Lajmet

Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Maqedoni e Veriut, këto janë sfidat dhe këmbimet tregtare

Published

on

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë rritur qarkullimin tregtar në pesë vitet e fundit, kryesisht niveli i importit të mallrave nga Maqedonia në vendin tonë. Megjithatë, ka ende sfida me të cilat përballen bizneset e Kosovës nga ana pala zyrtare në Doganën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna ka thënë për se Maqedonia Veriore është vendi i dytë për eksport dhe import të mallrave. Rafuna ka theksuar se përveç këmbimeve tregtare, për Kosovën është me rëndësi të ketë edhe marrëdhënie të mira edhe në aspektin e investimeve të përbashkëta.

Mirëpo, Rafuna ka përmendur edhe sfidat me të cilat përballen bizneset nga pala zyrtare e Maqedonisë së Veriut.

“Maqedonia e Veriut është në vendin i dytë gjatë vitit të kaluar për import dhe eksport. Për ne është me rëndësi të kemi marrëdhënie të mira edhe për investime mes dy vendeve, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Megjithatë kemi edhe sfida për të eksportuar mallra në Maqedoni Veriore me kontrollet e gjata nga ana e doganës së tyre. Kërkesat për testim në laboratorë zgjasin me javë, që ngritë shpenzimet e prodhuesve të Kosovës për të eksportuar në Maqedoni. Andaj, duhet të kemi më pak procedura burokratike dhe më pak ‘letra’ për të bërë tregti dhe bashkë investime, që është në interes të dy anëve të biznesit”, thekson Rafuna.

Gjatë vitit 2023 shkëmbimet tregtare në mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore kanë arritur rreth 430 milionë euro. Kompanitë e Kosovës eksportuan mallra dhe shërbime në ketë shtet mbi 120.5 milionë euro kurse Kosova ka importuar nga Maqedonia rreth 309 milionë euro.

Gjatë vitit 2022, sipas Doganës së Kosovës, Kosova ka eksportuar mallra në Maqedoninë e Veriut 117 milionë euro, ndërsa ka importuar 281.2 milionë euro. Ndërsa, gjatë vitit 2019 këmbimet tregtare ishin 284 milionë euro. Eksporti nga Kosova në Maqedoni të Veriut më 2019 ishte 44 milionë euro, ndërsa importi nga ky shtet ishte 240 milionë euro.

Në mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për marrëdhëniet siç tha ai të mira në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të cilat sipas tij reflektohen në rritjen “e vazhdueshme të tregtisë”. Kjo sipas tij ka arritur në 432 milionë euro në vitin 2023.

Shefi i ekzekutivit e ka quajtur këtë rritje të “jashtëzakonshme prej 52 për qind, krahasuar me vitin 2019”.

Kurti ka thënë se ka pasur rritje të eksportit nga Kosova në MV – nga 48 milionë euro në vitin 2019 në 121 milionë në vitin 2023.

Ndërsa, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës ka njoftuar se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve do të jetë mbi gjysmë miliard euro.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut në një ceremoni dje në Prishtinë kanë nënshkruar një protokoll për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e qytetarëve në dy pika kufitare, por edhe memorandumin e mirëkuptimit për energjinë dhe memorandumin për arsim.

Fillimisht ministri i Punëve të brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski nënshkruan protokollin për zbatimin e marrëveshjes për kalimin e pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë dhe Jazhincë-Glloboqicë.

Më pas është nënshkruar memorandum i mirëkuptimit në mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe burimeve minerale të Maqedonisë së Veriut në sektorin e energjisë.

Po ashtu, është nënshkruar edhe memorandumi i mirëkuptimit në mes Ministrisë së Arsimit, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave të Maqedonisë së Veriut, që është i fokusuar në aftësimin profesional.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara