Teknologji

Bashkimi Evropian rregulla për heqjen e përmbajtjeve terroriste

Published

on

Rregullorja e re prek përmbajtje si tekst, imazhe, regjistrime, video, transmetime live të cilat nxisin, mbështetin dhe kontribuojnë në veprime të dhunshme terroriste.

Parlamenti Evropian ka aprovuar rregullat të cilat ju kërkojnë platformave online të rrëzojnë përmbajtjet terroriste brenda një ore nga raportimi në vendet e Bashkimit Evropian.

Ligji i ri hyn në fuqi 20 ditë pasi është publikuar në fletoren zyrtare dhe do të aplikohet 12 muaj më pas. Janë vendet anëtare ato të cilat vendosin masën e penaliteti por maksimumi mund të jetë 4% të të ardhurave globale vjetore të kompanive.

Rregullorja e re prek përmbajtje si tekst, imazhe, regjistrime, video, transmetime live të cilat nxisin, mbështetin dhe kontribuojnë në veprime të dhunshme terroriste.

Por rregullat nuk detyrojnë platformat të monitorojnë apo filtrojnë përmbajtjet. Ende duhet të marrin masa të parandalojnë përhapjen e këtij materiale pasi autoritetet ta kenë raportuar.

Kompanive do ju kërkohet të shpjegojnë veprimet që kanë ndërmarrë për të rrëzuar përmbajtje të tilla në raporte vjetor transparence. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

Microsoft prezanton bibliotekën e re të unifikuar të video-lojërave në aplikacionin Xbox për PC

Published

on

Microsoft ka përditësuar aplikacionin Xbox për Windows, duke prezantuar një bibliotekë të përbashkët ku shfaqen të gjitha lojërat e instaluara në kompjuter, pavarësisht nëse vijnë nga Steam, Battle.net apo dyqane të tjera për PC.

Kjo e kthen aplikacionin Xbox në një lëshues qendror për lojërat tuaja.

Funksioni është testuar prej muajsh me Xbox Insider-at, por tani është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. Ai është menduar për përvojën e re në ekran të plotë të Xbox-it, veçanërisht në pajisjet portative si Asus ROG Ally, por përfaqëson hapin e radhës në përpjekjet e Microsoft për ta kthyer aplikacionin Xbox në “shtëpinë e lojërave për PC”.

“Kur instaloni një lojë nga një dyqan i mbështetur, shfaqet automatikisht në seksionin My Library brenda aplikacionit Xbox, dhe në listën Most Recent, që të mund t’i riktheheni menjëherë lojërave tuaja të preferuara,” tha Jason Beaumont, nënkryetar për përvojën në Xbox.

Përveç bibliotekës, aplikacioni merr edhe seksionin e ri My Apps, ku lojtarët mund të instalojnë e hapin aplikacione të palëve të treta si shfletues, mjete ndihmëse për lojëra apo dyqane konkurrente. Edhe kjo veçori është menduar për pajisjet dore, duke u dhënë përdoruesve mundësinë të menaxhojnë dhe nisin lojëra nga platforma të ndryshme.

Më vonë, Microsoft do të shtojë në aplikacion edhe lojërat e disponueshme në cloud dhe historikun e lojërave, i cili sinkronizohet në konzolë, kompjuter dhe pajisje portative. Ky funksion tashmë ka nisur të shpërndahet në konzolat Xbox muajin e kaluar.

“Pasi veçoria të jetë e aktivizuar, kërkoni seksionin Jump back in në faqen kryesore të konzolës, kompjuterit ose pajisjes suaj dore, për të parë lojërat e fundit të luajtura dhe për të vazhduar aty ku e keni lënë,” shtoi Beaumont. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Turqia lanson modelin e ri të veturës elektrike Togg

Published

on

Modeli i ri T10F nga makina elektrike e prodhuar në Turqi, Togg, ka dalë në shitje.

Modeli, tani i disponueshëm në nëntë opsione ngjyrash, duke përfshirë Mardin dhe Urla, është i disponueshëm që tani.

T10F do të jetë i disponueshëm në tre versione të ndryshme teknike dhe dy karakteristika të ndryshme të pajisjeve, RWD standard (tërheqje në rrotat e pasme), RWD afatgjatë (tërheqje në rrotat e pasme) dhe me motor të dyfishtë.

