Lajmet

Bashkimi Evropian kërkesë Serbisë: Duhet të përshtateni me politikën e jashtme të BE

Published

on

Bashkimi Evropian ka theksuar kërkesën ndaj Serbisë, si vend kandidat për anëtarësim, që të përshtatë qëndrimin e saj në politikën e jashtme me politikën e BE-së dhe të shmangë veprime që janë në kundërshtim me këto qëndrime. Kjo kërkesë fokusohet kryesisht te qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë, një vend që BE-ja ka vënë sanksione për shkak të luftës në Ukrainë, ndërkohë që Serbia vazhdon të ruajë raporte të ngushta me Rusinë.

Diplomatët e BE-së kanë theksuar se Serbia duhet të përmbushë angazhimet e saj për t’u përshtatur me politikën e jashtme të BE-së si prioritet, duke përfshirë shmangien e veprimeve që bien në kundërshtim me këto politika. Kjo kërkesë është bërë edhe më e fortë pas vizitës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në Moskë, ku ai u takua me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Sipas një zëdhënësi të BE-së, ndërkohë që BE-ja po përgatit një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, Serbia, si një vend kandidat për anëtarësim, pritet të mos ndërmarrë hapa kundër kësaj politike. Po ashtu, diplomatët e BE-së kanë ngritur shqetësimin se marrëdhëniet e ngushta të Serbisë me Rusinë, përveç çështjeve të sundimit të ligjit dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, po pengojnë hapjen e disa kapitujve të rinj në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE, edhe pse vendi ka përmbushur kushtet teknike për këtë./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara