Lajmet

​Bashkimi Demokratik në pushtet i Kroacisë fiton zgjedhjet e përgjithshme

Parlamenti kombëtar do të përfshijë gjithashtu tetë deputetë nga partitë e pakicave dhe tre nga diaspora kroate.

Published

on

Partia e djathtë qendrore e Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) fitoi zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura të mërkurën, njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (DIP) të enjten herët.

Pas 95.54% të votave të numëruara, HDZ fitoi 60 ulëse për parlamentin kombëtar nga 151 ulëse, më pak se 64 ulëse që kishte më parë.

Koalicioni opozitar i kryesuar nga Social Demokratët (SDP) fitoi 42 ulëse, ndërsa Lëvizja e djathtë për Atdheun doli e treta me 14 ulëse.

Parlamenti kombëtar do të përfshijë gjithashtu tetë deputetë nga partitë e pakicave dhe tre nga diaspora kroate.

“E rëndësishme është që HDZ të fitojë bindshëm zgjedhjet parlamentare për të tretën herë radhazi. Ne do të fillojmë të formojmë një shumicë të re parlamentare që nga orët e mëngjesit për të formuar qeverinë për të tretën herë”, tha kryetari dhe kryeministri i HDZ-së, Andrej Plenkoviç.

Pritet të krijohet një qeveri koalicioni pasi asnjë parti politike apo aleancë nuk mund të marrë e vetme shumicën e kërkuar.

Kroacia, anëtarja më e re e BE-së, mban zgjedhje të përgjithshme çdo katër vjet.

HDZ fitoi gjithashtu zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2016 dhe 2020.

Votuesit në Kroaci hodhën votat e tyre të mërkurën për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamentit të saj prej 151 ulësesh nga 2,302 kandidatë, me 42% prej tyre gra./AA/

Lajmet

​Arrestohet një person në Zveçan, për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Zveçan për armëmbajtje pa leje. Sipas raportit të policisë, të dyshuarit gjatë kontrollit iu është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit, një karikator me pesë fishekë dhe një thikë.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, tek i njëjti gjatë kontrollit të tij, i është gjetur dhe konfiskuar; një armë e zjarrit, një karikatorë me pesë fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Lajçak: Fokusi këtë javë, takimi i parë i Komisionit të përbashkët për të zhdukurit

Published

on

By

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se fokusi i kësaj jave në Bruksel do të jetë te takimi i parë i Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur.

Për nevojën e avancimit në dialog, Lajçak shkroi se ka diskutuar me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara.

Misioni im i parë i vitit më çoi në Shtetet e Bashkuara. Në Uashington D.C., u angazhova në diskutime të hollësishme me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Sasha Kasanof. Së bashku, ne u thelluam në sfidat dhe mundësitë gjeopolitike me të cilat përballet rajoni, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe nevojën për të avancuar në Dialogun e Normalizimit”, shkroi Lajçak.

Ai tha se e ka informuar edhe zëvendës sekretarin e Shtetit, Richard Verma, përpara vizitës së këtij të fundit në rajon.

Përsëri në Bruksel, fokusi i kësaj jave do të jetë tek Personat e Zhdukur me takimin e parë të Komisionit të Përbashkët”, tha Lajçak.

Continue Reading

Lajmet

Moti i keq në Shqipëri, pezullohet mësimi në dhjetëra shkolla

Published

on

By

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq në orët e fundit, ndërkohë në dhjetëra shkolla është pezulluar përkohësisht mësimi, transmeton Anadolu.

Reshjet e dëborës dhe shiut kanë përfshirë disa zona të Shqipërisë, ndërkohë sipas autoriteteve nga reshjet e borës janë bllokuar edhe disa akse rrugore.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë ka konfirmuar se mësimi është pezulluar në 77 shkolla në disa zona për shkak të kushteve të rënduara të motit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit informon se, për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve te autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore, më datë 13 janar 2025, pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor“, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës dhe zona të tjera.

Në njoftim thuhet se procesi mësimor në këto shkolla pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do zëvendësohet në javët në vijim.

Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq“, thuhet në njoftim.

Sipas informacioneve nga Instituti i Gjeoshkencave të Shqipërisë (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë (SHMU) reshjet e dëborës pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme në zonat veriore, verilindore, qendrore dhe juglindore të vendit.

Continue Reading

Lajmet

​KQZ sot mban mbledhje, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga ora 15:00 do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje në rend dite janë 6 pika.

Në mesin e pikave është Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional të Sigurisë, për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të datës 09 shkurt 2025.

Poashtu do të shqyrtohet: Rekomandimi për akreditimin e vëzhguesve të subjektit politik të certifikuar PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVES – PDK_Grupi I, rekomandimi për akreditimin e vëzhguesve të subjektit politik të certifikuar LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVES – LDK_Grupi I, rekomandimi për akreditimin e vëzhguesve të subjektit politik të certifikuar Koalicija Vakat Grupi I dhe rekomandimi për akreditimin e vëzhguesve të subjektit politik të certifikuar NOVA DEMOKRATSKA STRANKA_Grupi I.

Në këtë mbledhje do të bëhet miratimi i ekipeve të autorizuara për tërheqjen e dërgesave postare jashtë Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara