Kronika e zezë

​Bastisje në disa lokacione nga aksioni i Prokurorisë dhe Policisë në Prishtinë

Published

on

Një aksion për bastisje është duke u realizuar në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë dhe policinë. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se po kryhen bastisje në disa lokacione, nën dyshimin për mashtrime.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, si dhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është duke realizuar një aksion, me ç’rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria ka shtuar se për zhvillimet rreth këtij aksioni do të ketë njoftim me kohë.

Aktualitet

​Tentim vjedhje në Lushnjë, prangosen 2 vëllezër

Published

on

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona në Lushnjë, gjatë tentativës për vjedhje në një kompani ndërtimi.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmë, gjatë patrullimit në territor, në lagjen “18 Tetori”, kanë konstatuar dy shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje.

Policia ka arrestuar me këtë rast vëllezërit G. C., 54-vjeç dhe J. C., 40-vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Kaçanik: Arrestohet i dënuari me 8 muaj burgim për armëmbajtje pa leje

Published

on

Në fshatin Bob të Kaçanikut, mbrëmë rreth orës 22:15, policia ka arrestuar një person të kërkuar 24-vjeçar, me inicialet K.Ç pasi i njëjti ishte i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, ai ishte i dënuar me tetë muaj burim efektiv për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës “.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Continue Reading

Aktualitet

Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

Published

on

Ka ndërruar jetë drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Kamenicës, Greta Kryeziu i cila ka qenë duke u ballafaquar me një sëmundje të rëndë kohët e fundit.

Lajmin e hidhur  e kanë konfirmuar vetë familjarët e Kryeziut me mëngjes.

Për faktin që ajo ishte duke u përballur me këtë sëmundje të rëndë, fondi humanitar ishte i hapur edhe për dërgim jashtë vendit.

Continue Reading

Aktualitet

Gjendet një person i vdekur në një restorant në Malishevë

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në një restorant në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës Vlera Krasniqi, e cila tha se aktualisht jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

“Rreth orës 14:10, është gjetur pa shenja jete një person mashkull i moshës madhore në një restorant në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Krasniqi.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko ligjor.

 

Continue Reading

Të kërkuara