Lajmet nga UBT

Bashkëpunimi i ri për studentët e Ndërtimtarisë – UBT nënshkruan marrëveshje me Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë

Published

on

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT dhe Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, i cili hap një kapitull të ri për bashkëpunimin akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve. Memorandumi synon të forcojë lidhjet ndërinstitucionale dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e projekteve inovative, si dhe përmirësimin e kurrikulave edukative.

Në kuadër të këtij memorandumi, palët janë dakorduar për një bashkëpunim të ngushtë në disa aspekte kyçe të zhvillimit akademik dhe profesional, me një fokus të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe implementimin e mundësive praktike për studentët e UBT-së. Kjo marrëveshje mbështet zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve shkencore, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të stafit të Ndërmarrjes Publike Banesore.

Pikat kryesore të Memorandumit përfshijnë shkëmbimin e përvojave dhe praktikave profesionale për studentët e UBT-së në NPB. Praktikat do të realizohen në përputhje me planin mësimor dhe kërkesat e programeve të lëndëve përkatëse. Po ashtu, UBT do të ofrojë mundësi trajnimi për stafin e NPB-së, duke ndihmuar në avancimin e aftësive profesionale të tij.

Memorandumi parashikon zhvillimin e projekteve kërkimore të përbashkëta, ku të dyja palët do të kontribuojnë për avancimin e dijes dhe teknologjive të reja në fushat e infrastrukturës dhe ndërtimit. Nëse është e nevojshme, palët mund të arrijnë një marrëveshje shtesë për testimin e materialeve në laboratorët përkatës. UBT do të ofrojë mundësi trajnimesh dhe zhvillimi për stafin e NPB-së, me qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve. Këto trajnime do të zhvillohen në përputhje me një politikë të përbashkët, të miratuar paraprakisht nga të dy institucionet.

Pikë tjetër ishte edhe përfshirja e institucioneve për të ofruar hapësira dhe pajisje të nevojshme për realizimin e qëllimeve të përfshira në këtë memorandum, duke siguruar kushte optimale për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta.

Në përmbyllje të këtij eventi, Visar Krelani, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, së bashku me Arton Berishën, kryeshefin e NPB dhe Erand Tahirin, udhëheqësin e Divizionit për Infrastrukturë në NPB dhe ish-student të UBT-së, shprehën angazhimin e tyre të plotë për zhvillimin e këtij bashkëpunimi. Ata u shprehën të gatshëm të vazhdojnë përpjekjet e tyre për ta çuar përpara këtë marrëveshje dhe për të kontribuar në avancimin e industrive të ndërtimit dhe infrastrukturës në Kosovë.

Dekani i Fakultetit, Visar Krelani, duke theksuar intensitetin e bashkëpunimit midis UBT-së dhe NPB-së, theksoi rëndësinë e ofrimit të mundësive për praktika për studentët, përveç punës teorike. Profesori tha se, është thelbësore që studentët të përfitojnë nga praktika në mënyrë që të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale. Krelani nënvizoi se shumë institucione të Kosovës udhëhiqen nga profesorë dhe ish-studentë të UBT-së, të cilët kanë dëshmuar sukses dhe profesionalizëm në fusha të ndryshme.

“Ky bashkëpunim është një shembull i qartë se si partneritetet mes akademisë dhe industrisë mund të transformojnë përvojën e studentëve dhe të sjellin vlera konkrete për shoqërinë”, theksoi Prof. Dr. Visar Krelani gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

“Ju përgëzoj për arritjet e jashtëzakonshme dhe për imazhin e fortë që keni ndërtuar si një institucion kredibil. Pas diskutimeve të zhvilluara, jemi të gatshëm dhe entuziastë për të vijuar bashkëpunimin tonë. Ne jemi të hapur dhe të angazhuar, sepse si ndërmarrje kemi nisur të zhvillohemi jashtë modelit tradicional, duke u zgjeruar dhe duke u bërë partnerë kryesorë me institucionet më të rëndësishme në Kosovë. Ky është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt një të ardhmeje më të ndritur”, u shpreh kryeshefi i NPB-së Arton Berisha.

Profesorët Hazir Çadraku, Hysen Ahmeti, Edon Maliqi dhe Blerta Retkoceri theksuan rëndësinë e implementimit të praktikës për studentët dhe shprehën mbështetje të plotë për realizimin e këtij bashkëpunimi, duke e konsideruar atë si një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e aftësive praktike dhe profesionale të studentëve. Profesori Çadraku theksoi se beson në koordinimin e çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve të studentëve, sepse përkushtimi ndaj studentëve bën që të mbarten detyra dhe përgjegjësi me profesionalizëm./UBTNews/

 

 

 

 

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi takon studenten e UBT-së, Era Deva, gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut

Published

on

By

Në kuadër të qëndrimit në Korenë e Jugut, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka takuar studenten e UBT-së, Era Deva, e cila po përfundon studimet master në Menaxhimin e Sportit në Seul.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi u interesua për ecurinë e studimeve të saj, përvojën akademike dhe jetën studentore në Korenë e Jugut, duke vlerësuar rëndësinë e përvojave ndërkombëtare në avancimin akademik dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar mbi përvojën e Erës në një mjedis të avancuar akademik dhe mundësitë që studimet jashtë vendit ofrojnë për zgjerimin e njohurive, zhvillimin e kompetencave profesionale dhe krijimin e perspektivave të reja për karrierën e saj.

UBT i kushton rëndësi të veçantë ndërkombëtarizimit të arsimit dhe krijimit të mundësive që studentët të përfitojnë nga përvojat akademike ndërkombëtare, të shkëmbejnë njohuri dhe të zhvillohen në fusha të ndryshme profesionale. Përmes këtyre mundësive, UBT synon të mbështesë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke nxitur mobilitetin ndërkombëtar dhe lidhjen me përvojat dhe praktikat bashkëkohore në nivel global.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi prezanton vizionin e UBT-së për qytetet e së ardhmes përmes modelit UBT 5S në Smart Life Week 2026

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në Seul të Koresë së Jugut, në kuadër të panairit ndërkombëtar Smart Life Week 2026, ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedime me pjesëmarrës dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme, me të cilët ka shkëmbyer ide dhe perspektiva mbi zhvillimin e qyteteve inteligjente, robotikën, inovacionin dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë këtyre takimeve dhe shkëmbimeve, rektori Hajrizi ka ndarë vizionin dhe përvojën e UBT-së në zhvillimin e qyteteve inteligjente, duke vënë në pah modelin UBT 5S – Small Scale Smart Self-Sustained System, të zhvilluar prej tij dhe të zbatuar fizikisht përmes UBT Smart City.

Modeli UBT 5S përfaqëson një qasje konkrete ndaj zhvillimit të sistemeve inteligjente dhe të qëndrueshme, ku teknologjia, inovacioni, edukimi dhe kërkimi shkencor ndërthuren për të krijuar zgjidhje të aplikueshme në jetën e përditshme. Përmes UBT Smart City, ky vizion merr formë fizike, duke ofruar një mjedis real ku konceptet e qytetit inteligjent zbatohen në praktikë dhe shërbejnë si bazë për zhvillimin e modeleve të reja të jetesës.

UBT Smart City paraqet një model inovativ që synon të tregojë se si teknologjia dhe zgjidhjet inteligjente mund të integrohen në një ekosistem të përbashkët, me fokus në mirëqenien e njeriut, përdorimin efikas të burimeve, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shërbimeve moderne. Në këtë kuptim, modeli UBT 5S po konceptohet si një model i ri i jetesës për të ardhmen, ku qyteti nuk shihet vetëm si hapësirë fizike, por si një sistem i integruar që lidh njeriun, dijen, teknologjinë dhe mjedisin.

Gjatë panairit, rektori Hajrizi është ftuar nga bashkëbisedues të ndryshëm për vizita dhe prezantime të modelit të zhvilluar prej tij. Deri më tani, ky model është prezantuar në më shumë se 100 ngjarje të ndryshme akademike dhe profesionale në mbarë botën.

Përveç shkëmbimit të përvojave dhe ideve, takimet e zhvilluara gjatë panairit kanë shërbyer edhe si mundësi për diskutime formale mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e ekspertizës dhe identifikimin e fushave me interes të përbashkët. Këto kontakte krijojnë bazë për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushat e teknologjisë, inovacionit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qyteteve inteligjente.

Për UBT-në, modeli UBT 5S dhe zbatimi i tij fizik në UBT Smart City dëshmojnë orientimin e institucionit drejt inovacionit të aplikuar, duke e lidhur vizionin akademik me zgjidhje konkrete dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunime të reja që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve dhe modeleve të jetesës së së ardhmes.

 

Continue Reading

Vendi

UBT dhe “Sun Moon University” në Korenë e Jugut diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit akademik

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, takoi në Seul të Koresë së Jugut përfaqësuesit e Sun Moon University, z. Yun Kyungnam, Senior Manager në Zyrën për Çështje Ndërkombëtare, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe Prof. Emmanuel Adu.

Gjatë takimit, palët shkëmbyen informacione dhe diskutuan potencialin për bashkëpunim të mëtejshëm, duke u pajtuar për të vazhduar komunikimin dhe për të shqyrtuar mundësitë konkrete për shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, realizimin e studimeve të përbashkëta dhe zhvillimin e iniciativave të tjera me interes të përbashkët.

Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi të reja për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Koresë së Jugut.

Continue Reading

Të kërkuara