Kronikë e zezë

Bashkëjetoi me një të mitur, shoqërohet në polici një person nga Lipjani

Published

on

Policia e Kosovës njofton se është shoqëruar në stacionin policor një person nga Lipjani, i cili bashkëjetoi me një të mitur.

“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar për kryerje të veprës së lartëcekur. Në lidhje me rastin është kontaktuar edhe prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./UBTNews

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje, trupi i së cilës është gjetur pa shenja jete pasditën e së dielës në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 18:30. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse policore për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Rasti po trajtohet nga organet e rendit si “Hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

17 të lënduar nga protesta e mbrëmshme, 6 prej tyre policë

Published

on

By

Gjithsej 17 persona, prej të cilëve gjashtë zyrtarë policorë dhe 11 protestues, kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e përplasjeve gjatë protestës së të hënës mbrëma para Kuvendit të Kosovës. Nga Qendra Emergjente se të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, janë në gjendje plotësisht stabile dhe tashmë janë liruar për në shtëpi.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, bëri të ditur se tetë persona u trajtuan nga ekipi i Klinikës së Oftalmologjisë për shkak të ndikimit të gazit lotsjellës, ndërsa tre të tjerë morën kujdes për plagë prerëse. Ai konfirmoi se asnjë nga pacientët nuk ka pasur lëndime serioze apo me rrezik për jetën.

Situata në kryeqytet u tensionua gjatë orëve të mbrëmjes në rrugën “Agim Ramadani” dhe përreth Kuvendit, ku protestuesit kërkonin kalimin në lexim të dytë të Projektligjit për Dhomat e Specializuara. Për të vënë situatën nën kontroll dhe për të mundësuar daljen e deputetëve nga ndërtesa, Policia e Kosovës u detyrua të përdorte gaz lotsjellës dhe topin e ujit. Gjatë këtij përshkallëzimi u hodhën mjete piroteknike, u dogjën kontejnerë dhe u raportua për pengim apo sulme ndaj disave deputetëve, zyrtarëve dhe një gazetari, me ç’rast policia shoqëroi tre persona në stacion.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sekuestrohen narkotikë dhe pajisje për paketim në Suharekë, arrestohen dy persona

Published

on

By

Policia ka ndaluar një veturë në Suharekë, ku gjatë kontrollit janë gjetur substanca të dyshuara narkotike dhe pajisje që dyshohet se janë përdorur për përpunimin dhe paketimin e tyre.

Rasti është regjistruar më 3 tetor 2026. Në veturë ndodheshin tre persona të dyshuar.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 25.86 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe 0.83 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar dy peshore për matjen e substancave narkotike, një grinder për bluarjen e marihuanës, një brisk dhe 63 qese të vogla, të cilat dyshohet se shërbenin për paketimin e narkotikëve.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe tre telefona celularë dhe një shumë parash të gatshme.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i tretë është liruar dhe rasti ndaj tij do të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.

D.L

Continue Reading

Kronikë e zezë

Prishtinë: Një i dyshuar shoqërohet në Polici për ngacmim

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Prishtinë është raportuar një rast i veprës penale “Ngacmim”, ku i një i dyshuar burrë ka ngacmuar një viktimë grua.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara