue Reading

Sport

Kosova përballet me Portugalinë në UEFA Femra U17

Published

on

By

Sot zhvillohet një përballje e rëndësishme për Përfaqësuesen e vajzave të Kosovës U17 në kuadër të Kampionatit Evropian për Femra U17 të UEFA-s.

Përfaqësuesja e vajzave e Kosovës do të përballet me Përfaqësuesen e vajzave të Portugalisë U17 nga ora 17:00 në stadiumin Qyteti i Futbollit në Oeiras.

Ky takim është një mundësi për vajzat kosovare të tregojnë talentin e tyre dhe të konkurrojnë në arenën ndërkombëtare, duke kërkuar një rezultat pozitiv ndaj një prej skuadrave më të forta të grupit. Fansat e futbollit të vajzave presin një përballje emocionuese dhe të mbushur me momente spektakolare.

Continue Reading

Sport

Xhaka rikthehet dhe udhëheq Sunderlandin drejt objektivit të sezonit

Published

on

By

Sunderland A.F.C. ka arritur objektivin kryesor për këtë edicion në Premier League, duke siguruar 40 pikë pas fitores 1:0 në udhëtim ndaj Leeds United F.C..

Grumbullimi i 40 pikëve ishte synimi i vendosur në fillim të sezonit, shifër që zakonisht konsiderohet e mjaftueshme për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit anglez. Pas 29 xhirove, Sunderland pozicionohet i qëndrueshëm në mesin e tabelës.

Kapiteni i skuadrës, Granit Xhaka, u aktivizua nga minuta e 56-të, duke u rikthyer gradualisht pas një lëndimi që e la jashtë për pesë ndeshje. Pas përfundimit të takimit, Xhaka u shpreh për TNT Sports.

“Synimi ynë ishte 40 pikë. Tani që e kemi arritur, duam më shumë sepse uria është e madhe. Duhet të qëndrojmë modestë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një.”

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e skuadrës si kolektiv, duke veçuar kontributin e Luke O’Nein dhe karakterin e treguar nga të gjithë lojtarët, pavarësisht mungesave të rëndësishme në ekip.

Paraqitja e Sunderlandit u vlerësua edhe nga mediumi prestigjioz BBC, i cili theksoi ndikimin e menjëhershëm të Xhakës në lojë. Sipas BBC-së, skuadra u përmirësua dukshëm pas hyrjes së mesfushorit, duke e cilësuar atë si transferimin me ndikimin më të madh këtë sezon falë përvojës dhe lidershipit të tij.

Deri në përfundim të sezonit në Premier League kanë mbetur edhe nëntë xhiro, ndërsa Sunderland synon të vazhdojë formën pozitive dhe të ngjitet edhe më lart në renditje.

Continue Reading

Sport

Merr fund aventura e Barcelonës në Copa del Rey

Published

on

By

FC Barcelona është eliminuar nga Copa del Rey, pavarësisht fitores 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales.

Skuadra katalanase zhvilloi një paraqitje të fuqishme dhe arriti të shënojë tre gola, por kjo nuk mjaftoi për të përmbysur humbjen 0-4 nga ndeshja e kaluar. Barcelona kishte nevojë për të paktën pesë gola për të siguruar kualifikimin, por rrugëtimi i saj në kupë u mbyll këtu.

Golat për Barcelonën u realizuan nga Bernal në minutën e 29-të dhe 72-të, ndërsa Raphinha shënoi në minutën e 45+5, duke ndezur shpresat e tifozëve për një rikthim spektakolar. Megjithatë, diferenca e ndeshjes së parë rezultoi vendimtare.

Përkundër përpjekjes dhe dominimit në këtë përballje, Barcelona i jep fund aventurës në Copa del Rey, ndërsa Atletico Madrid siguron finalen falë epërsisë së krijuar në takimin e parë.

Continue Reading

Të kërkuara