Duke prodhuar 160 kW/218 kuaj fuqi dhe 350 Nm çift rrotullues, T10F RWD (tërheqje në rrotat e pasme) do të ketë një rreze përshkueshmërie prej 350+ dhe 600 kilometrash, përkatësisht, me dy opsione të ndryshme baterie.

Versioni me dy motorë AWD (me tërheqje në të gjitha rrotat) i automjetit, i cili prodhon 700 Nm çift rrotullues, synon të ofrojë një autonomi deri në 530 kilometra.

Modeli me autonomi standarde ka një kapacitet baterie prej 52.4 kWh, ndërsa modeli me autonomi të gjatë do ta ketë këtë kapacitet të rritur në 88.5 kWh. /A.Z/

Continue Reading

Teknologji

Musk shton 2 milionë aksione të reja në portofolin e Teslës

Published

on

Elon Musk ka forcuar pozitat si aksioneri kryesor i Teslës, duke blerë mbi 2 milionë aksione të reja në një lëvizje të rëndësishme financiare. Sipas dokumenteve të publikuara nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë (SEC), transaksionet janë kryer më 12 shtator përmes Elon Musk Revocable Trust, me çmime që varionin nga 371 deri në 396 dollarë për aksion.

Ky hap i ri i Musk vjen në një periudhë ku aksionet e saj kanë njohur rritje të ndjeshme. Të premten, u mbyllën në 396 dollarë, duke shënuar rritje javore prej 7.3%, ndërsa para hapjes së tregut arritën deri në 414 dollarë, një rritje prej 4.6%. Ky moment tregon besimin e Musk në fuqinë afatgjatë të Teslës dhe potencialin e saj për të zgjeruar dominimin në tregun e automjeteve elektrike.

Presidentja e kompanisë, Robyn Denholm, ka theksuar se Musk është rikthyer në “fokusin e kompanisë” pas largimit nga pozita e CEO-së së DOGE vitin e kaluar, duke nënkuptuar një përqendrim më të madh te Tesla në një moment kritik për industrinë.

Pas blerjeve të fundit, Musk zotëron mbi 413 milionë aksione të Teslës, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe indirekte, duke forcuar kontrollin mbi kompaninë. Ky veprim përkon me pritshmëritë që Tesla të shënojë një rritje të dërgesave të automjeteve në tremujorin e tretë të vitit, që lidhet me rritjen e kërkesës globale për makina elektrike, sidomos pas skadimit të disa kredive tatimore që kishin ndikuar në treg.

Në të njëjtën kohë, Tesla po përgatitet për vendimin e madh nga aksionerët në nëntor, ku do hidhet në votim një plan ambicioz kompensimi për drejtuesit e saj. Ky plan pritet të jetë një nga temat më të nxehta, pasi mund të përcaktojë drejtimin e ardhshëm strategjik të kompanisë, duke përfshirë inovacionet në teknologjinë e baterive, prodhimin global dhe futjen e modeleve të reja në treg.

Ekspertët e tregut financiar shohin blerjet e fundit të Musk si një sinjal të qartë të besimit të tij afatgjatë në Tesla, në një kohë kur gara për dominimin e automjeteve elektrike po bëhet gjithnjë e më e fortë me rivalë si BYD, Rivian dhe Lucid Motors.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

BMW sjell një version të përditësuar të logos ikonike

Published

on

BMW ka bërë disa ndryshime të vogla, por domethënëse, në logon e saj të njohur.

Ato u prezantuan për herë të parë në Panairin e Automobilave në Mynih, gjatë prezantimit të crossover-it elektrik iX3, model që pasqyron edhe drejtimin e ri të dizajnit të linjës Neue Klasse.

Ndryshimet janë të lehta për t’u vënë re: unaza e brendshme që më parë ndante rrethin e zi me mbishkrimin BMW nga fushat bardh e blu në formën e helikës, tashmë është hequr. Po ashtu, mungon edhe unaza blu që përdorej për të dalluar modelet elektrike, siç ishte rasti me iX1.

Gjithashtu, shkronjat janë më të holla, sfondi i zi ka marrë një pamje mat, ndërsa e gjithë logoja duket më e sheshtë dhe moderne.

Kjo nuk është hera e parë që BMW eksperimenton me logon e saj.

Para pesë vitesh, kompania prezantoi një variant të thjeshtuar, por ai u përdor vetëm për materiale marketingu.

 

Continue Reading

Të kërkuara